Home

Lajme

Djali i propozon për martesë, familjarët e vajzës tentojnë të hyjnë me dhunë në studio

No Comments Argëtim Histori

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Stiljano rrëfeu historinë e ndaluar të dashurisë midis tij dhe Ersoneldës, vajza e cila i kishte rrëmbyer zemrën djalit nga Vlora. Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri, pasi familjet e tyre jetojnë në të njëjtin fshat të Vlorës. Pas 1 viti lidhjeje kishin vendosur që të fejoheshin dhe u kishin treguar familjarëve të tyre.

Fatkeqësisht Ersonelda disa vite më parë kishte humbur prindërit për shkak të një aksidenti dhe për të, motrën, vëllain e saj ishin kujdesur gjyshërit. Gjyshërit e Ersoneldës e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen me Stiljanon sepse ishin kushërinj.

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie”, tha Stiljano.

Stiljano kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë me historinë e tyre të dashurisë. “Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- ishte mesazhi i Stiljanos për Ersoneldën.

Ersonelda ishte tepër e pavendosur dhe se ishte nën një presion tepër të madh, si nga familja e saj si dhe nga dashuria që ndjente për Stiljanon.

Stiljano i propozoi për martesë, por në prapaskenë ndodheshin familjarët e saj, të cilët u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë.

Ersonelda tregoi: “Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipëria ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon”. Ndërkohë familjarët e saj vazhdonin të tentonin që të hynin në studio, duke ulëritur dhe duke kërcënuar Stiljanon dhe Ersoneldën.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, të cilët shoqëruan në komisariat familjarët.

Menjëherë pasi ata u shoqëruan nga efektivët, Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos.

Burimi/https://www.zeromedia.al/

Ja pse në Durrës fiton thellë Partia Demokratike dhe Ferdinand Xhaferraj

No Comments Lajme Opinion

Nga Arbri N. HIMA

Këtu sot do të ndalemi në ballafaqimin mes PS dhe PD me fakte dhe me argumente për të vertetuar edhe titullin e këtij shkrimi. Së pari në faktin e kualiteteve dhe të kapaciteteve si deputetë, ministra, qeveritarë dhe të administatave qëndrore dhe lokale, ku historikisht Partia Socialiste si e konsumuar dhe e dështuar politikisht, rezulton që të jetë shumë inferiore karshi Partisë Demokratike.

Partia Demokratike për kandidatë për deputetë, kandidaturat më së shumti i ka zgjedhur në mënyrë demokratike si dhe individë me integritet e dinjitet. Ka individë e kandidat të tillë shëmbullorë të mirëfilltë për integritet, dinjitet, profesionist dhe sidomon shëmbull morali e ndershgmërie si z. Ferdinand Xhaferraj i cli ndryshon dhe është vite dritë ndryshe nga p.sh. si Lefter Koka , si dirigjenti i fushatës së PS-së,Dako famëkeqi i korrupsionit e betonit, apo dhe një farë Cyrbja e të tjerët e listës fantazmë të rilindjes.

Partia Socialiste gjithmonë kandidatët për deputet janë sjellë krejtësisht nga Tirana, dhe kjo është e vërtetë pasi drejtues potencialë nga Partia Socialiste, antarë të mirëfilltë të saj kanë

deklaruar se ata as që i njohnin se kush janë dhe nga u kanë ardhur kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet, gjë e cila verteton faktin se Rilindja Socialiste si risi rilindasish ajo e rilindi Partinë socialiste me deputetë, ministra dhe drejtorë me nipër e mbesa dhe me pinjollët e etërve të diktaturës koministo-envereiste dhe së dyti: Rama dhe Rilindja socialiste sollën risinë e futjes në parlament të ndividëve me rekorde kriminale.

Qytetari durrsak e di shumë mirë se cfarë kanë bërë në këto vite pushteti dhe qeveria e rilindjes ku kryeministri ka qeverisur me drejtorët besnik të tij që kanë qenë mbi ministrat formal si dhe me agjentët e agjenturicat e tij nëpër adminisrtratën shtetërore.

Votuesi inteligjent durrsak nuk mashtrohet dhe as nuk shitet.

Rilindja socialiste nuk e rilindi Republikën Socialiste por më keq akoma, ajo ndërtoi Republikën e kanabistanit dhe të eksodit, ku shëmbull i kesaj rilindjeje u bë qyteti dhe Bashkia e Durrësit me mafien e narko-betonit,që edhe sot e betonizojnë detin dhe Plazhin e Durrësit

Në Durrës fitojnë Partia Demokratike dhe Ferdinand Xhaferraj, sepse qytetari durrsak ia njeh mirë karakterin e z. Xhaferraj dhe të kandidatëve të tjerë si Oert Bylykbashi, Igli Cara ej., si devotshmërinë, sinqeritetin ,ndershmërinë dhe respektin që ata gëzojnë te qytetaria durrsake , kjo përballë asaj se cfarë janë e përfaqësojnë trinomi socialist Rama-Dako-Koka.

Partia Demokratike në 2005 në Durrës fitoi në zgjedhjet parlamentare kundër Partisë Socialiste 6:O, madje edhe në vitin 1997 në zgjedhjet në kulmin e terrorit komunist, në Durrës, PD-ja doli në balotazh në 4 zona elektorale dhe fituese direkt në zonën e Rashbullit me Ferdinand Xhaferrin ishkryetatin e atëhershëm dhe të rizgjedhur edhe tani të Partisë Demokratike, i cili kandidon përsëri me 25 Prill 2021.

Ndërsa në Partinë Socialiste kulmi i injorimit që i është bërë Partisë Socialiste në Durrës dhe qytetit të Durrësit janë këto 8 vitet e keqqeverisjes së Rilindjes,ku Partia Socialiste Durrës ka qenë levë dhe instrument i Vangjush Dakos, mikut besnik të Kryeministrit të cilit Edi Rama ia dha atij me koncesion PS-në e Degës Durrës, pasi dhe prandaj Partia Socialiste Durrës ka bërë cfarë ka thënë dhe ka dashur pushteti Dako-Rama, dhe tani edhe i ri-ri-konvertuari përsëri në Partinë Socialiste ishMinistri LSI-ist në qeverinë Rama, Lefter Koka..

Ndryshe komplet është kapaciteti intelektual, personaliteti dhe individualiteti i deputetëve dhe drejtuesve të degës PD-së Durrës, i drejtuesve të saj dhe deputetëve të saj si p.sh. ishdeputeti dhe kryetari PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj, Deputeti dhe ish Ministri i Mbrojtjes Gaz Oketa dhe të tjerë si: Grida Duma, Mela Moisiu, Ermir Kapidani, Albana Vokshi etj.

PS do të ndëshkohet ashpër në Durrës pasi ajo tani është para gjyqit demokratik për ato zulllume të pariparueshme që Partia Socialiste me punën e saj shkatërrimtare me pasoja katastrofike mjedisore, urbane, turistike dhe betonizuese që Kryebashkiakët e Partisë Socialiste duke filluar me Miri Hotin, Lefter Kokën dhe sidomos me Vangjush Dako-betonin, për meritën e madhe të tyre për rrënimin që ata i kanë bërë qytetit të Durrësit.

Në Durrës është punuar e ndërtuar duke shkatërruar dhe për të shkatërruar dhe tashmë përfundimisht ai është bërë qytet i betonizuar, se vetëm beton ka kudo, dhe si pasojë qyteti i Durrësit nuk është më as qytet arkeologjik, as turistik dhe as historik sepse është betonizuar madje edhe Plazhi; janë ndërtuar pallate mbi trashëgiminë historiko-turistike.

Pra, Durrësit nuk i kthehet më identiteti dhe trashëgimia historike, arkeologjike, kulturore, gjë e cila përbën një krim të

jashtëzakonshëm dhe të pashëmbullt mjedisor, ekologjik, turistik e kulturor me pasoja të pariparueshme.

Dhe dëbimi i Rilidjes nga pushteti do të jetë edhe si një ndëshkim për këto lloj krimesh.

Ndryshe nga pushteti socialist, ndryshe nga kryebashkiakët rrënimtarë socialistë Hoti, Koka e Dako, komplet ndryshe ka punuar Kryebashkiaku demokrat Tomor Golemi i cili mbahet mend si shëmbulli më i përkryer madje edhe në rang kombëtar i një krybashkiaku shëmbullor i cili i shërbeu me aq devocion në ato 4 vite pas rënies së komunizmit, i cili u sherbeu aq mirë dhe me aq pëgjegjshmëri qytetit dhe qytetarëve të Durrësit së Bashku z. Vaso Papaj Ishkryetarin e Qarkut Durrës dhe më pas prefekt i Dibrës.

Ishte fatkeqësi e madhe kombëtare që pas revoltave revolucionaro-komuniste të vitit 1997 në pushtet erdhi trashëgimtarja e PPSH, Partia Socialiste e cila për 20 vite i bëri hatanë dhe gjëmën qytetit të Durrësit, politika e mbrapshtë e së cilës ka shkatërruar, rrënuar dhe ka betonizuar infrastrukturën, ka ngushtuar rrugët, betonizuar gjelbrimin, trashëgiminë dhe kulturën dhe që tashmë Durrësi nuk është më as qytet historik sepse historinë dhe turizmin e ka groposur betoni.

Prandaj nuk ka rrugë tjetër me 25 Prill 2021 e cila do të jetë dita e gjykimit dhe e ndëshkimit të ashpër me votë të kësaj të keqe të madhe kombëtare,për dëbimin nga pushteti të rilindjes së mbrapshtë socialiste.

Rilindjes Socialiste i ka interesuar politika e koncesioneve, i ka interesuar vetëm porti dhe dogana në Durrës nga ku ata kanë siguruar fitime për pasurimin nga kontrabanda për vetëm per xhepat e tyre, dhe sot qyteti i Durrësit është edhe qyteti i varfërisë, drogës, korrupsionit , trafikimit ; është qyteti i papunësisë dhe i

eksodit, pavarësisht resurseve të mëdha ekonomike e portuale që atij ia ka mundësuar natyra.Prandaj edhe fitorja e madhe Partisë Demokratike shqiptare do t’i vijë nga Durrësi.

Quo vadis Kosovë! “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!

No Comments Argëtim Histori

Nuk është e rastësishme. Le të kujtojmë elaboratet shoveniste serbe, që udhëzonin që në periudha të rëndësishme për fatin e të ardhmes duhet të ndikohet që opinion Shqipëtar të merret me gjëra terciare a krejt të parëndësishme. Temat e këtilla, nuk janë vetëm me qëllim të futjes së përçarjes dhe thellimit të ndarjes fetare mes Shqipëtarëve. Edhe pse në vazhdimësi Serbia, ka inskenu raste të këtilla, që nga vitet 1896 e sidomos në vitet 1908 e më pas, e që janë të panumërta rastet e tilla edhe në disa rajone të Republikës së Kosovës. Madje mjafton të shikohen deklarimet e dy personave, që kanë nxitur dy temat: “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”, njëri i vetëdeklaruar që financohet nga fondet turke në shkollimin e fëmijëve të tij, kurse tjetri i arrestuar me dokumente, lekë dhe armë të Serbisë, por i gjykuar dhe i liruar me “marrëveshje” nga të tre akuzat: shtytje në kryerje të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatami.

Kërcënimi i integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës

Pak ditë pasi Rusia dërgoi forca ushtarake në drejtim të Ukrainës dhe kërcënimit të Kinës ndaj Tajvanit, në Kosovë shpërthejnë tema debati si “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”! Derisa në vitet e fundit Serbia në vazhdimësi përforcon kapacitetet e saj ushtarake sulmuese, e që janë shqetësuar edhe BE dhe SHBA dhe kanë reaguar, madje edhe zyrtarët e vendeve të rajonit, por jo edhe zyrtarët e Institucioneve tona. Pa harruar edhe marrëveshjet e fsheta, siç ishte me Iranin, në rast të ndërhyrjes së SHBA-së, e po ashtu edhe indicjet për marrëveshje dhe kordinimin në rastin e fundit, në rast të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Republika e Kosovës, është në fazën vendimtare të dialogut me Serbinë si e pakëta mundësi që delegacioni serb të përfitoj nga ky dialog, e deri në rastin e përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë, të kryej invazion kundër Republikës së Kosovës. Pak ditë para fillimit të muajit islam të agjërimit, dy teomercenar, njëri gjoja tradicional e tjetri radikal salafist, paralelisht godasin Identitetin Kombëtar Shqipëtar. Duke shpërqëndru qytetarin e Republikës së Kosovës me tema krejt periferiale, si “Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!” dhe “gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”! Tema këto të injektuara nga qarqet serbe dhe turke, qoftë drejtëpërdrejt a edhe tërthorazi, nën mbulesën e gjoja e bëjnë mediet e caktuara thjesht për klikime.

“Adem Jashari paska refuzu cigaren në ramazan!”

Gjithashtu nuk janë rastësi edhe cënimi, denigrimi dhe poshtërimi i figurave kombëtare Shqipëtare, duke filluar nga Gjergj Kastrioti, Shën Nënë Tereza, At Pjetër Bogdani, Josif Bageri, Adem Jashari, Ismet Jashari etj.

Për dallim nga vitet tjera, këtë vit shohim që në mënyrë të organizuar, nga portale të krijuara kohëve të fundit dhe pa të dhëna të adresës, propagandojnë propagandën serbe, për ta identifiku

Luftën Çlirimtare të Kosovës, si luftë terroriste islamike, apo që fillimisht t’i jepet ngjyrim fetar, e pastaj Serbia me lehtësi e paraqet si luftë terroriste islamike. Ashtu siç Serbia në vazhdimësi e ka etiketu këtë Luftë. Kurse vetëm një vit më parë, vëllau i kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e fyente Adem Jasharin derisa dehej nga muzika serbe. Tashmë raporti i Martit, i ndërtuar mbi këso prova propagande të agjenturës serbe, e dijmë të gjithë se çfarë pasojash ka sjellë. E nesër nga këto deklarime të këtyre teomercenarëve, dëshmitarëve të paguar e provave të propagandës, tjetërsohet dhe inkriminohet Lufta e UÇK-së, si luftë terroriste islamike, e mbrapa së cilës në aspektin juridik do ketë pasoja edhe më të mëdha.

Nëse analizohet më në thellësi shohim që Serbia paralelisht në kriminalizimin e UÇK-së, ka vepruar në dy drejtime, në inkriminimin e kësaj Lufte si luftë e krimit të organizuar e mafias, që gjoja pjestarë të saj janë përfshirë në kontrabandë droge dhe trafikim organesh njerzore dhe në drejtimin e dytë që është edhe më i vjetër sesa i pari, që këtë Luftë ta paraqesin me ngjyrim ekstrem fetar islam. Fatkeqësisht asnjë jurist në etnikumin tonë, që ka studiuar antiterrorizmin, nuk e ka trajtuar asnjërën nga këto në ndonjë studim. Por sa për krahasim fillestar, fillet e para prej nga buroi Raporti i Martit, janë të kohës së pas luftës, gjegjësisht në vitin 2010 doli në publik, kurse lufta speciale e Serbisë për ngjyrimin fetar të Luftërave tona Çlirimtare si lufta terroriste islamike, ka filluar që në vitet 1992 e më pas. Kjo luftë speciale e Serbisë për ta “argumentu” se ishte luftë terroriste islamike, është shumë e gjerë, shumë dimensionale që zhvillohet për këto tre dekada, e që sipas gjitha gjasave do nxjerren në pah vetëm pas dhënijes epilog të rastit të parë( në lidhje me raportin e Martit). Për fat të keq, si me rastin e raportit të Martit, institucionet e Republikës së Kosovës, janë duke e trajtuar njejtë edhe luftën speciale serbe për ta inkriminu Luftën e UÇK-së, si luftë terroriste islamike. Si kohë e fundit, të këndellen institucionet tona, që çdo ngjyrim politik dhe fetar i përpjekjeve dhe Luftërave tona për Liri, të ndalohet, hetohet dhe gjykohet meritorisht. E pasojat janë të sigurta-do i shohim, nëse vazhdojmë kështu të qëndrojmë!

“Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”!

Një teomercenar, i njohur në opinionin e gjerë, për predikimet e tij ekstreme islamike, e vazhdon avazin e vjetër. Nuk i përmbahet “marrëveshjes” shkaku i së cilës është liruar, nga tre akuzat në vitin 2018. Madje nëse analizohet deklarimi i tij, më së miri shihet fakti që shoqëria e Kosovës, është duke rrëshqitur drejt talebanizimit, ngjajshëm siç janë talebanizu shoqëritë në Pakistan 1966-2020, në Turqi pas viteve 1990 etj.

Janë të pakët popujt, që për disa mileniume kanë qenë të pushtuar dhe janë të pakëta territoret që për disa mileniume janë synuar të pushtohen. Patriarkalizmi në Lindjen e Mesme, u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh, e nuk ka qenë eksportim i patriarkalizmit grek përmes pushtimeve të Lekës së Madh), duke kufizu gratë në fuqinë riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”1 e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe,

por edhe në fetë monoteiste që ishte judaizmi, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”,2 e prej nga e inkorporuan edhe krishterizmi dhe sidomos islamizmi. Islamizmi i përvetësoi nga tregimet mitologjike për subjektet judaike me origjin hebreje, nga burime ekstra-islamike( isra’iliyyat). Isra’iliyyat-i derivonte nga fetë tjera si krishterizmi dhe zoroastrianizmi,3 e që shumica e të cilave të përfshira në “tregimet e profetëve”( Qisas Al-Anbiya) apo edhe në “ekzegjetën-komentimin e Kuranit”(Tafsir), edhe përveç adaptimit të shkrimeve biblike judaike dhe të krishtera, islamizmi i adoptoi shkrimet Apokrife dhe Midrash-e.4 Edhe pse në interpretimet e para islamike(Tafsirët) kishte një rëndësi shumë të madhe Isra’iliyyat-i, nga dijetarët e mëvonshëm islamik u mënjanua,5 derisa disa dijetar paramodern entuziazmohen që t’i përdorin, por ka edhe të tillë që dënojnë përdorimin e tyre,6 kurse në kohët modern të gjithë i kanë kritikuar si joislamike.7

Ndikimi Helen në njërën anë dhe në anën tjetër pushtimi romak, sollën patriarkalizmin edhe në Iliri. Prandaj shohim më me lehtësi që në Pellgun e Mesdheut, helenizmi( greqia antike) ishte burimi themelorë i ideologjisë patriarkale, e cila ideologji u përhap edhe në Romën antike dhe nëpër kolonitë e tyre-fatkeqësisht edhe në Iliri në pjesët ultësinore, e më pas më me intensitet edhe në zonat malore. Me shkatërrimin e Kartagjenës nga Romakën, në Luftën e Parë Punike, më 241 para Krishtit, Republika Romake u bë dominante si fuqi detare në Mesdhe,8 por që nuk ishte absolute, pasiqë ishte ngritur edhe mbretëria Ardiane, që kërcënonte Romën. Mbrete e së cilës mbretëri ishte Teuta.9 Në këtë periudhë nuk kishte ndonjë vend tjetër që të kishte në krye të mbretërisë një femër, p.sh: grekët antik kishin femra vetëm në mitologji( e që për më shumë sipas një numri të studimeve të fundit, ato rrjedhojnë të jenë Ilire a para Ilire-Pellazge), por jo edhe në udhëheqje të shteteve të tyre, ashtu edhe romakët. E që Polibi shkruan në pikëpamje negative për mbrete Teutën, për faktin që ajo ishte femër, e që thoshte se kishte shkurtëpamsi natyrore të gruas dhe nuk shihte asgjë pos suksesit të fundit.10 Pozita e gruas ilire, filloi të degradohet me ardhjen e pushtimit romak, bizantin, përmes të cilit u sollën edhe kulturat e huaja, qoftë ajo romake, helene, por edhe filluan ardhjet e feve, kryesisht atyre monoteiste. Derisa pozita e gruas në fetë monoteiste, përfshirë edhe krishterizmin ishte më e disfavorshme.

Nuk ishte vetëm Teuta, fiset Ilire, kishim më së shumti se çdo popull tjetër antik, në krye të vendit udhëheqëse femra. Kishim disa prince, siç ishte edhe Audata që ishte vajza dhe mbesa e mbretit Bardhyl,11 e cila mbretëroi në vitet 359-336 para Krishtit, e që në fillim ishte prince Ilire e pastaj edhe mbrete Maqedone, pasi ishte martuar me Filipin e II të Maqedonisë në vitin 359.12 Pastaj edhe Bircena( Bircenna, Birksena), që mbretëroi në vitet 292-272 para Krishtit, ishte prince Ilire e më pas edhe mbrete Epirote. Ajo ishte vajza e Bardhylit II mbretit të Mbretërisë Dardane, e që u bë pastaj njëra nga 5 gratë e Pirros së Epirit, që u martu me të rreth vitit 292 para Krishtit.13 Njëra ndër gratë e Pirros Lanasa( Lanassa), u divorcu nga burri i saj, me arsyetimin qe ai më shumë kujdesej për “gruan e tij barbare”.14 Pastaj Synana( Cynane) edhe gjysmë-motra e Aleksandrit të Madh, që ishte vajza e Filipit II nga gruaja Audata, ishte prince Ilire, e cila lindi rreth vitit 35715 dhe u vra në vitin 323. Synana, ishte trajnuar në artin luftarak ilir, nga nëna e saj Audata,16 e cila ishte një nga tre gratë e vetme që luftonin në vija fronti, në Maqedoninë e periudhës helenistike.17 Karia ishte një pricesh tjetër ilire, e cila mbretëroi në pjesën e dytë të shekullit të IV para Krishtit, ishte vajza e Filipit të II të Maqedonisë, e cila ishte përfshirë në betejën në vitin 344/343 para Krishtit, e cila ishte vrarë në atë rast nga Synana(Cynane).18 Ajo ishte goditur në fyt nga Synana19 dhe ushtria e saj u mund gjithashtu.20 Etuta, ndryshe e njohur edhe si Etleuta dhe Etleva, e cila ishte mbrete Dardane dhe ishte vajzë e Monunit II të Dardanisë,21 që mbretëroi në vitet 169-168 para Krishtit, mbrete e mbretërisë Ardiane, e martuar me mbretin Gent.22 Beroea e Epirit, ishte princesh ilire e fisit të Molosëve e cila ishte martuar me mbretin Glauk, e që e rriti Pirron e Epirti.23

Me ardhjen e barbarëve dhe vendosjen e tyre në Gadishullin Ilirik, tash Ballkanik, duke filluar nga sllavët e deri tek pushtuesit Osman( në bashkësundim me sllavët), pozita e gruas në vazhdimësi edhe në trojet tona, është degraduar. Por fatmirësisht në kulturën, traditën dhe identitetin tonë Iliro-Arbërore-Shqipëtare, në vazhdimësi është ruajtur barazia gjinore, madje është ngritur Kulti i Shenjtë i Nënës( sinonimi i së cilës më i mirë është shembulli që tashmë tërë njerëzimi e ka pranuar, e që e vetmja grua në planet që gëzon titullin Nënë Tereza). Madje jo vetëm

kaq, elemente të shenjtërisë së femrës Iliro-Arbëroro-Shqipëtare, e hasim edhe në Kodin e Nderit tonë, ku ishte përfshirë edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, për paprekshmërinë e gruas( pavarësisht përfshirjes edhe të anëve negative në këto Kanune Shqipëtare). E edhe në luftërat e fundit për çlirim kombëtar, kemi dhjetëra e qindëra luftëtare dhe të rëna për liri.

Por mbi gjitha, Shpëtimi i Kombit tonë, siç e thonë shumica e Rilindasëve tonë, nga të gjitha pushtimet e veçmas nga pushtimi më i egër Osman, në bashkësundim me vazalët ortodoks sllav( Patrikanën e Stambollit), është meritë kryesore e femrës Shqipëtare. E sot, në shekullin XXI, teomercenarë propagandojnë dhe përpjeken në robërimin e femrës Shqipëtare, atë që asnjë pushtues nuk ka arritur ta bënte. Prandaj nuk rreshtin, që në mënyra nga më të ndryshmet, me arsyetime qoftë edhe fetare, që të robërojnë femrën Shqipëtare. Një nënë e shkolluar, një komb i përparuar dhe e kundërta, atë që e synojnë patriarkalistët, konservatorët, radikalët, ekstremistët dhe fanatikët.

Fatkeqësisht sot, nuk shohim reagim institucional( madje as të Avokatit të Popullit), as reagim të mjaftueshëm qytetar, e mos të flasim më për organizata që thirren për mbrojtjen e të drejtave të grave, siç nuk kemi pa as me rastin e 100 e më shumë vrasjeve të grave në Kosovë, disa mijëra rasteve të dhunës kundër anëtarëve femra të familjeve tona.

E vallë, a do lejojmë sot, që në Lirinë e Republikës së Kosovës, të robërohet gjysma e familjeve tona!?

Më:15.04.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të Prokurorisë në Hagë

No Comments Lajme Opinion

Dilaver Goxhaj

Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me ato armë që u sollën pjestarët e familjeve të tyre nga emigracioni si dhe çfarë mundën të bliheshin në Shqipëri prej vëllezërve trafikantë shqiptarë. Por, edhe ata që dolën në krye të asaj lufte vinin nga këto shtresa. Dhe këtë sacrifice ata të gjithë e bënë në emër të lirisë. Ishte dashuria për atdheun që i bëri këta njerëz të fortë, të aftë për të kryer akte të vërteta trimërie, siç ndodhi fillimisht në Drenicë me fisin e Jasharajve, dhe pas dy javësh në Dukagjin me fisin e Haradinajve, ku u përballuan me trimëri qindra ushtarë e policë.

Ai heroizëm i madh me ngjyra të shndritshme, që shpërtheu më pas në mënyrë masive, e pati burimin te besimi i madh në vlerat fizike e shpirtërore të atyre familjeve dhe një pjese të konsiderueshme të popullit shqiptar në Kosovë, duke iu kundërvënë jo vetëm armiqve pushtues, por edhe një klase të caktuar politikanësh shqiptarë të rymave të ndryshme dhe pasuesve të verbër të tyre.

Si rrjedhojë e zgjerimit të përditshëm të luftës, natyrisht që do të lindte dhe lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila gradualisht mori formën e një ushtrie të rregullt guerile me në krye Shtabin e saj Drejtues.

Mirëpo, pasi lufta mbaroi dhe populli fitoi lirinë, që do të thotë se në Kosovë u bë kthesa e madhe shoqërore, filloi ndeshja midis përfaqësuesve politikë të palës fituese të asaj lufte dhe asaj kundërshtuese të saj. Duke qenë se pala kundërshtare e luftës për liri përbënte shumicën e elektoratit, zgjedhjet e para pluraliste, natyrisht që do t’I fitonte ajo. Mirëpo, të dyja palët u paraqitën ashtu siç i pamë këto 20 vjet – ambiciozë, egoistë, mburavecë por edhe frikacakë.

Ajo që ka rënë më së shumti në sy është fakti se të dyja palët ngjajnë shumë midis tyre, para së gjithash: me paaftësinë për të ndërtuar shtet dhe me egoizmin e tyre që e zhveshi luftën politike nga çdo ideal tjetër përveç atij të kolltukut. “Kolltugofagët” e racës, siç do të shprehej Fan Noli ynë, jo vetëm që nuk mundën t’i sillnin Kosovës asgjë të re, por, përkundrazi, u bënë pengesë për përparimin e saj.

Kjo ishte dhe është një luftë midis klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore në Kosovë, që vërtetoi një dukuri të madhe historike: edhe pse ndodh kthesa historike, për popullin nuk ndyshon asgjë.

Populli u zhgënjye. Zhgënjimi është pasqyrë e së ardhmes. Dhe kjo u pa që, si asnjëherë në kushtet e pluralizmit politik të mund të fitoi zgjedhjet e vetme një parti politike, sikundër ndodhi në 14 shkurtin e këtij viti, ku LVV fitoi 51% të tyre, me shpresën se do ndryshoi diçka në raport me periudhën 22 vjeçare të pasluftës.

Ky rezultat votimi vërtetoi maksimën: vetëm shpresat e fuqishme të detyrojnë të ndryshosh mendim qoftë si individ, qoftë si popull. Pikërisht kjo shpresë mendojmë se hoqi qafe plotësisht ngushtësinë mikroborgjeze shqiptare. Megjithatë, presim e shpresojmë.

Në prag të këtyre votimeve parlamentare, e veçanërisht pas tyre, është vënë re se tema më e preferuar dhe e përditshme e mjeteve të propagandës, (të gazetave, portaleve, radio dhe televizioneve), ka çdo ditë sharje , të ashtuquajtura invektive (fjalë të ashpra demaskuese), kundër ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, si një nga mënyrat retorike më ekspresive të

gazetarëve e analistëve të shumtë kosovarë, e cila përdoret pothuajse çdo natë e në çdo studio, si dhe në çdo gazetë e portal, pothuajse nga shumica e oratorëve e gazetarët e vegjël e të mëdhenj.

Dhe një ndër gazetarët më të vjetër e më me përvojë në Kosovë, Milaim Zeka, tregon se e zotëron shumë më mirë se të gjithë të tjerët sharjen ndaj SHP të UCK-së me një mjeshtëri të rrallë, i cili këto ditë po shërben si një model i paarritshëm në këtë drejtim.

Kjo temë , sikundër thamë, ka marrë hov më së shumti menjëherë pas konstituimit të Qeverisë së Dytë Kurti, ku në një panel televiziv, dhe jo i vetmi panel televizive kundër UCK-së, (kuptohet, duke veçuar “Betejën” e Koshares), z. Milaim zeka, formuar si gazetar klasi në Perëndim, në Suedi, shprehu në mënyrë të koncentruar gjithë urrejtjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare, por me nëntekst, duke përmendur vetëm Shtabin e Përgjithshëm të saj:

“Të gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pos Lahi Brahimit, kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona.”, (marrë nga intervista ne emisionin “pa maske” (minuta 16) në TV 7, datë 13 prill 2021, (shih:https: //www. facebook.com/ GOInsajderi/videos/470013177535950).

Ai, duke shfrytëzuar shkathtësinë e vetë folëse, kërkon të bindi publikun në Kosovë se të gjithë anëtarët e ish-Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së s’kanë qenë gjë tjetër, veçse një bandë hajnash. E bën këtë, nuk e dimë me apo pa qëllim, pa dashje apo të nxitur nga të tjerë, sido që të jetë, ajo është solidarizim me akuzën që ka bërë kundër UCK-së Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e akuzon gjithë UCK-në si “një ndërmarje e organizuar kriminale”.

Nuk është rastësi, se i inkurajuar nga ky gazetar, të nesërmen e kësaj akuze të bërë nga Milaim Zeka, një bashkëpjesmarrës i tij në “Betejën” e Koshares, një farë Naser Vllasi, edhe ai akuzoi me emër një anëtar tjetër të SHP të UCK-së për trafikant armësh!

Përgjegjësia e asaj akuze që shprehu në atë TV z.Milaim Zeka, dhe të nesërmen pasuesi i tij Vllasi, nuk bie vetëm mbi ata të dy, por më së shumti mbi moderatorët dhe të pranishmit në ato panele televiziv, të cilët që i miratuan me heshtjen e tyre. Dikur Leon Tolstoi ka thënë: “Heshtja mbetet gjithnjë një mundësi”. Ndërsa V.Hygo ka thënë: “Heshtje ndaj një ideje të ngulitur është e tmerrshme”.

Bazuar në thëniet e këtyre korifejve të letërsisë botërore, me anë të këtij shkrimi akuzoj gazetarin dhe politikanin Milaim Zeka për shpifje dhe manipulim të opinionit publik, me të pavërtetën e madhe thënë për Shtabin e Përgjithshëm të UCK-së.

Miratimi në heshtje i kësaj akuze të z. Milaim Zeka si nga moderatori dhe paneli prezent i analiztëve-gazetarë kërkojnë që mendimin e vet ta paraqesin si mendim të përbashkët të të gjithë anëtarëve të shoqërisë në Kosovë, d.m.th., po të shprehemi në mënyrë abstrakte, t’i japin këtij mendimi të tyre formën e opinionit të përgjithshëm në Kosovë, ta paraqesë atë si të vetmin mendim të arsyeshm e të vlefshëm për të gjithë; ku ai kërkon të dali si përfaqësues i gjithë shoqërisë kosovare.

Deklarata e z.Milaim Zeka tregon se ky zotëri nuk mbështetet aq shumë mbi faktet, madje as mbi intuitën e tij, por krysisht sheh se nga anaon më së shumti politika shtetrore në Kosovë dhe i mban asaj iso. Natyrisht, edhe autoritetet janë njerëz të mirë, sepse pa to do të ndodhte “shkatërrimi sistemit” dhe humbja e besimit në popull. Por, kjo nuk do të thotë se autoritetet politike do të thonë gjithmonë të vërtetën. Mirëpo, miratimi i Gjykatës Speciale kundër UCK-së tregoi se në shumicën e rasteve, autoritetet kujdesen për interest e tyre politike e individuale, ndërsa të tjerët i manipulojnë.

Por z.Milaim, përveç që është gazetar e njeri publik, ai është edhe politikan, pasi ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës. Si i tillë, kuptohet që na radhë të parë ai ka gjasa të jetë i motivuar nga interesi personale që bën këtë shpifje-akuzë ndaj gjithë Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Dhe ja pse unë e akuzoj për shpifje:

Po t’i referohemi listës së ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, të publikuar nga Komisioni Qeveritar për veteranët, konstatojmë së SHP i UCK-së na thuhet se përbëhej prej 33 anëtarë. Në atë listë vetëm 12 ish-anëtarë të SHP janë përfolur, se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, pavarësishtë se nuk jepen fakte për të gjithë të përfolurit, dhe këta janë:

1.Adem A. Grabovci 2.Agim H. Çeku 3.Azem R. Syla 4.Fatmir K. Limaj, 5.Hashim H. Thaqi, 6.Jakup J. Krasniqi, 7.Kadri F. Veseli, 8.Ramë G. Buja, 9.Rexhep D. Selimi, 10.Sokol M. Bashota, 11.Sylejman Selimi, 12.Xhavit M. Haliti.

Pra, nga 33 që janë në atë listë, vetëm 36% e tyre na rezultojnë se janë ashtu sikundër i akuzon z.Milaim Zeka, që do të thotë vetëm 1/3 e tyre. Ndërsa 21 (njëzetë e një) ish-anëtarë të tjerë të asaj liste, nuk janë përfolur aspak se “kanë ble vila dhe kanë vënë pasuri miliona”, dhe ata janë: 1.Adem Z. Demaçi, 2.Xheladin H. Gashi, 3.Sokol Q. Dobruna, 4.Sali Sh. Veseli, 5.Nuri I. Bexheti, 6. Berat S. Luzha, 7. Alush S. Agushi, 8. Avdi H. Raci, 9. Fatosh Q. Klosi, 10. Isni B. Thaqi, 11. Jashar H Salihu, 12. Lahi Sh. Brahimaj, 13. Musa H. Jashari, 14. Naim R Maloku, 15. Nait Xh. Hasani, 16. Sabit L. Brokaj, 17. Sabit Sh. Geci, 18. Shaip H. Muja, 19. Xhavit I. Ferizi, 20.Ali I. Ahmeti dhe 21. Bislim S. Zyrapi.

