Home

Lajme

VARRI I MARA KASTRIOTIT, ÇËRNOJEVIQET DHE SHQIPTARËT NË MËSJET

No Comments Argëtim Histori

Sami Flamuri

Shkrimtar, Historian

VARRI I MARA KASTRIOTIT, ÇËRNOJEVIQET DHE SHQIPTARËT NË MËSJET

Për ata që nuk e dinë rrëfejmë se Gjon Bdek Buzuku, përpiluesi i Mesharit kishtar të liturgji-ve, ishte nga Ulqini. Gjon Buz-Uku do të thotë “ai që jeton buzë Ulqinit”, pra buzë ujit, por mund të jetë edhe Buz-Uku, Buz-Ulku, Buz-Ujku, si ndodh jo rrallë në fjalëformimet shqipe.Nuk është rastësi që një ndër shtypshkronjat e para ne Ballkanin juge lindor e formar në vitin 1494 nga nipi i Skënderbeut Gjuragj Çernojeviq ajo e Obodit ka gjasa që edhe “Me-shari” u botu mu aty.

Dihet se edhe lumi Buna, që përmendëm më parë, emrin e vjetër e ka “Bujana”, pra vetë emri e qartëson rrjedhën e saj, kurse në fjalorin e pelegrinit gjerman Arnold fon Harfi më 1497 fjala “ujë” në të folmen e Ulqinit shqiptohet “oj”, pra Bojana.

Të tjera sendërtime ua lëmë linguistëve të mirëfilltë që ta ftillojnë më thellë këtë temë. Por për ne qëndron fakti se ulku është ujku, që Çabej e zbërthen aq mirë e qartë.

Por edhe Balashajt fisnikë nuk ia kanë vënë kot ulkun në shqyt, në flamuj e në stemë së vet mbretërore. Kuptohet se nuk bëhet fjalë për ujqit që bredhin nëpër male, por ajo simbolizon dhe metaforën “UJQIT DETARË”. Lupi di mare Dulcignotti – janë të njohur në literaturën botërore, meqë vendi kishte detarë të shkëlqyer. Kam nderin ta shpalosi për të parën her faktin se në vitin 1464 duka Gulio Antonio, e ripopulloi komunen e Silvi në rajonin e Abruz-zos me Ulqinak, (Dulcignotti) që me vehte prun edhe kultin e Shën Leonit IX papë 1049-1054 (Luan-martirit) dhe u bën pjes e rëndesishme e luftës kunder Osmanve.

Edhe mbreti mesjetar i shqiptarëve, që e pati selinë e fronit në Ulqin, Gjergj Stres Balsha, A.D.1385-1403 pas Krishtit, u varros në Ulqin.

Në mesin e vitit 1405 Sinjoria(Venediku) arriti të pushtojë tre qytetet e Principates së Bals-hajve, Ulqinin, Tivarin, dhe Buduen(Budva sot).1

Vijmë tani tek një tjetër histori që do e rrëfej unë, Naimi, biri i Flamurit, se fati ma kishte ruajtur mua si rrëfimin ashtu edhe përjetimin e këtij zbulimi. Por ne kemi shkruar që në krye mbi misterin e binjakëve. Vërtet zbulimi ishte i imi, por yshtja, tërheqja,ngasja e ngahrendja drej atij vendi ka qenë e dyhershme, nga të dy. Ndërsa gëzimi dhe emocioni, ai ka qenë i përbashkët. Më fal Sami që po shkruaj tani edhe për ty, por po e shkruaj në formën e një letre që po ta drejtoj me të njoftue. Nese kjo nuk i përgjigjet përfytyrimit tand, lajmsi, lajmëtari, njëlloj si në kanunin e Lekës, nuk ka faj…

Ndodhi kështu. Në fund të qytetit, aty te fanari sotshëm i kalasë, ndodhet kisha e Shën Mrisë dhe atu gjendet edhe varri që ka përmbi një pllakë ku shkruhen të gdhendura këto fjalë:

HIJACET- ZORZI BALSCHA ET SUI ERD

KËTU SHTRIHET GJERGJ BALSHA DHE PASARDHËSIT E TIJ.

Dihet se Skënderbeu, kryezoti i shqiptarëve, kishte lidhje të ngushta me Balshajt dhe Ulqinin, që nga koha kur ati i tij, Gjoni, kishte martuar aty vajzën e vet, Jellën, me Gjergj Balshën i cili e kishte kullën e vet po aty. Asgjë nuk është rastësi, fal’ Perëndisë. Që të jemi koherent me kohën dhe frymëzimin hyjnor, duhet të shtoj se fati i madh deshi që ta kryej zbulimin e varrit të motrës tjetër të Skënderbeut gjatë një vizite kërkimore jo të rastësishme. Të kujtohet vëlla Sami se sa herë ishim rrekur ta zbulonim këtë varr a të mblidhnim nga të thanat e ndër të dhanat fakte për këtë zonjë. Pra, i kishim rënë në erë me kohë e ai varr duhet të ishte aty ku ajo kishte jetuar, por vetëm kaq. Dinim se ajo ishte martuar në Mal të Zi.

Quhej Mara Kastriota (Kastrioti) dhe ishte e madhja ndër motrat. Sipas dijenisë, ajo ishte martuar me kryezotin e Zetës (Malit të Zi), Stefanica Çernojeviçin (Gjuraziun) që mori pjesë në ‘Kuvendin e Lezhës’ më A.D. 1444, si fisnik që ishte. Shtjefni apo Stefanica nga e ëma poashtu kishte gjak Shqiptar, sepse nëna e tij vinte nga fisi i Kojë Zaharis.

Varrin e saj dhe të të shoqit e gjeta të ruajtur fare mirë aty buzë liqenit të Shkodrës, në ishullin Kom, afër kështjellës së tyre në Zhabjak. Mbahej për mrekulli, në një manastir të vogël. Ndoshta e ruante vetë zoti, se nuk vura re dorë të kujdesjes njerëzore. Ishte bërë me rrasa mermeri të skalitura, që stolisur me rozeta që vinin varg njëra pas tjetrës. Rozetat mbulonin trupin e gjatë të saj, ndërsa në pllakën e ‘Zojës Marë’ shquhet edhe mbishkrimi shkruar në sllavishte të vjetër:

Foto Gëzim Mavriq

KJO PLLAJË ASHT E GOSPJA MARA 3

Por kush na ishte Ivan Çrnojeviqi? Ivani qe i biri i Stefan Çernojeviqit (apo Shtjefën Gjuraziut) dhe i motrës së Skënderbeut, Mara Kastriotit. Ai kishte edhe dy vëllezer tjer Andrin i njohur me nofkën;”trimi Shqiptar”dhe Bozhidarin. Zeta që ato sundonin në ato kohë njihej si territor Shqiptar.

Një fakt interesant që vet emri Zeta, ka domethënje vetëm në gjuhen Shqipe, ku Malsoret ende sot për fjalen Xetë thonë ”ZET” njifet si vendi më i nxeht në Malë të Zi. Në gjuhen Sllave, ky emer nuk korrespondon me asgjë sepse në gjuhen e tyre ata i thonë;”Vruće”.

Me 1404 shohim të permenden Çernojeviqet po me emrin Gjurashi apo Gjura i Zi(Gjergj i Zi)që sllavet e përkthyen “djalë i të ziut” dhe bëhet Çernojeviq 2.

Shumë studjues Çernojeviqët mundohen t´i nxjerrin si vllehë mbase shqiptarë mirëpo, duke njohur rrethinën ku kanë jetuar dhe vepruar si dhe miqësinë dhe bashkëpunimin e madh që kanë pasur me Skënderbeun e Lekë Dukagjinin, Kojë Zaharin shumë lehtë mund të vihej në përfundim se ata s’shin tjetër veç shqiptarë.

Ivani, nipi i Skënderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490, i cili për grua kishte vajzën e Gjergj Aranitit dhe veten e quante Zotërues të Zetës,mirëpo më shumë njihet si themelues i Malit të Zi të sotëm (Stara Crna Gora)3 dhe qytetit të Cetinës apo në gjuhën shqipe;

”ÇETIN 1 bot. Pishë e zezë,borigë.Çetinë e zez harmoç.Pyll çetine. Mal me çetinë shif habit

Cetina ende sot ka pishën borigë .

Mbas dëbimit të Ivan Beut, nga rezidenca e vet ne Zhablakun, e liqenit së Shkodrës ai ven-dosi ta ndertoi manastirin mu tek Çetina qe e posa formoi me 1482 duke përmbushur betimin e bër disa jet më par në Loreto se po të rikthente tokat e pushtuara do ja kushtoi Virigji-reshës. Vlen të permendet se skishte të bënte fare me fanaticizmin e kishes orthodoxe.

Zeta qoftë nga ana kishtare qoftë racore, ishte një vend për të cilin bëhej debat. Ai ishte në varsi të arqipeshkvit të Tivarit dhe bënte pjesë,pra, në Patrikanen e Romës. Por aty kishte gjithashtu edhe një mitropolit ortodoks të Zetes.

Diçka që mendoj se ia vlen të përmendej lidhur me Çernojeviqët, apo shqip Gjura-zinjët, është edhe ajo se djali i Ivanit, Gjuragji është themelues i shtypshkronjës së parë të këtyre anëve asaj te Obodit së vitit 1494.Kurse djali tjetër i Ivanit, Stanisha Çernojeviq (1457-1528) me konvertimin në Islam e mori emrin e dajës së tij famë lart Skenderbeg dhe fitoi titullin e Sanxhak Beut, ku edhe u bë sundues i Sanxhakut Malazias, prej 1514-1528.

Thuhet se sips gojëdhënash se edhe Mahmud Pasha i Bushatllinjve e ka prejardhjen prej Skenderbeg Çernojeviqit 4

Më 1499 përfundimisht Çernojeviqët zbresin nga skena historike dhe për një periudhë ko-hore 200 vjeçare, të shtrirë mes Lumit Çernojeviq dhe Grykës së Kotorrit, stagnon si shtet (Mali i Zi) dhe në histori kjo familje fare nuk përmendet.

Sa për malazezët , ata janë më shqiptarë se vetë shqiptarët sepse shtriheshin në shtetin e mbretit ilir Agroni.Për këtë , serbët nuk e duan mbretërinë e Dukles -sepse ishte para serbëve. Përmendin për ta përvetësuar mbretin Gjon Dioklen i cili eshtrat e tija i ka tek kisha e Shën Gjon Çuditbërsi nê Elbasan. Serbet e ben si princ të sajin,dhe ja situant nofken Vlladimir që në gjuhen sllave dmth “ai që sundon me paqe” por harrojnë të përmendin axhën e tij mbret i Dukles që pati sukses jo vetëm të çlirojë Duklen, por të mundë të gjithë ata të cilët ishin në besëlidhje me grekët kundër të nipit, si vetë grekët, maqedonët, Zahumlen , Hercegovinën dhe serbët, ai i përkiste në besim patrirkanës së Ohrit dhe quhej Strazimir(strajcë miri), kësh-tu quheshin priftërinjt e besimit shqiptarë-bogumilët,(të dashurit e Perendisë) katarasit ose përndryshe nga papa njiheshin si albigjinët-albanët.

Pra neve kishim fenë tonë dhe besimin tonë, këtë e cekin një mori shkencltarësh deri te vetë Mark Milani vojvoda i fisit të Kuçit i cili thotë se shqiptarët kanë fenë ortodokse katolike dhe zakonet e vjetra shqiptare-besimin vet i cili për arsye ngjashmërie në shekullin 18 u konve-trtua në islam, pasi dy kishat greke dhe serbe , pasi filluan të kenë kishat e veta , ua ndaluan shqiptarëve përdorimin e shqipës në kisha.

Kështu me përvetsimin e tokave Shqiptare të cilat ju dhuruan Mbretit Nikolla të Malit Zi asimilimi dhe shkombtarizimi i shqiptarve behet realitet i cili edhe sot qëndron mbi kokat e shqiptarve sikurse shpata e Dimokleut.


1 Pranvera Bogdani Balshajt Lufta e principatës së Balshajve dhe sundimtarve të tjerë Shqiptar kunder Venedikut në 20 vetet e parë të shekullit XV f.83

2 Koha e Shegës Naim dhe Sami Flamuri f.183

3.https://gazmendcitaku.wordpress.com/2019/03/22/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut/

  1. Për fiset,ligjet e zakonet e ballkanasve M.E. DURHAM f.53

Burimi/ Derguar nga vete Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *