Home

Lajme

Bekim Hamëz Jashari – UÇK-ja nga toka dhe NATO-ja nga qielli

No Comments Aktualitet Lajme

Sot, në 22 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, edhe një herë përsërisim falënderimet, mirënjohjet dhe respektin ndaj shteteve përbërëse të kësaj organizate, SHBA-të, e në veçanti ish-komandantin suprem të forcave të bashkuara të NATO-s për Evropë, Wesley Clark.
Intervenimi i NATO-s në Kosovë pas masakrës së Reçakut dhe gjenocidit që shteti serb po zhvillonte në Kosovë ishte sinjal i qartë që sundimit gjenocidal të Serbisë në Kosovë po i vie fundi.
Gjatë 78 ditëve të fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, shteti serb kryente krime të mëdha, duke u nisur nga masakrat mbi civilët si:
Masakra e Izbicës, Rezallës, Krushës së Madhe, Suharekës, Podujevës, Mejës, Qyshkut, Burgut të Dubravës etj.
UÇK-ja nga toka me luftën e drejtë dhe NATO nga qielli, ndalen gjenocidin serb dhe jetësuan ëndrrën shekullore për Liri e Pavarësi.
22 vite pas ushtria jonë, falë përkrahjes së SHBA-ve dhe shteteve mike ka arritur të rreshtohet krah forcave paqeruajtëse të botës duke treguar kështu profesionalizëm dhe gatishmëri për t’i kontribuar paqes në botë.
Rruga jonë vazhdon, një shtet të zhvilluar e integruar në mekanizmat ndërkombëtar ia kemi borxh heronjve e dëshmorëve të Lirisë, fëmijëve e gjeneratave që vijnë.
Lavdi dëshmorëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *