Home

Lajme

Shkollimi miliarda lekë i fëmijëve në Londër/ Justifikohet Kryemadhi: Aq para harxhon Rama për kokainë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për fëmijët e saj, Borën, Erën dhe Besin, për të cilët shpesh është kritikuar se i dërgon jashtë shtetit për tu shkolluar, ndërkohë që në media kërkon që të rinjtë të kthehen në Shqipëri.

Kryemadhi tentoi të justifikohej duke thënë se të tre fëmijët e saj ndodhen në Tiranë, ndërsa ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryetarja e LSI-së tha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora se Rama i harxhon aq para sa ka shpenzuar ajo për shkollimin e fëmijëve në një weekend për kokainë.

“Bora, Era dhe Besi janë në Tiranë. Le të shikojnë dhe timsin se e kontrollojnë vetë. Këtu i kam, as të mos shqetësohen fare.

Të deklarojë edhe Rama paratë e kollareve dhe të pjeshkave të veta dhe të jesh e bindur se aq sa harxhon ai në një weekend kokainë, nuk ka bërë vetëm shkolla e fëmijëve të mi se janë të deklaruara.

Se nuk është marrë vetëm Edi Rama. Unë e kam kërkuar vettingun e politikës. Por do të them një gjë Sonilë, unë dua që fëmijët e mi të jetojnë në Shqipëri. Unë dua që fëmijët e mi ta duan vendin. Për herë të parë po flas sot këtu për fëmijët e mi, por po them një gjë, siç e kam dashur unë nënën dhe babain tim, ashtu dua që të më duan edhe mua fëmijët e mi.

Sepse shikojnë një nënë dhe baba që duan familjen, rethin familjar, duan prindërit e tyre, i shërbejnë prindërve të tyre, nuk i rrahin, as i godasin, e duan njëri-tjetrin dhe pse merren me politikë, i përkushtohen fëmijëve dhe pse merren me politikë, iu përkushtohen njerëzve edhe pse merren me politikë dhe halleve të njerëzve edhe pse merren me politikë. Dhe ajo që dua të them është se jam krenare për fëmijët e mi, që jo vetëm nuk më kanë krijuar asnjë problem, por kanë qenë mbështetës për të qenë kjo që jam, e pavarur nga emocionet politike, emocionet bashkëshortore, dhe nga çdo emocion tjetër”, theksoi Kryemadhi.

Kjo duket si një tentativë e kryetares së LSI-së për tu hedhur hi syve shqiptarëve, të cilët tashmë e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se ajo dhe presidenti Ilir Meta fëmijët e vet i kanë larguar nga vendi ynë dhe i kanë dërguar në Angli për një jetë më të mirë.

Nga ana tjetër, ata kërkojnë që shqiptarët të qëndrojnë në Shqipëri, ndërkohë që për fëmijët e tyre thonë se i kanë larguar pasi i kanë kërcënuar.

Burimi/ CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *