Home

Lajme

Petraq Pali – Keq, kur bie nga Fiku…

No Comments Argëtim Letersi

Kisha një shok nga fshati, që hera herës i binte puna me shërbim të vinte shpesh në qytet.
Sinqerisht më vinte keq për të dhe përpiqesha ta ndihmoja sa mundja se sa herë vinte, angazhohesha totalisht me orë të tëra ku ta sistemoja,se Ai rinte me ditë të tëra .
E hypja mbas motorit e s’linim hotel nga qëndra apo anës detit….ku te “akomodohej”!
Ishte si rregull ahere që merje shërbim kur qëndra Jote e banimit ishte me larg se 20 km nga qyteti,dhe në një 24 orësh merje një ditë shërbimi (Dietë) sa gjysma e pagës ditore plus më pas merje dëftesë nga hoteli dhe lekët e harxhuara të ktheheshin pas nga qëndra e llogarisë ku shërbeje.
Ishte viti i dytë që e bënte atë punë, dhe asnjëherë kur paraqitesh tek hoteli vetëm nuk “ngjiste fare me “hotelxhinjtë” .
Jo se ishte koronac po ata ishin “specialiste” dhe psikologë e njifnin klientit kush paguante (Ata me sherbim si kishin qejf fare) extra ose ryshfet, ata që ishin kothere u thoshte s’kemi vënde, vinin një shkresë tek sporteli e vinin e hiqnin sipas rastit, ama gjithmonë mbanin rezerva kjo ndodhte dhe tek agjenti, i agjensisë biletave nderurbane …s’ka bileta, mbaruan….mbaruan (Qëllimi ishte duhej ryshfeti)
Mos haroni dhe biletat e sportit…..që isha njëshi në miqësi të plotë me bileta shitësit…
Për fat të mire unë duke qënë një nga njerëzit më të përkushtuar të fshatit në atë qytet më duhesh domosdo miqësia me këta lloj “hotelxhinj” e “biletarë” që të ndihmoja këdo dhe kurdohere se nuk ishte një rast beheshin dhe dhjetë raste ne ditë…e unë lija punë e lumë e meresha me ta pa u mërzitur kurrë.
Kisha një kredi shoqërore sinqerisht të pa imagjinushme, ështe fakt, isha dhe tip i futur si njeri dhe përshtatesha miqësisë.
Isha i pasionuar të ndihmoja kedo fis a jo fis, shok apo jo shok mik apo jo mik kedo…., në spitale, nëpër zyra komitetesh, nëpër zyra sigurimesh shoqërore, pensionesh, nëpër gjyqe kudo ku kishin hall bashkëfshtarët
(Vec Policisë e sigurimit, kurrë kurrë dhe në asnjë rast, atje s’kisha si të kisha miqësira e ndërhyrje…..I shkruaj këto të vërteta vetëm se ndoshta do ti lexojnë “bijte e bijat e mosmirënjohësve” se ata të tjerët që janë mirënjohës detyrimisht janë të sojm e fisnikë plot sqimë dhe prindët Ju a kanë trasmetuar domosdo) Rrallë të ketë bashkëfshatar të mos e kem ndihmuar bile duke sakrifikuar “Kredon” Time dhe nëpër Autoritete zyra qeverish, Ambulanceae spitale e vërteta thuhet.
Gjithesi s’desha të dal nga Tema.
Shoku im që vinte shpesh në qytet me punë e me dieta ishte moshatar me mua, ai ishte furnitor i fshatit.
Djalë i zgjuar kishte mbaruar gjimnazin shkëlqyshëm po tip i rëndë, serioz pak kapadai, ishte shtalartë me një trup sportive detar profesinonist, kishte reputacion në fshat, edhe nga zyrtarët e fshatit ishte më i avancuari se kishte kontakte në qytet. Nuk ishte tipi im,”popullor”i jepte rendësi vetes, po unë isha ritur me të…
Unë isha mik e shok i afërt siç thashë.
Me thënë të drejtën në qytet e njofa me shumë miq të mitë,qofshin zyrtarë e nënëpunësa,por dhe njerez te thejshte se une perzihesha me cdo shtres shoqerie të cilët e respektonin u afruan dhe ata me të dhe hera herës “Furnitori”na binte dhe nga një shishe me raki e thanim fët e fët me shokët e përnatshëm nëpër “Sazan” a gjetkë lokale plot…shokë që ishin kulmi djemurisë qytetit,për mua ishin e ngelen Yje ata që jetojnë dhe të pa haruar ata që kanë ndëruar Jetë.
Hajde e eja hajde e eja fshat qytet qytet fshat po më mërzitesh dhe mua jo se më lodhi por cdo gjë e priste nga unë të merja autorizemt, apo të ndërhyja për çimento, dërasa, hekur, bitum, fucira, llamarina, bërsi, lopata ,kazma , cfurqe dreq e i bir e lloj lloj artikuj deri tek goxhdet e samaret e mushkave, ndërmarje më ndërmarjeve .. I them një ditë e di çfarë kam menduar, se dhe ai e kishte qejf humorin e batutat unë shquhesha për humor shaka e “ngacmime” nëpër dialogje e bizeta….Hë më thotë c’farë ke menduar… plot kuriozitet e kureshtje. ? _Jo bëra shaka s’kam asgjë…i them. _More që ke diçka dhe që do ma thuash nuk diskutohet… Haaa desha të ta them një mendim po u bëra pishman… _OOOO më mërzite, do ma thuash apo JO ? _Jo s’kam gjë bëra shaka. _Nesie mos ta zgjas, po e çmënda nja dy ditë, deri sa këmbëngulja dhe kurioziteti ose nepsi i Tij këmbëngulës bëri që u kultivua tek ai ndonjë muhabet me rëndësi.(Unë tallja B..) _PO i thashë një ditë. _Goxho…(pseudonimi) _E shikon që u merove lart e poshtë hajde e eja, kushedi sa vite do kesh këtë punë, beqar i stazhionuar je dhe ngele, pse nuk lidhesh me ndonjë vejushë, të të marë përsipër strehimin, mirëmbajtjen, larjen e shpërlarje,etj. shërbime që ti s ‘të pengon asgjë. Bën punën tënde hyn e del si në shtëpinë e saj. _Je në vete më thotë i befasuar ç’janë këto “befasira”e “marezira” mos të mërzita që më ndihmon dhe me jep “udhezime”. Këtu e dhjeve i thashë, kaqë naiv je sa të mendosh se mu rënde dhe u mërzita më vjen shumë keq…. _Gjithsesi është puna Jote. E lëmë këtë muhabet, bile të kërkoj ndjesë. _Jo Jo…..mos e mer kështu më tha. _E lamë i thashë. E tërbova iku erdhi dy tre here, se ngacmova më muhabetin, u spanua, plasi.
Do ma thuash më tha një ditë se më plase? Çfarë i them s’të kuptoj ?
Opo lerë se s’di ti, ja atë muhabetin? _O sa muhabet kemi bërë për se behet fjalë.? _OOO më çave kokën (Kofidenciale).Ja ta them unë atë të vejushës….! _Uaaaaa shiko shiko, unë e kisha haruar fare,sa I lexeçëm Je, të pelqen “nisma” Ime tani, oooo je kthyer ne “lekist” “intersaxhi”do ti biesh “qylit”. _Jepi udhë muhabetit më tha serioz. Çfarë,ja po të them gjëj ndonjë të ve, propozoi “ndreqe”muhabetin dhe jepi drejtim hyrë e del si në shtëpinë tënde.
Leri ato njef ti ndonjëëëëë? _Uaaaaaa mos do të ta sjell dhe në shtrat….hajde “fshtar” hajde…ri stazhionohu dhe ca, pastja vendos. E tërbova e lashë varur. Një ditë në një mëngjez të bukur pranveror e mar nga një hotel plazhi e hyp në motor e i them hajde se do të gjëjmë “nusen”! _Jo nuse “vejushë” me the…. _A dobiç i mutit e dashke të “gatshme”. _Gjithsesi ne njifnim ne spital një k/infermiere si unë dhe shokët e mi të punës (Se ne e kishim ngjitur spitalin me ndërmarjen dhe njifnim te gjithë punonjësit me emer e mbiemer, doktore, Farmacistë, infermjerë, rrobalarës, kalldaistë, elektricistë, roje, shofera ambulancash, etj, ishim me ta miq te mire, pinim kafe përditë tek klubi “Asllanit” ose i “Mjaftimes”po ne teritor te spitalit.. K/infermjerja një grua e bukur, e kolme e pashme, pinte me ne kafe gjithmonë e me shakara të pa imagjinushme për një zonjë, plot lezet e krypë na thoshte gjithë kjo shoqëri, gjithë këta burra ,inxhinjera andej nga Ju, e doktora këndej nga ne, nuk më gjetët një (kopan) apo një njeri për të qënë, të mos flë “vetëm se mbërdhi kam ftotë”, gjyna nuk u vjen, shakaxheshë e jashtëzakonëshme grua e emancipuar e bashkohore e përshtatshme. _E bukur jam, topçe jam,e larë jam,shtëpi kam vetëm jam, punë të mirë kam çfarë dreqin keni që nuk më ndihmoni, nuk Ju kërkoj flori (një “kopan” kërkoj, le të jetë dhe nga fshati) Një ditë e thira për kafe (pinim shpesh dhe tek e tek me te une si unë dhe shumë e shume të tjerë të njohur të saj, as donte tja dinte as nga “partia” as nga singjenia) Sa u fut në klub erdhi tek tavolinat në këmbë (treshe) ku isha unë dhe “kopani” Mua si e tërbuar më mer e më përqafon hë ore Inxhinjer* ku je tu bëftë Filloreti, na humbe u bëmë për të puthur. (*Inxhinjer…Kështu u thëriste dhe shofereve të Ujrave, ishte tip) i dha dorën dhe të pa njohurit e më pyeti duke më shkelur synë (më dha të kuptoj që është majë plaçke)
Ti biem shkurt,ke kohë që na ke çarë kokën më gjëni një njeri më gjeni një njeri…Ja ta solla dua tu prezantoj dhe ju po pëlqyet njëri tjetrin plikseni si dini vetë….
Po të doni po të mos e gjëni gjuhën gjithë kush në punë të vet…kaqë të thotë “Inxhinjeri”
I fiksoi sytë si drita e xixellonjës herë i hapte e here i mbyllte si tip isterike…kur I mbyllte kthente turinjtë nga unë kur I hapte kthente fasadën nga ai….!
Petrooooooo ! (Mu drejtua në emër)
Hë atë keqen Petrua çdo më thuash….
Ja ke thënë këtij mikut që unë kam rënë dy herë nga “Fiku”
_Të them të drejtën i kam thënë se ke rënë një here….
Po dhe ky ka rënë nga dardha kështu që jeni të përshtatshëm…
_S’ka rendësi sa here ka rënë rendësi ka që ka rënë i thashë plot seriozitet ?
U tu bëftë Fillua pse dhe ky dy herë ka rënë….të besoj ty Petro, për mua rëndësi ka që ka rënë dhe ne ja dimë hallin njëri tjetrit…(Goxxhua s’kishte renë asnjëherë e gënjeva)
Mos ta zgjas, e kuptova që u pëlqyen, miku im sfliste fare, sa Fillua e provokoi hë folë….o miku im thuaju se këta se dine rendësine e rënies….unë e ti e dime.. kur bie .
Lëre lëre, tha serjoz do tit hemi nga afër po pranove.
Ja ku është Petrua, unë nuk du akurrë të martohemi japashë hairin martesës, kam dy vajza ato mi mban mamaja jane të vogla njëra gjashtë e tjetra nëndë do jemi miq, unë kam shtëpi dhe jam për së mbari më duhet një njeri që të jetë I hairit, I pastër I larë…
Me pak fjal “Amshor” i thashë me shaka .
Iko dreq po për se do vijë të japë lajmet në radio ????
Epilog:
Misioni im kaqë ishte…kaloi muaji kaloi dy as njëherë nuk më takoi Goxhua, pyes Filloretën çdo ditë ka ardhur i them s’më ka takuar..?
Jam ne merak për Të ?
Ai nuk të heq nga goja i “mjeri”
Ka punë Ju befte Fillua gjithë natën bëhet telef e gjithë ditë bredh për furnizim…le qe me sjell nga ndonjëherë dhe shoferin e koperativës…e më thotë s’ka ku fle s’gjeti hotel…(?)
E fusim andej nga divanët e guzhinës gjyna…
Kështu vazhdoi historia e Goxhos….deri sa nga Furnitor e bënë kryetar Kooperative, u martua e bëri dhe fëmijë po dorë nuk hoqi nga K/infermjerja deri sa dolën në pension pse jo dhe me pas ,kështu është kur bie nga “gomari e kap leprin”.
pJp
Kohë Pandemie.
Mars 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *