Dashuria ime e parë
dhe fundit
do të vijë si Doruntina
mbi flatra pëllumbi,
si ura që lidh dy brigjet e një lumi.
Në parvazin e malluar të pritjes ulet
me trokitje hapash emocioni
më përkulet.
Dashuria…
dhimbje e ëmbël e zjarrta dashuri.
Ç’aromë mirre
mes shkëndijash sysh ,vetëtimë.
E se zjarri fiket e mbetesh nën hi
ti prapë rilind si feniks i ri.
Të kuqtë e afshit ëmbëlsisht mbi buzë,
me ëndrrën e një nate vere zgjohem,
pa gjumë.
Vajzërisht buzëqesh
e kafene rrufis ngadalë.
Ëndërra shtriq krahët gjerë e gjatë
malli më kaplon për dashurinë e parë.
E fundit dashuri se di
në ç’lule vallë ka mbetur të thithë nektar….
~ Teuta Shaqiraj
Burimi/Facebook