Home

Lajme

Genc Sejko – Çam jam!

No Comments Lajme Opinion

Shtëpinë dhe tokat m’i kanë marrë shumë kohë më parë. Ullinjtë e stërgjyshit tim i vjel sot tjetërkush.
Të parët nuk më lanë pasuri, por më kanë lënë amanet gjuhën dhe kombin, ndaj çdo ditë i lutem Zotit që të më mbajë në lartësinë e amanetit të tyre.
Kryeministri i vendit tim është përgjegjës për largimin e gjysmë milioni shqiptarësh.
Atëherë me ç’ moral futesh në listën e tij o çami im?!
Ti që e njeh shumë mirë dhimbjen e largimit.
Po ti që e ndihmon e mbledh vota për të?!
Kush nga të parët e tu ndihmoi dhe u bë palë me Napoleon Zervën?!
Atëherë pse e përdhos sakrificën dhe kujtimin e tyre?!
E në fund ti që e voton. Kaq shpejt i harrove vuajtjet e babait dhe të nënës sate?! Punët e rëndomta dhe shkollimin e mohuar. Harrove kur të thërrisnin ‘çam i pabesë’?!
E harrove përbuzjen?!
Çam jam!
Çdo ditë e lus Zotin që të mos më turpërojë; që kur të vdes dhe të takohem me të parët e mi, t’i shoh në sy e t’u them që e mbajta fjalën e dhënë, që e luftova të keqen, që qëndrova me më të dobëtin dhe se u lashë atyre pas meje të njëjtin amanet.
Askush nuk ka marrë nga kjo botë asgjë. Lum ai që kujtohet për mirë!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *