Home

Lajme

Po sot eshte dhe ditelindja e aktorit Vangjel Toçe te cilit i urojme dhe sa me shume vite te tjere

No Comments Argëtim Histori

Po sot eshte dhe ditelindja e aktorit Vangjel Toçe te cilit i urojme dhe sa me shume vite te tjere. Vangjel Toçe (1953-).

Aktor. Lindi ne Tirane, me 25 mars. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, dega e drames, me 1976, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor, ku vazhdon edhe sot. Gjate karrieres se tij aktoriale ka misheruar mbi 40 role, me te shumtit ne lemin e humorit dhe te satires si dhe ata qe ravijezonin karaktere me fizionomi te qarte. Fillimisht u angazhua me interpretimin e personazheve qe shquheshin per nga mbartja dhe kahu dramatik e psikologjik i tyre, por me vone, ne menyre te natyrshme, ai kaloi drejt sendertimit te personazheve komike, ku edhe afirmoi cilesite e tij me te mira si aktor. Ne keto hulli realizoi shume figura interesante, me prerje origjinale, sin e shfaqjet Zbutja e kryeneces, Nata e dymbedhjete, Valsi i Titanikut, Tete persona plus, Dua burre, Gomone, Pleshti ne vesh etj. Ne komedine Inspektori (Revizori) e N. Gogolit interpretoi me hir dhe elegance rolin e Ivan Sheqpkinit, kurse me rolin e Ilia Vanja te Cehovit, gershetoi me mjeshteri planet e humorit me nje lirizem e poetike njerezore te dhimbshme, duke krijuar nje pike te forte emocionale me interpretimin ne kitare te nje kenge te trishte popullore ruse, sikunder i mesoi sarkazmes ne interpretimin e rolit te Heberlit te drama Franku V e F. Dyrrenmatit (2007). Ne kinematografi ka realizuar 8 role, por spikati qysh me rolin e tij te pare dhe kryesor, Migjenin, te filmi Nate pa drite (1981); po ashtu u dallua edhe me rolin e Klaudit te Muri i gjalle, e Qafokut te Binaret etj. V. Toce ben nje loje dinamike, shfrytezom me frytshmeri elementet e lehta te humorit, sikurse vihet re kjo te gjestet dhe plastike e zhdervjellte, te ritmi i gjalle, te begatia e intonacioneve dhe larmia e theksave, te kapercimet organike nga njera situate ne tjeteren, pershtatshmeria ndaj formave burleske etj.

Kinematografi

2009 — Kronikë provinciale.
2007 — Mao Ce Dun………..Tahiri
2004 — Nata pa hënë
1999 — Porta Eva……………Pirati
1992 — Pas fasadës………..Thimi

1991 — Unë e dua Erën……Miri
1989 — Muri i gjallë ……….Klaudi
1988 — Hetimi vazhdon…..Vangjushi
1987 — Binarët……………..Qafoku

1981 — Një natë pa dritë…..Migjeni
1978 — I treti (Film TV)…..Piro
1978 — Vajzat me kordele të kuqe….Aktori në rolin e z.Vog-t dhe të policit.

Teatër
“Revizori” i Gogolit………………………..Shefi i Postës
14/11/2009 — “Morsa” e Pirandelos…….Antonio
20/02/1999 — “Filumena Maturano” e Eduardo
de Filipos……Alfredo Amorozo

25/12/2008 — “Trojanët” e Vangelis Theodoropoulosit
07/03/2008 — “Xhaxha Vanja” e Çehovit
04/11/2007 — “Burri i gruas sime” e Miro Gavranit
02/11/2007 — “Franku i V-të” i Fridrih

Dyrrenmatit……………………………………..Heberlini
15/07/2007 — “Medea” e Euripidit…………………Tutori
14/05/2005 — “Si e mposhta Musolinin” e Haqif Mulliqit
11/10/2002 — “Stinë e mërzitshme në Olimp” e Ismail Kadaresë ( Nder i Kombit)
2002 — “Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri” e Dario Fosë….Mjeku

— /10/2001 — “Hamleti në katranin e poshtëm” e Çehovit
11/06/1998 — “Zbutja e Kryeneçes” e Shekspirit……Tranio
10/03/1998 — “Muzeu” e Kasëm Trebeshinës
— /– /1997 — “Quo vadis” i Serafin Fankut…………Qytetari

09/01/1998 — “Inspektori” i Mushateskut …. ….Kapiteni
04/04/1994 — “8 Persona Plus“ e Ferdinand Radit …Bojaxhiu
02/01/1992 — “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueiredo

BURIMI/AktoretShqiptare.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *