Home

Lajme

Gjyla Çeliku – T’mos ishte tradhëtia yte, sot BDI nuk do ishte në pushtet, por ti e ndihmon 20 vjet!

No Comments Lajme Opinion

Të vazhdosh të kritikosh BDI-në në media dhe të jesh në koalicion me BDI-në për një fije pushtet, këtë e dëgjova mbrëmë në një sekuencë interviste nga kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
Pasi nuk e do largohu nga pushteti dhe prishet qeveria, BDI-ja dhe pushteti.
E dini si i thonë kësaj pune, unë dua babën, por nuk dua nënën edhe pse është e martuar me babën edhe pse kurora ekziston dhe familja funksionon. Ti i do të dy, ndaj je aty!
Ata që kanë qëndrime nuk janë në pushtet, e lëshojnë qeverinë, por ama ikin edhe nga ti, pastaj fajin kërkoje te vetja dhe te askush tjetër…
E dhimbshmja është që të gjitha ju partitë shqiptare aty në pushtet jeni shkrirë në LSDM dhe sot shqiptarët janë më të diskriminuar se asnjëherë më parë.
S’na intereson neve sa e madhe është mes jush dashnia, por na intereson se kaq shumë shqiptarët i diskriminon qeveria.
Diskriminimi më i fundit:
Policëve që gjuajtën me gurët protestuesit u jepet vërejtje, ndërsa shqiptarëve që protestuan burg, si i thoni kësaj punë?
Populli është në humnerë pa shpëtim dhe ju akoma mundoheni t’i shpërlani trurin, kjo definohet me mjerim.
I kemi dëgjuar shpifjet e tua, por me vjen keq për ty që je vegël e BDI-së dhe që të përdorin ty për shpifje, ndërsa vetë shfaqen të pafajshëm duke u fshehur pas teje.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *