Home

Lajme

Skënder Karaçica – Në dritën e Seancës Statutore ndaj ish-eprorëve të UÇK-së në Hagë

No Comments Lajme Opinion

Matrialet hetuese prej 3.000 faqesh është më shumë se shqetësim për realitetit në Kosovë
Doktrina në dritën e artit luftarak është e njohur për segmentet të caktuara të shteteve dhe të popujve,që,nëpër vite e ngritur në shkallë të Konventës Ndërkombëtare e njohur të Vjenës.
Tash u bën 22 vjet nga lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi nga regjimi shekullor i Serbisë.Regjimi serb i pushtimit me dhunë të Kosovës dhe të nënshtrimit të shqiptarëve përmes këtij regjimi deri në shkallë të gjenocidit,tregon historinë para botës dhe BE-së se djelmenia e UÇK-së nuk e zgjodhën luftën dhe pretendimet e ,,krimeve kundër njerëzimit,,(sic!),por rrugën e luftës dhe të vdekjes për Kosovën ua imponoi regjimi fashist i regjimit të Slobodan Millosheviq në skenarët e tyre shfarosës të sajuara në Beograd.
Po sot,në Hagë në Seancën Statutore ndaj eprorëve të UÇK-së u dëgjua nga Prokuroria se për nisjen e gjykimit ndaj djelmenisë janë përgatitur në dritën e hetimeve dhe të dëshmitarëve të dalë nga errësira e nëntokës si lugatë,është për kohën një shqetësim i veçantë.
Matriale të hetimeve dhe ato historike për ngjarjet që kanë ndodhur nën regjimet e Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës,në logjistikën ushtarako-policore për shfarosjen dhe shpërnguljen në Turqi si ,,turq të mbetur nga perandoria Osamne,,(sic!),matrialet prej 3.000 faqesh është dashur të shkruhen për regjimet e Serbisë fashiste e jo për një grup eprorësh të UÇK-së dhe për luftën më pak se dy vjet për lirinë e Kosovës.
Në vendet prej nga vijnë prokuroret edhe aty ka pasur luftëra nëpër historinë e Evropës,por këto luftëra janë bërë në relacionet në mes ushtrive me logjistikën ushtarake.Ndërkaq,në luftën e Kosovës është një rast i pari i këtij lloji kur një grup e djelmenisë shqiptare nën uniformën e lavdisë (UÇK-së)mori pushkën dhe malet e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Si është e mundur që për një periudhë më pak se dy vjet të luftës së lavdishme të UÇK-së të jenë bërë kaq shumë ,,krime kundër njerëzimit,,dhe si është e mundur që,institucioni i drejtësisë ndërkombëtare nën petkun e BE-së të bëjë një matrial prej 3.000 faqesh dhe,pyetja jonë si qytetar i Kosovës:Sa pati zgjatur lufta e UÇK-së kundër regjimit fashist të Serbisë…?!
Sikundër çdo popull në botë,edhe shqiptarët e kanë traditën e artit luftarak që nga koha e Kryetrimit Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të mbrojtu dhe shpetuar Shqipërinë në kohën e pushtimit shekullor të Perandorisë Osmane.
Në dritën e kësaj tradite,është e njohur se kur duhet të vritet vëllai,në një takim me një grup intelektualesh në Prishtinë,profesor Anton Çetta,një nga njohësit më të mirë të traditës shekullore shqiptare,pati thënë në një pyetje në këtë takim se kur duhet të vritet vëllai,ia pati thënë:,,Vëllai vritet vetëm nëse bën tradhëti kombëtare,,!
Po të më kishte ndodhur që vëllai im të vritet për tradhëti kombëtare ,kurrën e kurrës nuk do të takohesha me djelmeninë e UÇK-së në Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë(!).
Matriali prej 3.000 faqesh i Prokurorisë Speciale në Hagë kundër eprorëve të UÇK-së është dashtë të drejtohet kundër regjimit fashsit të Serbisë së Slobodan Millosheviq dhe Beogradit(!).
Çikago,mars 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *