Home

Lajme

62 metra e gjatë! Ankorohet për herë të parë në Durrës nëndetësja turke “TCG Çanakkale”

No Comments Aktualitet Lajme

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.
62 metra e gjatë! Ankorohet për herë të parë në Durrës nëndetësja turke “TCG Çanakkale”Nendetesja

DURRËS– Nëndetësja “TCG Çanakkale”, ka mbërritur në brigjet shqiptare. Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual i Durrësit në rrjetet sociale, nëndetësja ka mbërritur në port më 9 mars dhe viziton për herë të parë Shqipërinë.

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

‘Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.’- njofton Autoriteti Portual i Durrësit.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

(a.b)/dosja.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *