Home

Lajme

Krijohet çifti i parë në Përputhen +40?!

No Comments Argëtim Thashetheme

Të dielën e shkuar në “Për’puthen +40” pati një takim 4 minutash mes mësueses nga Lushnja, Gilberta Simonit dhe zotërisë nga Përmeti, Ilir Lara. Gjatë takimit të shkurtër mes tyre u duk se pati shumë kimi dhe ata morën mjaft komente pozitive si nga opinionisti, Arjan Konomi, por edhe nga konkurrentët.

Mirëpo çfarë mendojnë dy protagonistët, a mund të jenë Gilberta dhe Iliri çifti i parë i këtij formati të ri? Gjatë një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live”, Gilberta dhe Iliri thanë se mes tyre ka lindur një shoqëri e mirë, por se çfarë do të ndodhë më vonë pritet ta shohim.

“Mund të themi që ka filluar një shoqëri e mirë, më vonë do ta shikojmë”, tha Gilberta. Ndërsa Iliri e pranoi se mes tyre ka kimi dhe shtoi: “Është një shoqëri e vërtetë, ndjej kimi. Më ka pëlqyer Gilberta se është person që nuk do konflikte, ka dinamikë, më kërkon llogari, edhe pse është pak shpejt. Dua ta njoh, besoj se do të ketë gjëra të tjera interesante”.

Gjithashtu, Gilberta u zgjodh edhe si një nga konkurrentet më të preferuara nga njerëzit, që e vlerësuan atë për korrektësinë, sinqeritetin, kulturën dhe qetësinë. Ndërsa prezantuesja e emisionit, Bora Zemani bëri të ditur në “Shqipëria Live” se së shpejti do të ketë hyrje të reja në program dhe shumë surpriza interesante.

Burimi/abandonedplaces.us/

Teuta Shaqiraj – Mosha e dashurisë

No Comments Argëtim Letersi

Dashuria ime e parë
dhe fundit
do të vijë si Doruntina
mbi flatra pëllumbi,
si ura që lidh dy brigjet e një lumi.
Në parvazin e malluar të pritjes ulet
me trokitje hapash emocioni
më përkulet.

Dashuria…
dhimbje e ëmbël e zjarrta dashuri.
Ç’aromë mirre
mes shkëndijash sysh ,vetëtimë.
E se zjarri fiket e mbetesh nën hi
ti prapë rilind si feniks i ri.
Të kuqtë e afshit ëmbëlsisht mbi buzë,
me ëndrrën e një nate vere zgjohem,
pa gjumë.

Vajzërisht buzëqesh
e kafene rrufis ngadalë.
Ëndërra shtriq krahët gjerë e gjatë
malli më kaplon për dashurinë e parë.
E fundit dashuri se di
në ç’lule vallë ka mbetur të thithë nektar….

~ Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

VARRI I MARA KASTRIOTIT, ÇËRNOJEVIQET DHE SHQIPTARËT NË MËSJET

No Comments Argëtim Histori

Sami Flamuri

Shkrimtar, Historian

VARRI I MARA KASTRIOTIT, ÇËRNOJEVIQET DHE SHQIPTARËT NË MËSJET

Për ata që nuk e dinë rrëfejmë se Gjon Bdek Buzuku, përpiluesi i Mesharit kishtar të liturgji-ve, ishte nga Ulqini. Gjon Buz-Uku do të thotë “ai që jeton buzë Ulqinit”, pra buzë ujit, por mund të jetë edhe Buz-Uku, Buz-Ulku, Buz-Ujku, si ndodh jo rrallë në fjalëformimet shqipe.Nuk është rastësi që një ndër shtypshkronjat e para ne Ballkanin juge lindor e formar në vitin 1494 nga nipi i Skënderbeut Gjuragj Çernojeviq ajo e Obodit ka gjasa që edhe “Me-shari” u botu mu aty.

Dihet se edhe lumi Buna, që përmendëm më parë, emrin e vjetër e ka “Bujana”, pra vetë emri e qartëson rrjedhën e saj, kurse në fjalorin e pelegrinit gjerman Arnold fon Harfi më 1497 fjala “ujë” në të folmen e Ulqinit shqiptohet “oj”, pra Bojana.

Të tjera sendërtime ua lëmë linguistëve të mirëfilltë që ta ftillojnë më thellë këtë temë. Por për ne qëndron fakti se ulku është ujku, që Çabej e zbërthen aq mirë e qartë.

Por edhe Balashajt fisnikë nuk ia kanë vënë kot ulkun në shqyt, në flamuj e në stemë së vet mbretërore. Kuptohet se nuk bëhet fjalë për ujqit që bredhin nëpër male, por ajo simbolizon dhe metaforën “UJQIT DETARË”. Lupi di mare Dulcignotti – janë të njohur në literaturën botërore, meqë vendi kishte detarë të shkëlqyer. Kam nderin ta shpalosi për të parën her faktin se në vitin 1464 duka Gulio Antonio, e ripopulloi komunen e Silvi në rajonin e Abruz-zos me Ulqinak, (Dulcignotti) që me vehte prun edhe kultin e Shën Leonit IX papë 1049-1054 (Luan-martirit) dhe u bën pjes e rëndesishme e luftës kunder Osmanve.

Edhe mbreti mesjetar i shqiptarëve, që e pati selinë e fronit në Ulqin, Gjergj Stres Balsha, A.D.1385-1403 pas Krishtit, u varros në Ulqin.

Në mesin e vitit 1405 Sinjoria(Venediku) arriti të pushtojë tre qytetet e Principates së Bals-hajve, Ulqinin, Tivarin, dhe Buduen(Budva sot).1

Vijmë tani tek një tjetër histori që do e rrëfej unë, Naimi, biri i Flamurit, se fati ma kishte ruajtur mua si rrëfimin ashtu edhe përjetimin e këtij zbulimi. Por ne kemi shkruar që në krye mbi misterin e binjakëve. Vërtet zbulimi ishte i imi, por yshtja, tërheqja,ngasja e ngahrendja drej atij vendi ka qenë e dyhershme, nga të dy. Ndërsa gëzimi dhe emocioni, ai ka qenë i përbashkët. Më fal Sami që po shkruaj tani edhe për ty, por po e shkruaj në formën e një letre që po ta drejtoj me të njoftue. Nese kjo nuk i përgjigjet përfytyrimit tand, lajmsi, lajmëtari, njëlloj si në kanunin e Lekës, nuk ka faj…

Ndodhi kështu. Në fund të qytetit, aty te fanari sotshëm i kalasë, ndodhet kisha e Shën Mrisë dhe atu gjendet edhe varri që ka përmbi një pllakë ku shkruhen të gdhendura këto fjalë:

HIJACET- ZORZI BALSCHA ET SUI ERD

KËTU SHTRIHET GJERGJ BALSHA DHE PASARDHËSIT E TIJ.

Dihet se Skënderbeu, kryezoti i shqiptarëve, kishte lidhje të ngushta me Balshajt dhe Ulqinin, që nga koha kur ati i tij, Gjoni, kishte martuar aty vajzën e vet, Jellën, me Gjergj Balshën i cili e kishte kullën e vet po aty. Asgjë nuk është rastësi, fal’ Perëndisë. Që të jemi koherent me kohën dhe frymëzimin hyjnor, duhet të shtoj se fati i madh deshi që ta kryej zbulimin e varrit të motrës tjetër të Skënderbeut gjatë një vizite kërkimore jo të rastësishme. Të kujtohet vëlla Sami se sa herë ishim rrekur ta zbulonim këtë varr a të mblidhnim nga të thanat e ndër të dhanat fakte për këtë zonjë. Pra, i kishim rënë në erë me kohë e ai varr duhet të ishte aty ku ajo kishte jetuar, por vetëm kaq. Dinim se ajo ishte martuar në Mal të Zi.

Quhej Mara Kastriota (Kastrioti) dhe ishte e madhja ndër motrat. Sipas dijenisë, ajo ishte martuar me kryezotin e Zetës (Malit të Zi), Stefanica Çernojeviçin (Gjuraziun) që mori pjesë në ‘Kuvendin e Lezhës’ më A.D. 1444, si fisnik që ishte. Shtjefni apo Stefanica nga e ëma poashtu kishte gjak Shqiptar, sepse nëna e tij vinte nga fisi i Kojë Zaharis.

Varrin e saj dhe të të shoqit e gjeta të ruajtur fare mirë aty buzë liqenit të Shkodrës, në ishullin Kom, afër kështjellës së tyre në Zhabjak. Mbahej për mrekulli, në një manastir të vogël. Ndoshta e ruante vetë zoti, se nuk vura re dorë të kujdesjes njerëzore. Ishte bërë me rrasa mermeri të skalitura, që stolisur me rozeta që vinin varg njëra pas tjetrës. Rozetat mbulonin trupin e gjatë të saj, ndërsa në pllakën e ‘Zojës Marë’ shquhet edhe mbishkrimi shkruar në sllavishte të vjetër:

Foto Gëzim Mavriq

KJO PLLAJË ASHT E GOSPJA MARA 3

Por kush na ishte Ivan Çrnojeviqi? Ivani qe i biri i Stefan Çernojeviqit (apo Shtjefën Gjuraziut) dhe i motrës së Skënderbeut, Mara Kastriotit. Ai kishte edhe dy vëllezer tjer Andrin i njohur me nofkën;”trimi Shqiptar”dhe Bozhidarin. Zeta që ato sundonin në ato kohë njihej si territor Shqiptar.

Një fakt interesant që vet emri Zeta, ka domethënje vetëm në gjuhen Shqipe, ku Malsoret ende sot për fjalen Xetë thonë ”ZET” njifet si vendi më i nxeht në Malë të Zi. Në gjuhen Sllave, ky emer nuk korrespondon me asgjë sepse në gjuhen e tyre ata i thonë;”Vruće”.

Me 1404 shohim të permenden Çernojeviqet po me emrin Gjurashi apo Gjura i Zi(Gjergj i Zi)që sllavet e përkthyen “djalë i të ziut” dhe bëhet Çernojeviq 2.

Shumë studjues Çernojeviqët mundohen t´i nxjerrin si vllehë mbase shqiptarë mirëpo, duke njohur rrethinën ku kanë jetuar dhe vepruar si dhe miqësinë dhe bashkëpunimin e madh që kanë pasur me Skënderbeun e Lekë Dukagjinin, Kojë Zaharin shumë lehtë mund të vihej në përfundim se ata s’shin tjetër veç shqiptarë.

Ivani, nipi i Skënderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490, i cili për grua kishte vajzën e Gjergj Aranitit dhe veten e quante Zotërues të Zetës,mirëpo më shumë njihet si themelues i Malit të Zi të sotëm (Stara Crna Gora)3 dhe qytetit të Cetinës apo në gjuhën shqipe;

”ÇETIN 1 bot. Pishë e zezë,borigë.Çetinë e zez harmoç.Pyll çetine. Mal me çetinë shif habit

Cetina ende sot ka pishën borigë .

Mbas dëbimit të Ivan Beut, nga rezidenca e vet ne Zhablakun, e liqenit së Shkodrës ai ven-dosi ta ndertoi manastirin mu tek Çetina qe e posa formoi me 1482 duke përmbushur betimin e bër disa jet më par në Loreto se po të rikthente tokat e pushtuara do ja kushtoi Virigji-reshës. Vlen të permendet se skishte të bënte fare me fanaticizmin e kishes orthodoxe.

Zeta qoftë nga ana kishtare qoftë racore, ishte një vend për të cilin bëhej debat. Ai ishte në varsi të arqipeshkvit të Tivarit dhe bënte pjesë,pra, në Patrikanen e Romës. Por aty kishte gjithashtu edhe një mitropolit ortodoks të Zetes.

Diçka që mendoj se ia vlen të përmendej lidhur me Çernojeviqët, apo shqip Gjura-zinjët, është edhe ajo se djali i Ivanit, Gjuragji është themelues i shtypshkronjës së parë të këtyre anëve asaj te Obodit së vitit 1494.Kurse djali tjetër i Ivanit, Stanisha Çernojeviq (1457-1528) me konvertimin në Islam e mori emrin e dajës së tij famë lart Skenderbeg dhe fitoi titullin e Sanxhak Beut, ku edhe u bë sundues i Sanxhakut Malazias, prej 1514-1528.

Thuhet se sips gojëdhënash se edhe Mahmud Pasha i Bushatllinjve e ka prejardhjen prej Skenderbeg Çernojeviqit 4

Më 1499 përfundimisht Çernojeviqët zbresin nga skena historike dhe për një periudhë ko-hore 200 vjeçare, të shtrirë mes Lumit Çernojeviq dhe Grykës së Kotorrit, stagnon si shtet (Mali i Zi) dhe në histori kjo familje fare nuk përmendet.

Sa për malazezët , ata janë më shqiptarë se vetë shqiptarët sepse shtriheshin në shtetin e mbretit ilir Agroni.Për këtë , serbët nuk e duan mbretërinë e Dukles -sepse ishte para serbëve. Përmendin për ta përvetësuar mbretin Gjon Dioklen i cili eshtrat e tija i ka tek kisha e Shën Gjon Çuditbërsi nê Elbasan. Serbet e ben si princ të sajin,dhe ja situant nofken Vlladimir që në gjuhen sllave dmth “ai që sundon me paqe” por harrojnë të përmendin axhën e tij mbret i Dukles që pati sukses jo vetëm të çlirojë Duklen, por të mundë të gjithë ata të cilët ishin në besëlidhje me grekët kundër të nipit, si vetë grekët, maqedonët, Zahumlen , Hercegovinën dhe serbët, ai i përkiste në besim patrirkanës së Ohrit dhe quhej Strazimir(strajcë miri), kësh-tu quheshin priftërinjt e besimit shqiptarë-bogumilët,(të dashurit e Perendisë) katarasit ose përndryshe nga papa njiheshin si albigjinët-albanët.

Pra neve kishim fenë tonë dhe besimin tonë, këtë e cekin një mori shkencltarësh deri te vetë Mark Milani vojvoda i fisit të Kuçit i cili thotë se shqiptarët kanë fenë ortodokse katolike dhe zakonet e vjetra shqiptare-besimin vet i cili për arsye ngjashmërie në shekullin 18 u konve-trtua në islam, pasi dy kishat greke dhe serbe , pasi filluan të kenë kishat e veta , ua ndaluan shqiptarëve përdorimin e shqipës në kisha.

Kështu me përvetsimin e tokave Shqiptare të cilat ju dhuruan Mbretit Nikolla të Malit Zi asimilimi dhe shkombtarizimi i shqiptarve behet realitet i cili edhe sot qëndron mbi kokat e shqiptarve sikurse shpata e Dimokleut.


1 Pranvera Bogdani Balshajt Lufta e principatës së Balshajve dhe sundimtarve të tjerë Shqiptar kunder Venedikut në 20 vetet e parë të shekullit XV f.83

2 Koha e Shegës Naim dhe Sami Flamuri f.183

3.https://gazmendcitaku.wordpress.com/2019/03/22/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut/

  1. Për fiset,ligjet e zakonet e ballkanasve M.E. DURHAM f.53

Burimi/ Derguar nga vete Autori

Mark Palnikaj: Klerikët hapën shkollat 800 vjet më parë

No Comments Argëtim Histori

Mark Palnikaj zbulon dokumentet e Vatikanit: Gjuha shqipe është shkruar para Kongresit të Manastirit, klerikët hapën shkollat 800 vjet më parë /

Intervistoi: Eneida Jaçaj/

Interviste – Dielli | The Sun

Mark Palnikaj është një nga studiuesit më të zellshëm të dokumenteve të hershme shqipe, në arkivat e Vatikanit, Venecias, Napolit, etj. Palnikaj është mjaft i apasionuar dhe i palodhur, në zbulimin dhe studimin e dokumenteve të vjetra shqipe, përmes të cilave ka gjetur prurje të reja për gjuhën shqipe dhe ka realizuar mjaft shkrime e libra në lëmin e historiografisë . Studiuesi Mark Palnikaj ka zbuluar një sërë dokumente në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaj, në arkivat e bibliotekave perëndimore, dokumente të cilat plotësojnë thesarin e historisë shqiptare të mesjetës. Me gradë doktor i inxhinierisë mekanike, ku ka botuar një sërë librash edhe në këtë fushë, Mark Palnikaj e kalon kohën e tij duke shfletuar e studiuar dokumente të hershme, që do të shërbejnë si referencë edhe për studiues të tjerë. Me krenari duhet të pranojmë se në

bibliotekat perëndimore gjenden dokumente të kahershme shqipe, që do të thotë sesa e vjetër është gjuha dhe ekzistenca e arbrit, dhe gjithashtu se jemi një popull me histori të vyer. Në një intervistë ekskluzive për gazetën Dielli, New York, Mark Palnikaj, deklaron se në bazë të kërkimeve që ka kryer, ka zbuluar se gjuha shqipe është shkruar para mbajtjes së Kongresit të Manastirit 1908, 49 vjet para zyrtarizimit të abetares së unifikuar. Zyrtarisht ne jemi të informuar se shkolla e pare shqipe është hapur në Korçë, por Palnikaj ka zbuluar se shkollat shqipe janë hapur 800 vjet më parë, nga klerikët. Dua të theksoj se Mark Palnikaj bën kërkime të vazhdueshme me karakter historik, në Arkivin e Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), në Arkivin e librave dhe dokumenteve antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), në Arkivin ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos, në APF (Archivio Storico di Propaganda Fide) në Romë, në ARSI (Archivum Romanum Societatis Iesu) në Vatikan, ASV (Archivio Segreto Vaticano), në Bibliotekën Apostolike (Biblioteca Apostolica Vaticana), në Arkivi e Manastirit të Grotaferratës (Archivio monastico dell’Abbazia territoriale di Santa Maria di Grottaferrata), në Arkivin e Shtetit në qytetin e Napolit (Archivio di Stato di Napoli) dhe në BNL, arkivin e Bibliotekës Kombëtare në Napoli (Biblioteca Nazionale di Napoli ). Ka kryer kërkime edhe në AQSH (Arkivi Qendror të Shtetit Shqiptar), në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe në disa

arkiva kishtare dioqezane.

-Ju jeni një nga studiuesit më të zellshëm të dokumenteve të hershme shqipe në bibliotekat perëndimore. A ka dokumente shqipe në sasi të konsiderueshme në arkivat e Vatikanit, Napolit, Venecias etj, atje ku ju kryeni studime?

Arti dhe kultura | EuroEmigrant

Objekt i studimeve të mija, në arkivat italiane dhe austriake, ka qenë historia e Shqipërisë, nga mesjeta deri në ditët e sotme. Dokumentet, në masën më të madhe, janë të shkruara me dorë dhe në gjuhë të huaj, por vazhdimisht kam gjetur edhe shkrime në gjuhën shqipe. Nga fundi i shek.XIX dhe fillimi i shek.XX, shkrime në gjuhën shqipe gjenden me shumicë në këto arkiva. Të rëndësishme janë shkrimet nga shek.XV deri XIX, të cilat janë në numër më të pakët, por ka vazhdimësi në shkrimet shqipe gjatë gjithë këtyre shekujve. Po ju përmend ato më të rëndësishmet:

-Formula e pagëzimit, shkruar nga Pal Ëngjëlli, në vitin 1462;

-Fjalorthi i Arnold Von Harfit i vitit 1497;

– Shkrimet e Lek Matrëngës, në vitin 1592; –Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek.XV-fillimi shek.XVI);

-Poezi nga Pal Hasi para vitit 1618;

-Poezi nga Pjetër Budi, viti 1618;

-Fjalori i Frang Bardhit i vitit 1635;

-Gramatika e Ndre Bogdanit rreth vitit 1650;

– Çeta e Profetënve e Pjetër Bogdanit përfunduar në vitin 1675 dhe botuar në vitin 1685;

– Letra e Krenave të Gashit, shkruar nga Gjergj Toliqi, me datë 2 maj 1689;

-Fjalori i Françesko Marias nga Leçe i vitit 1702;

-Kongresi i Arbrit – përkthyer në gjuhë shqipe në vitin 1706;

– Fjalori anonim Italisht-Shqip i vitit 1710;

-Gramatika e Françesko Marias nga Leçe e vitit 1716;

– Dorëshkrimi i Kieutit (1736);

-Gjon Nikoll Kazazi (1743);

-Jul Variboba (1762);

-Dom Pal Zogaj Gramatika 1776.

Këto vitet e fundit kam gjetur dhe publikuar edhe tre shkrime të tjera në gjuhën shqipe:

-Një faqe e shkruar nga Frat Onofrio nga Bernarda e Basilikatës në gjuhën shqipe, në regjistrin e famullisë së Shalës, në vitin 1778.

-Një kontratë midis kishës dhe një besimtari në famullinë e Nikajve shkruar me datë 8 maj 1859.

-Një vendim i shkruar në fshatin Peraj të famullisë së Nikajve, shkruar në vitin 1881.

Këto tre shkrime të fundit i kam publikuar në gazetat e kohës, katër vitet e fundit.

Kërkesa për të shkruar në gjuhën shqipe nxiti patriotët që në harkun kohor të gjashtëdhjetë viteve u shkruan tetëmbëdhjetë tekste abetaresh si më poshtë:

-Naum Veqilharxhi: “Fare i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip” (1844, 1845);

-Panajot Kupitori: “Abetare e gjuhës shqipe” (1860);

-Anastas Byku: Gramme për shqiptarë” (1861);

-Konstandin Kristoforidhi: “Abetare skip” (1867, 1869, 1872);

-Daut Boriçi: “Abetare shqip” (1869);

-Vasil Dhimitër Ruso: “Pellazgjika shqip alfavitar”, Bukuresht 1877;

-Jani Vreto: “Alfabetare e gjuhësë shqip”, Kostantinopojë 1879;

-Anastas Kullurioti: “Abavetar” (1882);

-Sami H. Frashëri: “Abetare e gjuhësë shqip”, (1886, 1888, 1900);

-Jovan Risto Tërova: “Abetarea shqipe”, Bukuresht 1887;

-Gaspër Benusi: “Abetare e gjuhësë shqyp”, Bukuresht 1886, 1890;

“Abetari i qitun pri shoqniet tBashkimit tgiuhes shqype”, Shkodër 1899

-Said Najdeni:“Abetare e gjuhës shqipe”, Sofje 1900;

-Shtjefën Gjeçovi: “Abetarja e Zymit” (1900);

-Ndre Mjeda:“Këndime për shkollë të para”, Vjenë 1904;

-Luigj Gurakuqi: “Abetari për mësoitore filltare t`Shqypnis”, Napoli 1905, Bukuresht 1906

“Abetare toskërisht, pas abecesë së vjetrë të Stambollit”, Sofje 1908

“Abetare gegërisht, pas abecesë së vjetrë të Stambollit”, Sofje 1908.

Botimi i këtyre abetareve, nën terrorin e sundimin turk, ka qënë një punë e sforcuar që atdhetarët tanë e kryen me sukses, në më të shumtën e rasteve, jashtë atdheut nga diaspora patriote.

Përveç shkrimeve të prezantuara më sipër, janë edhe një numër jo i vogël i shkrimeve shqipe në arkivat italiane dhe të vendeve të tjera, që besojmë t’i publikojmë më vonë.

–Një nga prurjet tuaja më të reja është libri “Skendërbeu, letërkëmbimi me sulltanët”. Ku konsiston ky libër, çfarë të reje keni sjellë në historinë mesjetare për heroin Gjergj Kastrioti Skëndërbeu?

Këtë libër e kam botuar me rastin e kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, dhe e kam paraqitur në konkursin e organizuar me këtë rast, për librin anastatik më të mirë. Kam marrë në Arkivin Sekret të Vatikanit letërkëmbimin e Skendërbeut me sulltanët dhe letrën e Skendërbeut, dërguar Papës, nga Kepi i Rodonit, me datë 29 tetor 1462. Në ato letra shpalosen qartë aftësitë jo vetëm luftarake, por edhe diplomatike të Skendërbeut, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky libër është një shembull i mirë edhe sot për politikanët e rinj, për të marrë eksperienca se si duhet të jetë gjuha dhe komunikimi në marrëdhëniet ndërkombëtare midis shteteve.

-Gjuha shqipe, me bazë indoeuropiane, është një nga gjuhët më të vjetra, ndoshta e vetmja gjuhë më e vjetër e globit. Mendohet se pas themelimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ka nisur të shkruhet gjuha shqipe. Por, nga kërkimet tuaja, a jeni ndeshur me dokumente që faktojnë periudhën e saktë se kur është shkruar shqip?

Ka dokumente të pakundërshtueshme që edhe para vitit 1462 është shkruar në gjuhë shqipe, por me alfabetin latin. Shkrimi më i vjetër që është gjetur deri më sot i shkruar në gjuhën shqipe, është formula e pagëzimit e përmendur më sipër.

-Meshari i Gjon Buzukut i vitit 1555 zyrtarisht është libri i parë i njohur i përkthyer në gjuhën shqipe. Çfarë rëndësie ka ky libër në historinë e Shqipërisë?

Meshari i Gjon Buzukut është libri i parë i njohur i shkruar në gjuhën shqipe, por kjo nuk do të thotë që nuk ka patur edhe më parë libra të shkruar në gjuhë shqipe. Është jashtë llogjikës të pranohet që një prift në fshatin Bria të Krajës, të ketë marrë inisiativën e shkruarjes së librit të parë në gjuhën shqipe. Libri edhe ashtu siç është ka formë të rregullt dhe nuk mund të konfigurohej si i tillë po të mos ekzistonin modele edhe para tij. Besohet se motivi që e ka shtyrë Gjon Buzukun për shkrimin e këtij libri, ka qënë fryma e re e protestantizmit që po përhapej në Europën e shek.XVI, për të shkruar biblën në gjuhët nacionale të kombeve të ndryshme, pasi gjuha latine nuk kuptohej nga masat e gjera të besimtarëve. Edhe më vonë, klerikët e tjerë bënë çfarë ishte e mundur për të përhapur shkrimet shqipe dhe për të bërë të mundur mësimin e gjuhës së shkruar shqipe nga shqiptarët dhe të huajt, midis të tjerave, sepse duke mos njohur gjuhën shqipe, klerikët ishin të detyruar të merrnin një përkthyes për të dëgjuar rrëfimin e besimtarëve dhe fshehtësia e sekretit të rrëfimit nuk ishte e sigurt kur merrej vesh nga më shumë se një person. Rëndësia e dytë e këtij libri është që ne kemi në formë të dokumentuar gjuhën e folur në shekullin XVI, dhe është e mundur të studiohet në mënyrë shkencore leksiku i gjuhës shqipe të kohës. Ne nuk e dime se si e ka folur gjuhën shqipe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu. Sot, gjuha ka ndryshuar shumë dhe nëse do të kishim një libër të shkruar në gjuhë shqipe të asaj kohe, ne do të mësonim shumë gjëra për të folurën e gjuhës shqipe.

-Shqipëria ka qenë nën sundimin osman 5 shekullor, ku Porta e Lartë e ka penguar gjuhën shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe. Nga ana tjetër kemi edhe përpjekjet e mëdha të patriotëve, të cilët nuk kanë rreshtur së lobuari për çlirimin e vendit dhe kanë luftuar që gjuha shqipe të mos humbasë. A ekzistojne dokumente se kur janë hapur shkollat e para shqipe, dhe ne cilat qytete?

Shkollat e para në Arbëri dhe në zonat përreth, ka të dhëna se janë hapur në shekullin e trembëdhejtë dhe më parë, pra rreth 800 vjet më parë. Për këtë ka burime të shkruara të sigurta dhe flitet se kanë funksionuar edhe universitete në qytetin e Durrësit dhe në disa qytete të tjera të Ilirisë mesjetare. Në atë kohë, arsimi ishte privilegj i të pasurve dhe ishte me pagesë. Bazat e arsimit modern që kemi sot i vendosën priftërinjtë benediktin në fillim të shekullit XVI. Në vitin 1502, ata paraqitën platformën e tyre për arsimimin e popullsisë bazuar në tre parime:

-Arsimi fillestar duhet të ishte falas.

-Duhet të ishte i detyruar dhe për të gjithë fëmijët.

-Duhet të kishte programe unike për shkollat fillestare.

Bazuar në këto parime, ka të dhëna se shkolla e parë në gjuhën shqipe është hapur në komunën e Letnicës, në Stubëll në vitin 1584.

Më vonë, në vitin 1632, në fshatin Gallatë të Kurbinit është hapur shkolla nga Gjon Kolesi. Në këtë periudhë u hapën edhe në Mirditë shkolla e Velës dhe ajo e Oroshit. Në vitin 1675, në fshatin Rrjoll të Malësisë së Madhe, Pjetër Bogdani ka hapur shkollën shqipe me mësues Marin Gjini. Në vitin 1698 gjendet e hapur një shkollë shqipe në Shkodër nga Fra Filipi dhe rreth vitit 1750, shkolla e Topanasë në qytetin e Shkodrës. Nëse marrim parasysh faktin se Pali nga Hasi dhe Pjetër Budi kanë shkruar poezi në gjuhën shqipe qysh para vitit 1620, dhe Frang Bardhi ka

shkruar fjalorin Latinisht-Shqip në vitin 1635, duhet të besojmë se ka patur edhe shkolla të tjera në gjuhën shqipe përveç atyre që u përmendën më sipër, por duhen kryer kërkime dhe studime këmbëngulëse për të gjetur dëshmitë e nevojshme për këtë. Mbas viti 1479, turqit kishin pushtuar pothuajse tërësisht Ilirinë dhe deri në shek.XVIII, hapja e shkollave në qytete ka qenë e ndaluar. Prandaj, ato u hapën kryesisht në kishat e famullive në zonat fshatare si Kurbini, Pllana, Velja, Oroshi, Rrjolli etj. Është me rëndësi dhe interes për t’u shënuar se në mesin e shek.XVII, rreth vitit 1650, në Janjevë ka patur shkollë shqipe e cila përgatiste kandidatë për të vazhduar studimet në Kolegjin Ilirik të Loretos, të Fermos dhe të Kolegjit Urban të Vatikanit. Në vitin 1675 rezulton që në këtë shkollë të jetë një klasë me 25 nxënës, tre nga të cilët nga familja Bogdani e Hasit.

-Ju thatë se shkollat e para janë hapur nga klerikët. Përveç mesimit të gjuhës shqipe, kjo ka ardhur që shpiptarët të mos konvertoheshin në besimin islam për shkak të sundimit otoman. Ju nga zbulimet tuaja, çfarë kanë gjetur?

Në mesjetë, deri në shek.XVIII, shkollat në të gjithë Europën janë hapur nga klerikët. Kjo ka ndodhur sepse vetëm ata kishin personel të arsimuar për të mundësuar hapjen e shkollave.

Në Shqipëri, edhe në shek.XX, shkollat në Gomsiqe, Theth, Gjonpepaj dhe shumë vende të tjera shkollat fillore i kanë hapur klerikët si Shtjefën Gjeçovi, atë Nikoll Kolaj etj. Mbas shpalljes së pavarësisë, nga viti 1916 deri në fund të vitit 1918, nën mbikqyrjen dhe me ndihmën e Perandorisë Autro-Hungareze, u hapën në Shqipëri 432 shkolla në gjuhën shqipe. Austrohungarezët, në kuadri e Kultprotectoratit, ose e thënë ndryshe në kuadrin e përkujdesjes për mbrojtjen e kulteve në trojet arbërore, u kujdesën gjatë tre shekujve për kultivimin e gjuhës dhe kulturës arbërore. Tri ngjarje me shumë rëndësi për gjuhën dhe kulturën shqipe, hapja e Kolegjit Saverian të Shkodrës në vitin 1877, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 dhe Komisia Letrare e krijuar në Shkodër në vitin 1916, janë realizuar me ndihmën teknike dhe financiare të Perandorisë Austro-Hungareze. Hapja e shkollave të para në Arbëri dhe Dardani, kishin rol të madh në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, por zyrtarisht, ato nuk kanë patur qëllim për të frenuar islamizimin e shqiptarëve, edhe pse indirekt kanë patur një ndikim të tillë. Zyrtarisht, ato janë hapur për nevojat e shkollimit të klerikëve dhe për dhënien e liturgjisë në gjuhën shqipe, por, ato kanë patur ndikim të madh edhe në ruajtjen e identitetit dhe vetëdijes kombëtare. Rol shumë të madh në shkrimin dhe përpunimin e gjuhës shqipe, ka patur diaspora shqiptare dhe më së pari arbëreshët në Jugun e Italisë dhe në Siçili dhe më vonë, diaspora në Rumani, Egjypt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Cilët ishin të parët që u bënë protagonistë në themelimin e gramatikës së gjuhës shqipe? Cili mbahet si babai i gramatikës së gjuhës shqipe?

Protaganistët e parë për hartimin e një gramatike të gjuhës shqipe në historinë mijëravjeçare të kombit tonë, janë dy klerikë nga Hasi, Ndre Bogdani nga fshati Gjonaj i Hasit, dhe Pal Zogaj nga fshati Bria i Hasit. Ka të dhëna të pakundërshtueshme se Ndre Bogdani e shkroi gramatikën e parë të gjuhës shqipe para vitit 1670 dhe Pal Zogaj e shkroi një gramatikë të gjuhës shqipe në vitin 1776. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë kopje të asnjërës nga këto dy gramatika, por besohet se Pjetër Bogdani kur ka shkruar librin Çeta e Profetënve, të cilin e ka botuar në vitin 1685 në kolona në dy gjuhë, italisht dhe shqip, është ndikuar nga gramatika e shkruar nga xhaxhai i tij, Ndre Bogdani dhe nga fjalori latinisht-shqip i Frang Bardhit. Babai i gramatikës së gjuhës shqipe duhet të konsiderohet frati italian, Françesko Maria nga Leçe, i cili ka shkruar dhe ka arritur të botojë gramatikën që mban emrin e tij në vitin 1716. Kjo gramatikë përmban 228 faqe dhe për nga niveli shkencor, konkuron me çdo libër gramatike të gjuhës shqipe të shekullit XXI.

-Meqenëse gjuha shqipe është shkruar më herët sipas dokumenteve të zbuluara, a ka ekzistuar alfabet para atij të Manastirit 1908?

Po, kanë ekzistuar disa alfabete. Gjuha shqipe ka një numër të madh tingujsh ose fonema siç i quajnë gjuhëtarët dhe e bën të vështirë shkrimin e saj pa një numër të madh germash. Gjuha latine shkruhet mjafueshëm me ndihmën e 28 germave, kurse për gjuhën shqipe nuk mjaftojnë kaq germa. Megjithëse gjuha shqipe ka filluar të shkruhet së paku 800 vjet më parë, ajo në fillimet e saj është shkruar duke përdorur alfabetin latin, me disa shtesa nga germa të huazuara nga gjuhë të tjera. Me këtë problem është marrë në mënyrë të hollësishme studiuesi Robert Elsie dhe ai ka identifikuar 10 alfabete të gjuhës shqipe të përdorur para alfabetit të Kongresit të Manastirit. Besoj se lexuesit tanë janë të njohur me punimet e Elsit, prandaj nuk e shoh me interes të zgjatem në këtë pikë.

-A mund të bëni një krahasim midis diasporës së hershme shqiptare dhe asaj të sotme? Çfarë i afron apo i veçon këto diaspora në kohë të ndryshme?

Për të shkruar për diasporën shqiptare do të duheshin volume të tëra me libra, sepse nuk ka vend në të gjithë botën ku nuk ka banorë të kombësisë shqiptare. Në historinë tonë kombëtare, ndikim të dukshëm ka patur diaspora shqiptare, nga shek.XVII deri në vitin 1920. Në këtë periudhë, shqiptarët e vendosur në Stamboll, në Egjypt, në Rumani dhe sidomos në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë dhënë një ndikim shumë të madh në ngritjen e vetëdijes dhe identitetit kombëtar. Ata kanë formuar shoqata të cilat kanë bërë botimet e para në gjuhën shqipe, kanë botuar gazeta të cilat patën ndikim shumë të madh për zgjimin kombëtar, kanë mundësuar shkollimin e një numri të madh shqiptarësh me arsim bashkëkohor. Personat e shkolluar patën ndikim të madh në drejtimin e lëvizjes për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Janë për t’u përmendur në atë kohë persona si Spiro Risto Dine në Egjypt, vëllezërit Frashëri në Kostandinopojë, familja Gjika në Bukuresht, Fan Noli, Faik Konica dhe atdhetarë të tjerë në Boston. Arbëreshët e Italisë, me Jeronim de Radën dhe, më vonë, Luigj Gurakuqi dhe shumë të tjerë, të cilët bënë punë të madhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Terenc Toçi, në fillim të shek.XX punoi shumë për shpalljen e pavarësisë, i cili në prill të vitit 1911 formoi qeverinë e Kimzës në Mirditë dhe ngriti flamurin shqiptar. Preludi i të gjitha këtyre përpjekjeve ishte shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912. Deri në shpalljen e pavarësisë, qëllimi kryesor i diasporës shqiptare ka qenë krijimi i vetëdijes kombëtare dhe çlirimi i vendit.

Mbas krijimit të shtetit funksional shqiptar në Kongresin e Lushnjes në janar 1920, diaspora ka marrë një karakter tjetër. Tashmë problemi kombëtar ishte zgjidhur, kufijtë u vendosën dhe diaspora merr më tepër rolin e një opozite demokratike, me qëllim vendosjen e sundimit të tipit perëndimor në Shqipëri, larg diktaturave dhe pushtimeve. Këtë rol e ka luajtur emigracioni shqiptar në kohën e Zogut kryesisht në Jugosllavi, Austri dhe Amerikë. Në kohën e pushtimit fashist dhe nazist të Shqipërisë, roli i diasporës ka qënë deri diku i pandjeshëm. Me vendosjen e regjimit komunist në vendin tonë, diaspora në vendet e Europës Perëndimore dhe në Amerikë është mobilizuar për demokratizimin e Shqipërisë, dhe ka dhënë kontribute të mëdha.

Mbas vitit 1990, diaspora ka shkëlqyer përsa i përket problemit të bashkimit kombëtar. Për çlirimin e Kosovës kanë dhënë kontribut të pashoq dhe janë mbledhur fonde të mëdha financiare në ndihmë të luftës në Kosovë, të njohura si kontributi i 3 përqindëshit. Edhe ardhja e shqiptarëve nga emigracioni për të marrë pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës, është një shfaqje brilante që do të mbetet e paharruar në historinë e saj. Krijimi i Bataljonit Atlantik me efektiv tërësisht nga diaspora i nderon në jetë të jetëve ata që lanë punën fitimprurëse dhe familjet në

emigracion në vendet perëndimore dhe Amerikë, dhe u radhitën në luftë çlirimtare, ku shumë prej tyre dhanë edhe jetën. Kjo do jetë në jetë të jetëve, nderi i diasporës!

Derguar nga z. Agjelin Shtjefni

Të gjithë moshat, veçanërisht ato 50-vjeçë e sipër : Konsumimi i një kastraveci në ditë do t’iu mbaj larg nga një problemi

No Comments Argëtim Kuriozitet

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shën. detësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më parë.

Mësoni disa nga përfitimet që merrni nëse konsumoni një të tillë në ditë.

Hidratim shtesë

Është i njohur për sasinë e lartë të përqindjes së ujit në të. Uji pastron trupin dhe largon tok. sinat. Ju merrni 40% të konsumit të përgjithshëm të ujit nga ushqimet. Ai është i përbërë në masën 95 % nga ujë. Pra nëse ju hani një kastravec në ditë, kini ngrënë dhe kini pirë në të njëjtën kohë.

Ka pak kalori

Kastravecët janë të pakët në kalori dhe përmbajnë afro 15-17 kalori. Veç kësaj ai është i pasur në vlera ushqyese si fibra, proteina, vitaminë C, K, mangan, hekur, zink deh magnez. Pjesa më e madhe e lëndëve ushqyese, fibrat gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës.

Hum. bni në peshë

Për shk. ak të kalo. rive të pakta dhe fibrave të shumta, kast. raveci është një favorit për tu bërë pjesë e dietës suaj dhe ju ndihmon të hu. mbisni peshë.

Ndihmon në shën. detin e muk. ozës së gojës

Nëse mbani një fetë kastraveci në gojë, për pak sekonda ju kini vr. arë shumë bak. tere dhe elem inoni kështu aromën e pakëndshme të gojës.

Sheqer i ulët në gj ak

Kastraveci përmban disa anti-oks. idantë që reduktojnë str esin oksi. dativ duke ndihmuar në uljen e nivelit të kole. sterolit të k eq deh sheq. erit në gj .ak.

Ul nivelin e str esit

Është i njohur si përdorues për uljen e nivelit të ank thit

Ndihmon në shën. detin e flokëve, tho. njve dhe lëkurës

Kastravecat përmbajnë vitamina A, B, C, K, mangan, bakër, dhe kalium që janë të rëndësishme në krijimin e një sistemi imu. nitar të shën. detshëm.

Dhe kur trupi dhe sistemet imun. itare janë të shën. detshme, shpesh kjo re. flektohet në flokët, thonjtë dhe lëkurën tuaj. Përveç kësaj, trangujt janë të pasura me si. licë, e cila është e nevojshme për zhvillimin e in. deve të forta lidhëse të shënd. etit.

Përmbajtja sul. furike është gjithashtu çelësi për të ndihmuar rritjen e flo. këve të shpejtë dhe të fortë.

Sipas një artikulli të botuar nga Kolegji Huntington i Shkencave të Shëndetit, squfuri ka aftësinë për të formuar lidhje të forta që kontribuojnë në flokët e shën. detshëm. Methy. lsulfonyl. methane (MSM) e cila përmban squfur është gjithashtu e nevojshme për for. mimin e ker. atinës për thonjtë dhe flokët.

Përm. irëson tret. jen

Siç u përmend në fillim të këtij artikulli, kastravecat përmbajnë ni. vele të larta të ujit dhe fib. rave. Së bashku, këto dy lëndë ushqyese thelbësore ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në trupin tuaj, duke promovuar bak teret e mira në zorrë që të rregullojnë lëvizjen e zorrëve dhe duke paran. daluar ka. psllëkun.

Kujdeset për shën. detin e zemrës suaj

Është e njohur gjerësisht se nivelet e kaliumit ndihmojnë mus. kujt, ner. vat dhe ves. hkat për të filtruar gja .kun dhe si rezultat ndihmon që zemra të lëvizë gja .kun e pastër dhe të shën. detshëm në mënyrë më efik. ase.

Në të kundërt, hulumtimi ka gjetur se kaliumi shumë i vogël mund të kontribuojë në sëm .undjet kar diova skulare,.

Burimi/telegraf.al

Kanalet televizive te shitur, e ne kurveri te zhytur !

No Comments Lajme Opinion

Nga Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa

Kanalet televuzive te dale hapur ne mbeshtetje te pushtetareve apo finacuesve, kanalet e blera nga politika e vjeter, duke u perpjekur te cojne cdo vote te padroni i tyre, perpiqen te bejne gjithshka duke dale nga misioni, duke u perpjekur te zhvleresojne te tjeret me paramendim e strategji te qellimshme denigruese kane shkelur ligjin per median dhe ligjin per zgjedhjet!
Ata pa dashje na bejne dhe nder duke na publikuar sepse e verteta eshte qe kush sulmohet ka vlere.
Por duhet marr masa serioze ndaj ketyre mediave veprimi te cilave eshte i qellimshem dhe denigrues dhe ne shkelje te ligjit!
Meqenese nuk u japim dot lek dhe tendera u themi:
Faleminderit qe na beni publicitet.
Dhe pse emisioni juaj skishte asgje me vlere e asgje per mua, sepse si kushdo mund te gjendet ne nje zyre, ne emer te se vertetes ju them se keni shkelur ligjin e do te merren masa nga drejtesia.
Ndersa ne si te na mburni e si te na tallni ju nuk na mposhtni dot ne rrugen per mbrojtjen e Kombit, Familjes dhe Shoqerise qe ju e sulmoni perdite me emisionet hibride dhe bombardimet e shthurjes dhe kurverise mediatike te ekranit tuaj antishqiptar te shitur te Athina dhe Beogradi ashtu si padronet tuaj te shitur per nje tufe lekesh te piste!
Po afron dita qe shqiptaret tju ndeshkojne!
Ky shekull eshte i shqiptareve.Po jo i plehrave si ju. Shekull i Shqiptareve qe nuk shiten, qe jane te ndershem qe e duan Atdheun e sakrifikojne per te ndersa ju i vidhni ata dhe shtetin!
Mallkuar qofshi!
Shqiptaret do ju ndeshkojne!
Dhe Zoti do ju ndeshkoj ne emer te Shqiptareve !
KOSTAQ PAPA DEPUTET
Kandidat i ABEOK Nr.5 dhe
Nr 1 ne liste per Qarkun Tirane

Burimi/Facebook

REXHEP MALA, TRURI I LËVIZJES KOMBËTARE

No Comments Argëtim Histori

Në 70 vjetorin e lindjes së Rexhep Malës

Nga Sheradin Berisha
Rexhep Mala, u lind me 29 mars 1951 në Hogosht të Dardanës – nga i ati Mehmeti dhe e ëma Fahrije. Rrjedh nga një familje me kushte mesatare ekonomike por me traditë atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Hogosht, ndërsa Shkollën e mesme e ka nisur në gjimnazin e Gjilanit, por për shkak të organizimit të demonstratave të 27 nëntorit 1968 në këtë qytet, ai përjashtohet nga shkolla dhe dënohet për kundërvajtje, dhe pastaj detyrohet që Shkollën ta vazhdoj në gjimnazin e Preshevës, së bashku me Fatmir Salihun, Irfan Shaqirin etj. Në vitin shkollor 1970/71 punoi si mësimdhënës në fshatin Marec, ndërkohë që ka vazhduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.
Në vitin 1973 burgoset për herë të dytë, së bashku me Sami Dërmakun dhe Isa Kastratin, por kësaj radhe për kalim ilegal të kufirit Kosovë-Shqipëri. Me këtë rast Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e dënon me 28 ditë burgim. Në vitin 1974, dënohet për herë të tretë, po ashtu për kalim ilegal të kufirit Jugosllavi – Austri.
Ndërsa për herë të katërt arrestohet më 23 maj të vitit 1975 dhe denohet në grupin e Adem Demaçit me 9 vjet burg të rëndë. Rexha dënimin e mbanë në: Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar dhe më 23 maj 1983 lirohet nga burgu së bashku me disa shokë. Atë vitë ai kontakton me atdhetarin Nuhi Berisha, i cili në qershor (1983) ishte kthyer nga Zvicërra në Kosovë, dhe menjëherë e vazhdojnë aktivitetin e përbashkët kombëtar. Më 8 tetor 1983 (pasi bien në gjurmë të UDB’ës) kalojnë në ilegalitet deri në rënien (vrasjen) e tyre nga policia speciale, në natën e 11/12 janarit 1984 në një shtëpi – në Kodrën e Trimave në Prishtinë.


Përmbajtja e lëndës:

  • Rexhep Mala truri i lëvizjes kombëtare;
  • Kush mori pjesë në përgatitjen e gjykimit të intelektualëve patriotë, në vitet 1975 – 1976 ?!
  • Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë?!
  • Përpara ekzekutimit të denimit në gjykatë, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bënë gjyqin politik Adem Demaçit me shokë!
  • Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit?
  • Në vazhdën e këtij gjykimi mbahen edhe tri gjykime tjera
  • Fahredin Gunga: ”Grupit irredentist, i vërtetuar si armik I popullit dhe i rendit tonë kushtetues, iu shqiptuan denime të merituara” (!!!)
  • Çfarë torturash përdorte UDB-a në hetuesi ndaj të burgosurve shqiptarë ?!
  • Si u torturua truri i lëvizjes kombëtare – Rexhep Mala nga udbashët gjakpirës?!
  • Më binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia.
  • Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit Serbë jeni kriminelë…“
  • Takimi i Rexhep Malës me nënë Fahrien në mes grilash!

“Para së gjithash po ju them se ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit serbë jeni kriminelë dhe do të dënoheni herëdo kur në gjyqin e popullit! Gjithashtu po ju them se Kosova do të çlirohet dhe do të bashkohet me Shqipërinë!” – Rexhep Mala
Rexhep Mala truri i lëvizjes kombëtare
Nuk është thënë rastësisht se Rexhep Mala ishte truri i aksioneve të lëvizjes kombëtare. Në vitin 1974 ai së bashku me Xhafer Shatrin dhe Xhavit Dërmakun formojnë celulën “treshe” në kuadër të organizatës “Grupi Revolucionar”, të cilën e drejtonte Kadri Osmani. Rexhepi me celulën e tij në vitin 1974 merr pjesë në shpërndarjen e trakteve në konviktet e Universitetit të Prishtinës.
Edhe pas burgosjes së Kadri Osmanit, Xhafer Shatrit, Binak Ulajt, Jashar Aliajt dhe të Metë Shatrit, Rexhep Mala nuk do të ndalet dot, vazhdon aktivitetin me përkushtim edhe më të madh. Kështu, më 6 e 7 korik 1974 Rexhepi së bashku me Hilmi Ramadanin do të shpërndajë trakte në fshatrat Topanicë dhe Hogosht. Në prag të mbajtjes së gjykimit kundër Kadri Osmanit me shokë, në dhjetor 1974 Rexhepi mori pjesë aktive në shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave kundër regjimit titist, në konviktet e Universitetit të Prishtinës. Konkretisht Rexhep Mala me Hilmi Ramadanin, do të shpërndajnë afishe dhe do të shkruajnë parulla në konviktin nr.1 të qendrës studentore të UP. Aktivitetin e Rexhep Malës do ta ndërpresë vetëm arrestimi dhe burgosja e tij më 23 maj 1975.
Kush mori pjesë në përgatitjen e gjykimit të intelektualëve patriotë, në vitet 1975 – 1976 ?!
Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 regjimi i egër titist ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast u burgosën dhjetëra intelektualë patriotë, dhe në mesin e tyre ishte edhe simboli i qëndresës kombëtare Adem Demaçi. A.Demaçi u arrestua me 6 tetor 1975 dhe kjo ishte burgosja e tretë e tij. Në organizimin e burgosjeve, hetimeve dhe në fund të procesit gjyqësor, kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e pushtetit në Kosovë, duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe /TV-të dhe gazetat), të cilat ishin vënë plotësisht në shërbim të UDB-së.
Në këtë proces kundër intelegjencës atdhetare drejtpërdrejtë morën pjesë:

  1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-së;
  2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit të LKK-së;
  3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
  4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetëror (UDB-së) në Prishtinë;
    5.Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme
  5. Durak Jasharaj, gjykatës hetues;
  6. Halil Kelmendi, prokuror publik;
  7. Durmish Koçinaj, kryetar i trupit gjykues;
  8. Shefqet Bytyqi, gjykatës;
  9. Fehmi Gashi, gjyqtar porot;
  10. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot;
  11. Hasan Berisha, gjyqtar porot;
  12. Nazmije Krasniqi, procesmbajtëse në gjykim;
  13. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës;
  14. Ali Olloni, gazetar i ”Zërit të rinisë”;
  15. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”.
  • Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë?!
    Hetimet torturuese në këtë proces të montuar politikë i kanë kryer këta udba’shë:
  1. Jusuf Karakushi
  2. Pavle Jelisaviq
  3. Mehmet Haskaj
  4. Ibush Kllokoqi
  5. Drago Dragojeviq
  6. Muharrem Dana
  7. Sllobodan Mijoviq
  8. Asllan Sllamniku
  9. Shefqet Hashani
  10. Bafti Jakupi,
  11. Svetisllav Dollasheviqi
  12. Zenun Shala
  13. Naip Hoxha
  14. Refik Tashi
  15. Metush Sadiku
  16. Zejnullah Shala
  17. Hasan Mehmeti
  18. Shefqet Obria
  19. Faik Nura
  20. Rajko Çalloviqi
  21. Metë Kuqi
  22. Ramçe nga Prizreni ….etj
    Përpara ekzekutimit të denimit në gjykatë, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bënë gjyqin politik Adem Demaçit me shokë!
    Para se të nis gjykimi, fillimisht atdhetarëve në krye me Adem Demaçin i bëhet një gjyq politikë.
  • Fadil HOXHA – ish-zyrtar i lartë i LKJ-së, pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve të tjerë, do të deklarojë:”…Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veç për të keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5)
  • Ndërkaq Mahmut BAKALLI – kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LKJ-së, në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976, thotë: ”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste – fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (…) Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976).
    Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit?
    Dhe vërtet porosia e Mahmut Bakallit shkojë në vend. Më 7 shkurt 1976 (pas shtatë ditë gjykimi) Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koçinaj (pikërisht i deleguar nga Mahmut Bakalli): me gjykatësit:
  • Shefqet Bytyqi,
  • Fehmi Gashi,
  • Mileva Grujiqi dhe
  • Hasan Berisha, me pjesëmarrjen e
  • Nazmije Krasniqit si procesmbajtëse, në çështjen penale të ngritur nga prokurori publik:
  • Mr.Halil Kelmendi,
    në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, në «emër të popullit» shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh.
    Me këtë rast u denuan:
  1. Adem Demaçi, me………15 vjet burg të rëndë,
  2. Skënder Kastrati, me…..12 vjet burg të rëndë,
  3. Hetem Bajrami, me……… 7 vjet burg të rëndë,
  4. Hasan Dërmaku, me….. 10 vjet burg të rëndë,
  5. Osman Dumoshi, me…… 7 vjet burg të rëndë,
  6. Rexhep Mala, me………… 9 vjet burg të rëndë,
  7. Selatin Novosella, me….. 7 vjet burg të rëndë,
  8. Ilaz Pireva, me…………….. 7 vjet burg të rëndë,
  9. Fatmir Salihu, me………… 7 vjet burg të rëndë,
  10. Xhavit Dërmaku, me….. 9 vjet burg të rëndë,
  11. Sherif Masurica, me…… 7 vjet burg të rëndë,
  12. Sami Dërmaku, me……. 6 vjet burg të rëndë,
  13. Zijadin Spahiu, me…….. 5 vjet burg të rëndë,
  14. Isa Kastrati, me…………. 6 vjet burg të rëndë,
  15. Ahmet Hoti, me ………… 6 vjet burg të rëndë,
  16. Njazi Korça, me…………. 6 vjet burg të rëndë,
  17. Irfan Shaqiri, me……….. 7 vjet burg të rëndë,
  18. Hilmi Ramadani, me …. 5 vjet burg të rëndë,
  19. Nazim Shurdhani, me… 4 vjet burg të rëndë.
    (Nga aktgjykimi: P.nr.239/75, 7 shkurt 1976)
    Në vazhdën e këtij gjykimi mbahen edhe tri gjykime tjera:
    Pas këtij gjykimi, mbahen edhe tri gjykime tjera, të cilat padyshim konsiderohen si vazhdimësi e këtij procesi gjyqësor…
    ( I )
    Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me trupin gjykues të përbërë nga gjyqtari Shefqet Bytyqi, kryetar i trupi dhe gjyqtarëve porot Dushan Dimitrije e Ajet Fazliu, anëtarë të trupit gjykues, me pjesëmarrjen e Xhemajl Sahitit, si procesmbajtës …, për shkak të veprës penale propagandë armiqësore nga neni 118 al.1 të KP në bashkëveprim, duke vepruqar sipas aktakuzës së prokurorit publik të qarkut në Prishtinë PP-nr.91/75 të datës 28 gusht të vitit 1975, pas seancës kryesore publike të mbajtur më 18, 19, 20, 21 e 22 shkurt të vitit 1976, në pranin e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre si dhe përfaqësuesit të akuzës publike – zëvendësprokurorit publik të qarkut Mr.Halil Kelmendit, muar dhe me 23 shkurt 1976 publikisht në «emër të popullit» shpalli Aktgjykimin, dhe u denuan:
  20. Adem Rukiqi, me………… 9 vjet burg të rëndë,
  21. Bektesh Rudhani, me…… 6 vjet burg të rëndë,
  22. Tafë Rukiqi, me…………… 6 vjet burg të rëndë,
  23. Ymer Rukiqi, me…….. 2, 6 muaj burg të rëndë,
  24. Arif Rukiqi, me………..1, 6 muaj burg të rëndë,
  25. Zydi Bilalli, me……………. 3 vjet burg të rëndë,
  26. Bislim Bajraktari, me……. 4 vjet burg të rëndë,
  27. Xhevdet Nasufi, me… 2, 6 muaj burg të rëndë,
  28. Idriz Mehmeti, me……1, 6 muaj burg të rëndë,10.Sadullah Zeqiri, me.. 2, 6 muaj burg të rëndë,
  29. Ajet Rukiqi, me………….. 4 vjet burg të rëndë,
  30. Adem Pavataj, me… 2, 6 muaj burg të rëndë,
    (Nga aktgjykimi P – nr.183/75, më 23.II.1976, fq. 6 dhe 7)
    ( II )
  • Më 16/17 mars 1976 në Gjyqin e Qarkut në Vranjë të Serbisë, nën kryesimin e gjykatësit Radomir Gjorgjeviq dhe prokurorit publik Radisav Stojanoviq, në bazë të nenit 117 al.1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 të kodit penal të Jugosllavisë, «në emër të popullit» denohen:
  1. Jetullah Arfi, me………… 12 vjet burg të rëndë,
  2. Fazli Abdullahu, me…….. 6 vjet burg të rëndë.
    (Nga aktgjykimi K.nr.101/75, më 17.III.1976, fq.3)
    ( III )
  • Dhe në gjykimin e tretë, të mbajtur poashtu në Vranjë, nën kryesimin e gjyqtarit Dushan Mitroviq dhe prokurorit Radisav Stojanoviq, në bazë të nenit 118 al.1 të KPJ-së, « në emër të popullit » denohen:
  1. Qamil Nuhiu, me…………………… 4 vjet burg të rëndë,
  2. Selajdin Nuhiu, me……………….. 1, 6 muaj burg të rëndë.
    (Nga aktgjykimi K.nr.4/76, më 19.III.1976, fq.2)
    Fahredin Gunga: ”Grupit irredentist, i vërtetuar si armik I popullit dhe i rendit tonë kushtetues, iu shqiptuan denime të merituara” (!!!)
    Pas shpalljes së aktgjykimit kundër grupit të Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë, RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi Fahredin Gunga bëri një Koment televiziv me titull “Dënime të merituara”:
    (Një fragment i komentit)
    ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare, i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret ngojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik. Është fjala për pozitat reaksionare të grupit të përmendur, të veshur demagogjikisht nën petkun e ideologjisë, gjoja marksiste – leniniste. Ai duke e shpërdoruar pikërisht lirinë e plotë dhe barazinë në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse, u përpoq t´i paraqitet popullit shqiptar gjoja dishepull shpirtëror kombëtar. Kjo na bëri që të zbërthejmë edhe një herë se ç´është në të vërtet irredentismi shqiptar dhe çka kërkon ai në mesin tonë. Esenca, pretendimi dhe qëllimi i parë i irredentizmit tek ne është shkatërrimi i Jugosllavisë si shtet, si sistem marrëdhëniesh socialiste vetëqeverisëse, si bashkësi e kombeve dhe kombësive, (…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar. (…) Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”
    Një artikull i ngjashëm me komentin e z.Gunga, por me titull tjetër: ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën ”Zëri i Rinisë” të datës, 14 shkurt 1976, fq.7.
    Çfarë torturash përdorte UDB-a në hetuesi ndaj të burgosurve shqiptarë ?!
    UDB-a gjatë procedurës së hetimeve ndaj të burgosurve politik shqiptarë ka ushtruar tortura të tmerrshme fizike dhe psikologjike.
    Cilat ishin ato tortura?!
    Torturat fizike
    Nga metodat e torturës fizike u aplikuan:
  3. Rrahja sistematike ose falanga – Gjatë tërë kohës viktima torturohet me shkopinj gome, shufra hekuri ose tela etj në shputat e këmbëve etj.
  4. Tortura seksuale – është ushtrim i dhunës së dtrejtpërdrejtë në organet gjenitale me anë të goditjeve elektrike në këto organe.
  5. Tortura elektrike – ishte një nga llojet e torturave më të tmerrshme. Elektrodat vendoseshin në pjesët më të ndjeshme të trupit, si: në veshë, në gjuhë, në mish të dhëmbëve, në mollëza të gishtrinjëve, në organe genitale etj.
  6. Djegia – bëhej me anë të cigares apo me hekur të nxehtë. Përveç kësaj ekzistonte edhe një metodë tjetër e djegjes që quhej ”Pjekja”, kur i burgosuri vishej me një skarë hekuri dhe me anë të rrymës elektrike nxehej gradualisht.
  7. Tortura e mbytjes – Koka e viktimës zhytej në ujë të ndotur me jashtëqitje, urinë dhe ndytësira tjera, derisa të fillonte mbytja, apo humbja e ndjenjave dhe reflekseve fizike….!!!
  8. Gjymtimi – si torturë mund të kishte disa forma. Të tilla ishin: Viktimës i shkuleshin flokët, mjekra, i hiqeshin thonjtë, i preheshin pjesë të ndryshme të trupit si prerja e veshëve e gjuhës etj
  9. Tortura dentare – Udbashët me godtije të rënda ose më dana dhe teknik joadekuate viktimës ia thenin ose nxirrnin dhëmbët e shëndoshë.
  10. Tortura farmakologjike – Torturuesi e detyronte viktimën të gëlltiste barna ose i jepnin injeksione të rrezikshme për shëndetin e tyre.
  11. Varja palestineze – ishte një formë torture kur viktima mbahej me krahët prapa me orë ose ditë të tëra. Gjatë kësaj torture përdorej edhe tortura elektrike (elektroshoku) në pjesët e ndjeshme të trupit.
    Torturat psikologjike
  • Tortura psikologjike ishte një metodë që shkatërronte personalitetin dhe dinjitetin e të burgosurit. Gjatë torturës, sipas shumë deklaratve të të burgosurve, udbashët kanë përdorur disa lloje metodash të troturës psikologjike, si:
  1. Privimi ose rraskapitja – Viktima privohej nga gjumi, kontaktet me njerëz tjerë (siç ishte rasti me Skënder Kastratin i cili 11 muaj u izolua nga çdo gjë), nga drita, nga tingujt e muzikës, nuk e linin të pastronte trupin apo të shkonte në toalet etj; Me ditë të tëra e linin pa gjumë etj.
  2. Kërcënimi – Të burgosurit kërcënoheshin se do t´i torturonin, do t´ua kidnaponin familjen, do t´ua masakronin fëmijtë. Shumë të burgosur nga burgjet kërkonin që të distancohej familja nga ata,ose nga gratë e tyre kërkonin që të shkurorëzoheshin (siç ishte rasti me Adem Demaçäin e shumë të tjerë).
  3. Tortura kolektive – gjatë hetuesisë udbashët shpeshherë e përdorinin këtë lloj metode. I fusnin me një dhomë shumë të burgosur dhe i rrahnin deri në alivanosje para të tjerëve. Ashtu të rrahur ka ndodhur t´i ekspozonin edhe para anëtarëve të familjes (siç ishte rasti me Hydajet Hysenin…). Qëllimi i torturuesit ishte përkulja apo thyerja e dinjitetit njerëzor të viktimës; Gjatë hetuesisë ndajt të burgosurve e sidomos ndaj Metush Krasniqit (të cilit edhe pse ishte në qeli ia vunë prangat e herkurta 25 kg. të rënda), kohë pas kohe i lëshonin minjë të mëdhenj për ta kafshuar trupit dhe për ta tmerruar e thyer psiqikisht.
  4. Poshtrimi – Të burgosurit fyheshin rëndë nga udbashët, i fyenin të dashurit e tyre. I detyronin të flisnin gjëra poshtruese për të afërmit e tyre etj.
    Si u torturua truri i lëvizjes kombëtare – Rexhep Mala nga udbashët gjakpirës?!
    Torturuesit e atdhetarit dhe trurit të Lëvizjes kombëtare Rexhep Malës me shokë, në vitin 1975/76 ishin udbashët gjakpirës:
  • Asllan Sllamniku,
  • Muharrem Dana,
  • Faik Nura, e shumë të tjerë që u përmendën më lartë.
    Në ballafaqimin e parë në ambientet e UDB-së, udbashi Asllan Sllamniku e pyet Rexhep Malën (Shpëtim Gurin – pseudonim i i tij):
  • ”Ti je Shpëtim Guri a?”
  • “Po” – i thotë Rexhepi.
    Duke u zgërdhirë si qenë Asllan gjakëpirësi i thotë:
  • ”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë, e ne këtu e bëjmë bukën miell! Mbaje mend këtë!”
    Dhe vërtet udbashët e sojit të Sllamnikut përdorën torturat më të tmerrshme ndaj Rexhep Malës dhe shokëve të tij, mirëpo Rexhepi nuk u dorëzua për asnjë moment para xhelatëve, ai qëndroi stoik dhe i pathyeshëm.
    Rexhep Mala: “Më binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia”.
    Rexhep Mala, torturat e udbashëve të pamëshirshëm, gjatë procesit hetimor – i përshkruan si vijon:
    “Në përgjigjen time të parë ”nuk e di” kërciti grushti në barkun tim, më ranë me shqelm, filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punën e tij e vazhdoi tjetri. Nga të rënat fytyrës, m´u qanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde e goje. Nuk më linin as të merrja frymë. Më çuan shpejt e shpejt në tualet të ma pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë. Më rrëzuan në dysheme, më urdhëruan të zbathi këpucët dhe çorapet. „Ta shohim tash në fallak se si do të përdridhet“ – tha hetuesi. Menjëherë e kuptova. E dija se ç´është falllaku. Këtë metodë e kishin përdorur që në kohërat e lashta dhe inkuizicionet e Kishës. Filluan të më binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia. Kjo ishte edhe për atë punë e vështirë fizike edhepse e bënin me ëndje të posaçme. Lodheshin dhe shkumbinin si kuajt. Por, ata kishin një përparësi, sepse sa lodhej njëri, menjëherë e zavendësonte tjetri dhe kështu me radhë. Në dy mënyra më goditni shputave, ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20 ”pendrek” e pastaj po aq në tjetrën, e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin.
    Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë. Në fillim nuk e dija pse, por më vonë e kuptova. Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së. Na torturonin me radhë. Kështu, gjersa torturohej njëri, të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çerlura që të dëgjonin të rënat e shuplakave, grushtave e kërbaçeve dhe bërtima e atij që torturohej. Të gjithë hetuesit dhe policët tjerë, 6 – 7 vetë, ishin në dhomën ku torturohej i burgosuri dhe të gjithë me radhë ose edhe bashkarisht merrnin pjesë në torturim. Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij. Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmat e shokëve. Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri,duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne. (…) Shtazaraku Asllan Sllamniku, bëhej gjoja human, dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri: ”Mos kokën, kij kujdes se mos po e lëndon”, kuptohet me sy ia bënte të më godas edhe më shumë. Dhe ky përgjigjej: ”Pse kujdes? Këtyre duhet t´ua çajmë kokën”dhe më përplaste kokën edhe më tepër. Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë: ”Kemi me të tredhë dhe më shtërngonin gjersa alivanosesha. Ujin e mbanin çdo herë gati, që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë fytyrës dhe trupit, dhe menjëherë do të vazhdonin punën. Më fyenin me sharjet më të ndyta, më ofendonin, më përqeshin, më pështynin. Ishin këto poshtrime të rënda, por e dija se duhej t´i duroja.
    Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit Serbë jeni kriminelë…“
    Pas shumë torturave, ditë e netë me radhë, duke qenë i bindur se mund ta mbysnin, Rexhep Mala u thotë udbashëve se ka vendosur t´i pranojë të gjitha, me kusht që ta lënë dy – tri ditë të pushojë në qeli. Këtë kohë e kërkon për ta marrë sadopak veten, në mënyrë që të jetë në gjendje t´i përballojë më lehtë torturat e radhës. Pas tri ditëve e marrin Rexhepin nga qelia, tubohen shumë hetues dhe tashmë presin rrëfimin e tij. Rexhepi u thotë katilëve udbash se do t´i tregojë të gjitha, me kusht që të mos e pengonin gjatë rrëfimit të tij.
    Me këtë rast sypatremburi Rexhep Mala ju drejtohet me fjalët: “Para së gjithash po ju them se ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë e ju hetuesit serbë jeni kriminelë dhe do të dënoheni herëdo kur në gjyqin e popullit! gjithashtu po ju them se Kosova do të çlirohet dhe do të bashkohet me Shqipërinë!”
    Pas këtyre fjalëve udbashët gjakatarë rexhepin e lidhin dhe e torturojnë deri në alivanosje. Jo rrallë të burgosurit e torturuar mizorisht ashtu sikurse është torturuar Rexhep Mala, nuk kishin mundësi që të shkonin me këmbët e veta nga zyrat e UDB-ës deri në qeli, dhe tërhiqeshin zvarrë nga hetuesit barbarë.
    Takimi i Rexhep Malës me nënë Fahrijen në mes grilash!
    Edhe pse i rrahur e i dërmuar fizikisht dhe shpirtërisht nga udbashët e pashpirt, Rexhep Mala në takimin e parë me nënën e tij…,në mes grilash (i përcjellur nga udbashët), nuk tregoi as ligështinë më të vogël, përkundrazi qëndroi stoik, dinjitoz e i pathyeshëm. Ja si e përshkruan Rexhep Mala këtë takim mjaftë prekës,me nënën dhe anëtarët tjerë ta familjes.
    “Të gjithë të burgosurit tjerë kishin të drejtë nga 10-15 minuta vizitë një herë në dy javë. Por unë dhe shokët e mi jo. Neve nuk na lejonin të na vizitonte askush. Na i lejonin vetëm rrobat dhe ca gjëra ushqimore. (…)
    Pas disa muajsh nga presioni dhe këmbëngulja e familjes për të më parë,më në fund ma lejuan vizitën. Kur më thirrën nuk e dija se ku më çonin. Për vizitën më njoftuan vetëm kur më futën në vendin e caktuar për takime me anëtarët e familjes. Ky vend ishte i ndarë me rrjetë të hekurt e të lartë gjer në tavan. (…)
    Aty ishin disa udbash dhe gardianë. Një udbash dhe dy gardian më rrinin anash që të kenë mundësi të shihnin sa më mirë se çka do të flasin dhe si do të sillen ata që kishin ardhur në vizitë. Nëna posa më pa, u zgjatë mbi hekurin dhe i futi gishtrinjtë në rrjetin që së paku t´i prekë gishtrinjtë e mi. Por nuk mundja t´ja zgjas dorën,jo pse frikohesha, por pse nuk doja që nëna të m´i shohë duart e mia të enjtura e të bëra çivit nga torturat. Shpejt e shpejt i vura duart në hekurin para vetes, gjoja të them se është e ndaluar. U përshëndetëm kështu përmes rrjetit, i pyeta si janë të shtëpisë dhe pa u bërë një minut e gjysmë na urdhëruan të përshëndetemi, se vizita ishte kryer. Nuk arrita as t´i shoh mirë dhe as t´i pyes për të gjithë njerëzit e shtëpisë. Megjithatë ishte i sigurt se të mitë (familjen) nuk i ka befasuar kjo egërsi fashiste, sepse ata qysh herët e kanë mësuar dhe e kanë përjetuar në kurrizin e tyre urrejtjen shoviniste të serbomëdhenjëve”.

Literatura:

  1. Selatin Novosella: “Kosova ´75”, Prishtinë 1995;
  2. Dr.Sabile Keçmezi – Basha: “Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë (1981 – 1989), Prishtinë 2003;
  3. Rexhep Mala: “Qëndresa” Kujtime, Gjilan 2002.

Burimi/Facebook/ Sheradin Berisha

Mardena Kelmendi – Nji interviste e mrekullueshme e degjuar mbreme me miken tone durrsaken znj Rajmonda Kamberi

No Comments Intervista Lajme

Emocioni me suprizat e ndryshme qe nderhynin papritur gjate intervistes u be’ shkak i nderhyrje se shume degjuesve shqiptare nga gjithe bota per ti dhene pergezim
Nder te tjera per figuren e gruas ne mergim po edhe arritjet e saja ne fushen e artit dhe pasionet saj ne sallonin e bukurise te cilin e mban ne qender te Athines nder stallone me te zgjedhura nga vendaset
Po edhe kengen shqiptare e veshjet kombetare ku ajo prezanton dhe tund publikun grek
Mbreme pershendetje suprize e kompozitorit njohur Gjergj Kostandin Leka njohu edhe qe se shpejti Rajmonda e shume kengetare pjesmarres ne festivalin e ardheshem realizuar me artin e bukur po te vete kompozitorit edhe kengeve te reja ne prezantim Emisioni morri ngjyra dhe nji larmi njohje e kenaqesi per qindra mijra emigrant qe degjojne dhe ndihen ne atdhe Brenda ketij emisioni drejtuar nga gazetari njohur Luigj Shkodrani
Pershendetje vazhduan nga miq te femijeris rinise Rajmondes po edhe nga miqt e vecante e madhja Alida Hisku dhe Nepttun Toni Gjata
Te urojme suksese mike vecante durrsake .

Burimi/Facebook

Censusi RMV/ Mbi 160.000 të regjistruar nga Diaspora

No Comments Aktualitet Lajme

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 160.519 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

Ky numër nuk është edhe aq i madh duke krahasuar të shtunën e kaluar kur kishte mbi 11 mijë mërgitmarë të regjistruar.

Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021.

Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit.

Regjistrimi i popullatës në vend do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill 2021. Enti shtetëror për statistika publikoi edhe konkurs të tretë plotësues për angazhimin e personave të cilët do të marrin pjesë në zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në RMV, për të cilin kandidatët e interesuar duhet të paraqiten deri më 20 mars 2021.

Burimi/botasot.info/

Si vritej dhe vritet gjuha shqipe

No Comments Argëtim Histori

shkruan Fahri Xharra

E donin vdekjen e gjuhës shqipe; nuk mund ta duronin se Thoti fliste shqip. Nuk mund të duronin se si e thotë Petro Zheji: “Sanskrishtja është bijë e shqipes”, nuk mundeshin ta paramendonin që shqiptarët e varfëruar të nxënin se gjuha shqipe është lingua primeva (gjuhë e parë) dhe se “gjuha shqipe rri me mënjanë, si gjuhë origjinale: e pandryshueshme dje, jo e përzier në trungun e saj si sanskrishtja, greqishtja, latinishtja dhe gjuhët tjera që rrjedhin syresh” (Jeronim De Rada).

“Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë”. “Gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historigrafia shqiptare”.

Shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadare ka shkruar rreth problematikës në mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai thotë se po tregon të vërtetën që ka ndodhur në mes shqiptarëve dhe turqve. Sipas Kadaresë, më 1887 në Shqipëri ka patur tre mijë shkolla. Nga këto, Kadare rendit një mijë e dyqind shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, treqind shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin. Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe. “Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq; katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar”,- thotë Kadare.

Shkrimi i shqipes në Jug njihet se ka filluar në shekullin XIV, sigurisht me alfabetin grek. Por, duke filluar nga shekulli i XVIII kishte nga ata që mendonin se gjuha shqipe duhej të shkruhej me një alfabet të veçantë që nuk do të ishte as arab, as grek, as latin, apo cirilik. Ndër ta mund të përmendet J. Vellarai, si edhe Th. Haxhifilipi që u vra nga kisha fanarjote dhe më pas ia dogjën shkrimet. Përpjekjet për të futur shqipen në kisha dhe në shkolla, sollën acarime midis kishës greke dhe shqiptarëve. Qëndrimi i grekëve ishte i qartë: djegje alfabeteve të veçanta dhe vdekje autorëve të tyre, ndërsa shqipja do të lejohej vetëm për mësimin e greqishtes. Grekët u tërhoqën paksa. Tashmë, gjuhës shqipe nuk i mohohej shkrimi, në qoftë se bëhej në favor të greqishtes, mjafton që të mos shkruhej me shkronja të posaçme. Por Naum Veqilharxhi mendonte që sipas këtij plani, vërtetë shqipja shkruhej dhe lëvrohej, por ideja e krijimit të kulturës shqiptare nuk realizohej dhe për më tepër, shqiptarët do të vazhdonin të ishin të ndarë sipas feve, ose më mirë, sipas alfabeteve. Me veprën e tij, Naum Veqilharxhi do të tejkalonte kështu qëndrimin e V. Meksit dhe G. Gjirokastritit, që shqipëruan Dhiatën e Re duke përdorur kryesisht shkronjat greke.

Pse Kisha greke e Athinës është dhe ishte historikisht mëkatare ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Marrëveshja greko-ortodokse me osmanët ishte: “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë patur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim”. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Një detaj: “Pandeli Sotiri jepte mësim e drejtonte shkollën me armën ngjeshur në silahe, për t’u mbrojtur fizikisht nga armiqtë e jashtëm dhe atyre që ishin vegël e tyre, sepse hapja e shkollës shqipe në Korçë dhe ajo nga i vëllai në Pogradec, e tërbuan reaksionin, grekoman dhe atë të Patrikanës së Stambollit. Dhe kjo: “Agjentët e Patrikanës, që e flakën Pandeli Sotirin, nga dritarja e katit të tretë të banesës, zhdukën bashkë me të, edhe lejen e Perandorisë për shkollën shqipe të Korçës”.

Kisha greke e Athinës, të cilën Faik Konica e quan me përçmim “klerikaja greke”, është kryekëput mëkatare ndaj KOASH dhe ndaj patriotëve shqiptarë. Patriarkana e Kostandinopojës, si institucion i lartë shpirtëror i ortodoksisë, lypset të reagojë fuqimisht e publikisht për këto mëkate të rënda të Kishës greke, qoftë historike, qoftë aktuale. Le të kërkohet falje publike në respekt të ortodoksëve dhe popullit shqiptar dhe le të jepet, si provë e parë, një meshë e posaçme për tërë martirët e ortodoksisë shqiptare që presin, as më shumë e as më pak, veçse të shenjtërohen. Është një kërkesë e lartë e ortodoksëve të vërtetë shqiptarë, të cilët duan të kenë shenjtët e tyre, udhëheqësit e tyre shpirtërorë.

Faik Konica shkruante: “Të krijosh një shkollë shqipe në këtë vatër me pasione të ndezura fetare, do të thoshte t’u ndërroje drejtimin mendjeve për t’u marrë me të tjera halle më të mëdha, t’u çelje horizonte më të gjera: t’u ngjallje atyre njerëzve të ashpër vetëdijen për kombësinë e tyre, t’i afroje rrjedhimisht me njëri-tjetrin dhe të shuaje sherret shterpë të tyre, nga të cilat nxirrte përfitim të madh vetëm qeveria e Madhërisë së Tij Sulltanit. Të përpiqeshe të krijoje një shkollë të tillë në një mjedis të tillë dukej si e kotë”.

Për fat të ligë, edhe fanatizmi i shqiptarëve muhamedanë nuk mbeti as ai pa u vënë në veprim. Disa funksionarë të vegjël ia nisën nga intrigat, duke thënë se të dërgoje fëmijët në shkollë shqipe binte ndesh me mësimet e Kuranit; e këtë e bënin për favoret e tyre nga Sulltani.

Gjuha shqipe duhej të vdes; ajo vritej. Shkronjat shqipe e kanë historinë e tyre të përgjakur. “Gjithsecili prej nesh ka fatin e tij, madje dhe shkronjat kanë pasur fatin e tyre, sidomos shkronjësit e tyre. Shpesh këto shkronja kanë ndjerë ngrohtësinë e gjakut të atyre që i krijuan, apo hidhërimin e helmit që mori jetën e atdhetarëve të mëdhenj. Petro Nini Luarasi vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit (marrëveshje shekullore).

Kush ia mësynte të hapë shkollë, nuk kishte asnjë dyshim; nuk do ta kishte aspak të lehtë. Me të mbërritur atje (kudo në Shqipëri) do të nisnin edhe përgatitjet për vdekjen e tij. Vdekjet e parapërgatitura janë gjithmonë të frikshme.

Nuk mundem më shumë, ju falemnderit për vëmendjen!

Referencat

Prof. Dr. Fedhon Meksi, “Lufta në mes shqipes dhe greqishtes”

Monet Maneshi, “Faik Konica: Histori dhe aktualitet”

Faik Konica, “Historia e Shkollës Shqipe të Korçës”

Jahë Sadrija: “Pandeli Sotiri (1843-1891) – Mësues i Popullit”

Irma Ceka, “Pandeli Sotiri fati tragjik i drejtorit te Mësonjtores”

Vepror Hasani, “Ja si u vra Pandeli Sotiri nga gruaja e tij në bashkëpunim me Patriarkanën”

Burimi/27.al/