Kush ishte Rasim Thaçi Cima? Aktori i famshëm që vdiq në moshën 71 vjeçare
Rasim Thaçi, i njohur me shkurtoren Cima, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Covid-19. Por, kush ishte z.Thaçi?
Rasim Thaçi – Cima ishte një aktor i njohur i humorit kosovar që kishte lindur më 12 korrik të vitit 1949.
Ai ishte 71 vjeçar, i lindur në fshatin Vukovc dhe vazhdimisht shprehte nostalgjinë për këtë fshat.
Cima ka përfunduar shkollën e mesme në Prishtinë – dega ndërtimtari.
Rasim Thaçi ka qenë edhe futbollist derisa ka kryer edhe Fakultetin e Kulturës Fizike.
Në vitet 1980-1998 ai ka qenë mësimdhënës derisa njëkohësisht zhvillonte karrierë prej futbollisti.
Njëkohësisht ai nisi edhe karrierën prej humoristi në Radiotelevizonin e Prishtinës [RTP].
Vdekja e Rasim Thaçit- Cimës, flet mjeku nga Intensivja
Aktori i humorit, Rasim Thaçi- Cima ka ndërruar sot jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Nehat Baftiu nga Klinika Intensive e QKUK-së.
“Po ai ka ndërruar jetë gjatë mjekimit intensiv në orën 11:40”, ka thënë ai.
Vlen të përmendim faktin se Rasim Thaçi – Cima, ka qenë i shtruar tash e sa javë në QKUK pas infektimit me Covid-19./IndeksOnline/
Rasim Thaçi lindi me (12 korrik 1949, Vukoc, Kosovë) është humorist shqiptar i njohur veçanërisht për personazhin e tij fiktiv Cima. Njihet për gjestet dhe mimikën e tij speciale.
Skeçe Humoristike
Treshi Përsheshi – (1986-1990)
Cimë Baushtella – (2006)
Nusja nga Diaspora – (2007)
Lajmi në Gurbet – (2008)
Cimë kulleri te Lec katunari – (2008)
Leci te mulla Cima – (2008)
Cima Taxi 1 – (2009)
Cimë Baksuzi – (2009)
Cima ne Cia – (2009)
Cimë Polici – (2010)
Cimë te baba sheh – (2010)
Cimë Polici – (2011)
Rrota e Cimes – (2011)
Cimë Taxi 2 – (2011)
Haxhi Cima ne diskotekë – (2011)
Rrasja Vllaut n’gjermoni – (2013)
Dreqi n’Qeveri – (2013)
Cima te Tezja – (2013)
Hajnat e Vove – (2014)
Siguresa e Cimës – (2014)
Rruga e Boss Kungjit – (2014)
kartela e bankes – 2016
Bon apeti – 2017
Cima te Gazuzi – 2018
Ky Material u pregatit nga Luigj Shkodrani – Projekt 21