E rendita z.Bislim Zyrapi jo pa qëllim të fundit, për t’i thënë publikut se ky është ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UCK-së prej kur ajo mori formën e një ushtrie të rregullt partizane dhe që e ringriti atë ushtri pas shpartallimit që pësoi në verën e vitit 1998 e që nuk përmendet fare, por lavdinë e kanë marrë të tjerë. Kjo dukuri nuk është e re në historibnë shqiptare, pasi e kemi ndoshta në gen që heronjtë i bëjmë baltë, dhe balën e shpallim hero.

Mirëpo anëtarë të atij Shtabi të përgjithshëm kanë qenë edhe 11 (njëmbëdhjetë) të tjerë, që ai Komision Qeveritar kërkon t’i mohojë dhe që nuk janë përfolur kurrë për manipulime të Fondit “Vendlindja Thërret” apo që të jenë pasuruar në rrugë të padrejta, të cilët janë:

  1. Ekrem Rexha – dega operative
  2. Ahmet Qeriqi- drejtor i Radio Kosovaelirë
  3. Dilaver Goxhaj – zv. Shef – SHP
  4. Bardhyl Tahiri – për xhenjon
  5. Mensur Kasumi – zbulimi ushtarak
  6. Kurtesh Fondaj – për kiminë
  7. Xhavit Sadria – shef i personelit
  8. Hajdin Abazi – për mediat
  9. Idriz Hyseni- për logjistikën

10.Safet Syla – për nderlidhjën

  1. Fadil Beka – shefi për shëndetësi
  2. Durak Zyrapi z.vendës për shëndetësi

Por do të pyesi lexuesi se pse këta ish-anëtarë të SHP nuk rezultojnë si të tillë në listat e veteranëve të atij Komisioni? Kjo pyetje duhet drejtuar Kryetarit të Komisionit Qeveritar, z.Agim Ceku, i cili kur erdhi në 45 ditët e fundit të asaj lufte, dhe u vu në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, i gjeti atje dhe ka punuar me ta.

Përfundimisht na rezulton se nga 45 anëtarë të SHP të UCK-së, 33 prej tyre, ose thënë ndryshe 74 % e ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, nuk na rezulton qoftë edhe të përfolen se kanë blerë vila apo që të jenë bërë milionerë.

Që z.Milaim Zeka të mos shkojë para drejtësisë në Kosovë për këtë shpifje-akuzë kundër gjithë anëtarëve të ish Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, (natyrisht indirect edhe kundër gjithë UCK-

së), ka vetëm një rrugë: Të dalë në atë TV ku bëri këtë akuzë të turpshme dhe t’i kërkojë ndjesë gjithë opinionit publik në Kosovë e më gjerë, gjithë ish-pjesmarrësve dhe kontribuesve në Luftën për Çlirimin e Kosovës si dhe veçanërisht ish-anëtarëve të SHP të UCK-së, ndryshe, Prokuroria e Kosovës, (nëse është e pavarur, për drejtësi dhe për popullin), duhet të bëjë detyrën e saj. Rrugë të mesme nuk ka.

16 prill 2021

Mbi fjalimin brilant të Kryediplomates Znj. Gërvalla në KS të OKB-së

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Vazhdim…Duke marrë shkak dhe duke iu referuar fjalimit brilant dhe të shkëlqyer të Kryediplomates së Kosovës, të Znj. Gërvalla në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të rrish indiferent pa shprehur admirimin dhe respektin për ndjesinë e jashtëzakonshme morale, shpirtërore e kombëtare të saj si dhe për përgjegjshmërinë dhe përfaqësimin mëse kompetent, krenar e dinjitoz të Ministres së Punëve Jashtme , Znj Gërvalla në Mbledhjen e KS të OKB-së.

Znj. Gërvalla shpalosi përpara KS-it vizionin dhe përkushtimin modern për shtetndërtimin ligjor e demokratik të Kosovës; per orientimin demokratik properendimor të Shtetit të Kosovës dhe të perspektivës për antarësimin e Kosovës në organizmat dhe organizatat europiane dhe botërore.

Por ajo që vlen për t’u theksuar kryesisht, është se për herë të parë në nje event të tillë me rëndësi globale sic është një Mbledhje e KS të OKB-së, diplomacia serbo-ruse dhe ajo proserbe në tërësi morën një goditje dhe u sfiduan nga diplomacia shqiptare, në këtë rast nga Kryediplomatja e Kosovës Znj. Gërvalla, e cila me mjaft diplomaci, me urtësi dhe me guxim intelektual e akademik; me shumë inteligjencë, kompetencë, me maturi dhe me fakte e argumente politike, demokratike, juridike , filozofike dhe historike kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo faktikisht paraqiti dhe i bëri gjyqin para Botës krimeve dhe genocidit serb ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, ku nga fjalimi i saj vlen të citojmë: “Serbia duhet ta dijë dhe të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj vrastare. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, të çlirohet nga rrënjët e saj gjenocidale dhe të përpiqet të bëhet një vend evropian, me të vërtetë i civilizuar”.

Shtetet antare të OKB-së , ato shtete të cilat kishin pësuar nga krimet dhe genocidi nazist, tani ato përballë fjalimit të Znj. Gërvalla u vunë para përgjegjsisë se, ashtu sikurse u ndëshkuan krimet naziste dhe holokausti nazist, po ashtu duhet pranuar, por edhe ndëshkuar edhe genocidi serb ushtruar mbi shqiptarët, dhe jo të “shpërblehet” Serbia duke u imponuar dhe u kërkuar shqiptarëve marrëveshje e pajtim me serbët pa pranuar Serbia as falje dhe as ndëshkim për genocidin.

Dhe nuk është normale që të bisedohet për normalizim të marrëdhënieve shqiptaro-serbe me Gebelsin e Regjimit të Millosheviçit, me Presidentin serb Vuçiç.

Kjo është nga ana ime një konsideratë e shkurtër për vlerësimin e qëndrimit dhe të fjalimit brilant të Kryediplomates Gërvalla,që për më tej dhe më mirë është ajo që: fjalimin e saj meriton që ta lexojnë dhe të mësojnë prej saj politika, politikanët dhe të gjithë shqiptarët si në Kosovë, sidomos ata në Shqipëri, si dhe kudo në trojet shqiptare e në diasporë.

Durrës, nga Skënder Sadri KAPITI: diplomuar për drejtësi, histori dhe diplomaci; gazetar, opinionist, shkrimtar e studiues i filozofisë,politikës, moralit dhe fesë. Veteran i UÇK-së

Nga Skënder Sadri KAPITI

Vazhdim…

Duke marrë shkak dhe duke iu referuar fjalimit brilant dhe të shkëlqyer të Kryediplomates së Kosovës, të Znj. Gërvalla në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të rrish indiferent pa shprehur admirimin dhe respektin për ndjesinë e jashtëzakonshme morale, shpirtërore e kombëtare të saj si dhe për përgjegjshmërinë dhe përfaqësimin mëse kompetent, krenar e dinjitoz të Ministres së Punëve Jashtme , Znj Gërvalla në Mbledhjen e KS të OKB-së.

Znj. Gërvalla shpalosi përpara KS-it vizionin dhe përkushtimin modern për shtetndërtimin ligjor e demokratik të Kosovës; per orientimin demokratik properendimor të Shtetit të Kosovës dhe të perspektivës për antarësimin e Kosovës në organizmat dhe organizatat europiane dhe botërore.

Por ajo që vlen për t’u theksuar kryesisht, është se për herë të parë në nje event të tillë me rëndësi globale sic është një Mbledhje e KS të OKB-së, diplomacia serbo-ruse dhe ajo proserbe në tërësi morën një goditje dhe u sfiduan nga diplomacia shqiptare, në këtë rast nga Kryediplomatja e Kosovës Znj. Gërvalla, e cila me mjaft diplomaci, me urtësi dhe me guxim intelektual e akademik; me shumë inteligjencë, kompetencë, me maturi dhe me fakte e argumente politike, demokratike, juridike , filozofike dhe historike kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo faktikisht paraqiti dhe i bëri gjyqin para Botës krimeve dhe genocidit serb ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, ku nga fjalimi i saj vlen të citojmë: “Serbia duhet ta dijë dhe të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj vrastare. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, të çlirohet nga rrënjët e saj gjenocidale dhe të përpiqet të bëhet një vend evropian, me të vërtetë i civilizuar”.

Shtetet antare të OKB-së , ato shtete të cilat kishin pësuar nga krimet dhe genocidi nazist, tani ato përballë fjalimit të Znj. Gërvalla u vunë para përgjegjsisë se, ashtu sikurse u ndëshkuan krimet naziste dhe holokausti nazist, po ashtu duhet pranuar, por edhe ndëshkuar edhe genocidi serb ushtruar mbi shqiptarët, dhe jo të “shpërblehet” Serbia duke u imponuar dhe u kërkuar shqiptarëve marrëveshje e pajtim me serbët pa pranuar Serbia as falje dhe as ndëshkim për genocidin.

Dhe nuk është normale që të bisedohet për normalizim të marrëdhënieve shqiptaro-serbe me Gebelsin e Regjimit të Millosheviçit, me Presidentin serb Vuçiç.

Kjo është nga ana ime një konsideratë e shkurtër për vlerësimin e qëndrimit dhe të fjalimit brilant të Kryediplomates Gërvalla,që për më tej dhe më mirë është ajo që: fjalimin e saj meriton që ta lexojnë dhe të mësojnë prej saj politika, politikanët dhe të gjithë shqiptarët si në Kosovë, sidomos ata në Shqipëri, si dhe kudo në trojet shqiptare e në diasporë.

Durrës, nga Skënder Sadri KAPITI: diplomuar për drejtësi, histori dhe diplomaci; gazetar, opinionist, shkrimtar e studiues i filozofisë,politikës, moralit dhe fesë. Veteran i UÇK-së

Dimal Basha – Mos pritoni m’i nda dy minuta me lexu rreth mafisë së betonit dhe burrave të mirë në Ferizaj!

No Comments Aktualitet Lajme

🚩Prej që jam kthy me jetu ne Kosovë në vitin 2017 nuk jam ndal duke fol kundër mafisë së betonit.
🚩Kam fol kundër ndërtesave që s’plotësojnë asnjë kriter. Janë blloqe betoni që ia kanë zënë hijen qytetit, pa asnjë hapësire të gjelbërt, e në shumë raste nuk kanë as hapësirë për kanta berlloku.
🚩Kam fol se shumica e tyre janë ndërtuar kundërligjshëm, dhe nuk plotësojnë asnjë kriter për të zhvillu një jetë normale. Ku kanë qenë 5 shtëpi, sot janë ndërtu 5 ndërtesa, dhe pra nga 5 familje sa kanë qenë, sot e njejta hapësirë ka 250 familje.
🚩Është aq keq sa që edhe ata që i lëshojnë tokat e tyre për ndërtim, në shumë raste i shesin apartamentet që i marrin si kompenzim për me ik me ble shtëpi diku ku kanë hapësirē. Kjo të tregon që edhe ata vet e dinë që nuk jetohet aty më. Disa ndërtesa janë aq t’lodhta dhe shiten aq lirë, sa që mos harroni se nesër do të shëndrrohen në geto dhe do t’ia humbin vlerën qytetit dhe lagjeve përreth.
🚩Kam fol gjithashtu kundër baltës që kamionët e bartin nga punishtet në rrugë, dhe pastaj ne e hajmë atë baltë e pluhur gjatë gjithë vitit. Komplet qyteti është bërllok, baltë e pluhun gjatë krejt 365 ditëve. Pra ndërtojnë për vete, derisa shkatërrojnë për ne.
🚩Për krejt reagimet, kam marrë kërcënime për një kohë të gjatë, dhe pastaj kur e kanë kuptu që s’mërzitem, kanë fillu me padi. Edhe sot ende lënda është aktive në Gjykatë ku jam paditur nga i njohur në rrethinë si babadimri Grainca. Dhe sa për kujtesën tuaj, gjatë gjithë kësaj kohe SHUMICA kanë qëndru t’heshtun, kurse një pjesë bile kanë vazhdu me ia ba argatin lehtësuesit të mafisë së betonit duke thënë që “Agimi është burrë i mirë.”
🚩Nuk ka burrë të mirë që e ia lejon këtë degradim që i ka ndodh Ferizajit. Nëse mendoni me rritë fëmijë këtu, atëherë ky qytet nuk ofron asnjë kusht elementarë, dhe mirëqenia e fëmijëve tanë varet drejtpërdrejtë nga rrethi dhe hapësira që iu japim. Ata nuk kanë drejtë vote, as nuk dinë të protestojnë, as nuk dinë se si është më mirë, mirëpo si të rritur që jemi, ia kemi me borxh me dal kundër këtij ndërtimi t’gërditshëm që ia ka zënë frymën qytetit.
🚩Ky qytet sot është plot bërllok, plot pluhur, plot beton edhe kjo si pasojë e ‘burrave të mirë’ që fshihen në zyre pa dal asnjëherë me dhënë përgjegjësi, derisa jashtë buzëqeshen dhe vazhdojnë të japon leje pa asnjë kriter duke ia ba argatin mafisë së betonit dhe duke e degradu qytetin dhe jetën e secilit prej nesh.
🚩A e keni parë ndërtesën tek tregu i gjelbërt që ia ka zanë diellin qytetit? Përveq që është e kundërligjshme, është edhe e gërditshme. Shkoni shihni pas rr Remzi Hoxha, pas rr. Rexhep Bislimi (te Rahovictë), që as rrugën s’un e gjen me hy në ndërtesë. Plot ndërtesa njëra mbi tjetrën, që se shohin rrezen e diellit kurrë. Kanë qenë 10 shtëpi, tash sigurisht janë 500 familje, dhe kjo formë ndërtimi i plotëson të gjitha kriteret të shëndrrohet në geto.
🚩Pra, çka ka ndodh është se janë dhjetëfishu banorët dhe veturat, por në anën tjetër shkollat janë degradu, rrugët janë zvogëlu, dhe trotuaret janë shkatërru… dhe rrjedhimisht sot kemi një xhungël betoni. Edhe 50 vite s’un kena me kthjellë sepse s’ka hapësinë me ba zgjidhje të shpejtë, per shkak se ato apartamente janë shit dhe shumica e ndërtesave janë të banueshme, e të gjithë e dimë që nuk rrëzohen më. Kjo është trashëgimia degraduese që po na e lënë ‘burrat e mirë.’
🚩Dhe për komplet degradimin, ky ‘burri i mirë’ vazhdon mu fsheh në zyre pa asnjë fjalë të vetme, kurse dje kishte dal me tregu që kanë bashkëpunu me autoritete për me arrestu rojet e pyjeve dhe fukara që vjedhin për bukën e gojës. Tash ja disa pyetje:
🔘Pse s’doli asnjëherë me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu për lejet e ndërtimeve ilegale?
🔘Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për stadiumin e Ferizajit që ka mbet si gërmadhë?
🔘Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për privatizimin e ekipit të qytetit, i cili privatizim është shty nga vet ky ‘burri i mirë’ dhe klika e tij?
🔘Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për dëmin që i bëhet rrugëve nga mafia e betonit dhe komplet 110,000 qytetarë hajm pluhun prej tyre 365 ditë të vitit?
🔘Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për lidhjen e kontratës për asfaltimin e Jezercit në vlerë prej ~5 milion Euro, derisa ka në buxhet vetëm 50 mijë, e në anën tjetër 2,000 nxënës në Gjon Serrreç nuk kanë as WC?
🔘 Pse s’doli me një konferencë me tregu që ka bashkëpunu me prokurorinë për ngecjen e punimeve të spitalit, dhe sot pas 21 viteve i kemi harxhu 13 milion Euro dhe sot ende jemi pa spital, sepse ka gjetje se ka probleme me tenderin e spitalit, nuk ka armaturë të mjaftueshme, dhe se komplet projekti është keq i projektuar?
🚩A e dini pse? Sepse komplet Komuna duhet me shku n’burg pastaj, e kështu më lehtë fshehet dhe iu buzëqesh nga larg, e nganjëherë del me hedh hi syve duke tregu qysh i kanë ndihmu prokurorisë me i arrestu disa roje e fukara me kerre t’kuajve që vjedhin për bukën e gojës.
🚩Ferizaji është qytet i biznesit dhe tregtarëve, por sot nuk është i tyre, sepse degradimi i qytetit çon ne degradim të biznesit. Nuk vje më kush me ba biznes në xhungël betoni, e aq më pak me jetu. Të gjithë jemi pro ndërtimit, por jo edhe degradimit, sepse e dimë çka është mirë dhe se a ka mundur të ndërtohet mirë e mbarë, por kjo s’ka ndodhur sepse s’i ka konvenuar as mafisë, por as ‘burrave të mirë,’ e që besoj edhe ju, por edhe ata e dinë më së miri pse.
🔳Për fund, unë jam rrit në Ferizaj, dhe sot rrugët, ndërtesat, shkollat dhe spitalet janë më keq se para luftës. Dmth pas 21 viteve qyteti është më keq dhe vazhdon të degradohet, e kjo krejt si pasojë e ‘burrave të mirë’ që na kanë lënë me shkolla, rrugë dhe infrastrukturë të degraduar. Nuk më intereson cilës parti i takoni, vetëm e di se para 21 viteve ne kemo pas hapësirë më të madhe se që kanë fëmijët tanë sot, e që shumica rriten rrugëve sepse qyteti ka beton dhe asnjë park. Pasojat do t’i shohim, por do të jetë vonë, kurse kriminelat dhe degradimi s’kanë parti, edhe unë i kundërshtoj krejt ata që e betonojnë dhe e shkatërrojnë këtë qytet pa asnjë kriter, sepse lojaliteti im nuk lidhet me njerëz por vetëm me vendin.

Burimi/Facebook/Dimal Basha

Vitore Stefa Leka – Nate e pa gjum

No Comments Argëtim Letersi

M’u lodhen syte ne enderra te kota!
Tret veshtrimin erresires genjeshtare
Kerkoj qetesine qe s’ma dha bota
Kete nate pa gjum, ku s’pres gje fare,,

Ku deshira mbyt vete dliresine
Ku ditet m’i vret ngadale monotonia
ku e peshtira mbulon bukurine
Ku nje fjale te embel s’ta thot as dashuria

Nata e marre terheq tani zvarre
Jeten time oh! cika cika vrare..

Barack Obama – Presidenti Biden ka marrë vendimin e duhur për plotësimin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.

No Comments Lajme Opinion

Sot, duhet të bëjmë pauzë për të bërë homazhe në sakrificat e jashtëzakonshme të amerikanëve që kanë shërbyer në luftën tonë më të gjatë, si dhe familjet e tyre. Nderojmë edhe aleatët që shërbyen përkrah nesh, dhe afganët që kanë vuajtur aq shumë në ndjekje të një të ardhmeje më të mirë për vendin e tyre. Ka qenë një luftë e gjatë dhe e shkëlqyer në Afganistan, e rrënjosur në përgjigjen tonë për sulmin terrorist më vdekjeprurës ndaj atdheut amerikan në historinë tonë. Trupat amerikane, diplomatët dhe punëtorët e zhvillimit mund të krenohen me përpjekjet e tyre për të dhënë drejtësi për vitin 9/11, shkatërrojnë sigurinë e al Kaedës, trajnojnë Forcat Afgane të Sigurisë dhe mbështesin popullin e Afganistanit.
Që kur filluam të tërhiqnim forcat amerikane në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara i bënë të qartë qeverisë afgane se ne do të kalojmë gradualisht përgjegjësinë për sigurinë duke krijuar kohë dhe hapësirë për përpjekjet për të përmirësuar qeverisjen dhe ndjekur diplomacinë. Gati një dekadë më vonë, është koha për ta kthyer faqen në kapitullin tjetër të marrëdhënies sonë me Afganistanin. Do të ketë sfida shumë të vështira dhe vështirësi të mëtejshme në Afganistan, dhe SHBA duhet të qëndrojë e angazhuar diplomatikisht dhe përmes përpjekjeve tona zhvillimore për të mbështetur popullin afgan, veçanërisht ata që kanë rrezikuar jashtëzakonisht në emër të të drejtave të njeriut. Por pas gati dy dekadash që i kemi vënë trupat në dëm të rrugës së dëmit, është koha të kuptojmë se kemi arritur të gjitha ato që mundemi militarisht, dhe se është koha t ‘ i sjellim trupat tanë të mbetur në shtëpi. Unë mbështes udhëheqjen e guximshme të Presidentit Biden në ndërtimin e kombit tonë në shtëpi dhe rivendosjen e qëndrimit tonë në botë.

Ilir Meta – Resul Veli (Çelaj) – Dekorohet me “Nderi i Kombit”

No Comments Aktualitet Lajme

Në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë nderova sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” një ndër bijtë më të mirë dhe trima të Tërbaçit e Labërisë, Heroin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Resul Veli (Çelaj), Komandantin e batalionit partizan ‘Halim Xhelo’, i cili ra heroikisht duke luftuar në betejën e madhe kundër pushtuesve nazistë në Qafën e Kiçokut në 7 dhjetor 1943.
Në këtë betejë të pabarabartë, Komandant Resuli së bashku me shokët e tij, shkruan me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të heroizmit, atdhedashurisë, vetëmohimit dhe trimërisë së popullit shqiptar në luftë kundër nazi-fashizmit, duke u kthyer në burim të përjetshëm frymëzimi për gjeneratat e reja.
Vlerësimi i gjakut të derdhur për Shqipërinë nga Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, është borxhi, që ne të gjithë u kemi për të qenë gjithmonë syçelët për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit.
Ky nderim është vlerësim e respekt edhe ndaj vetë dinjitetit, integritetit dhe identitetit tonë si shqiptarë dhe europianë. 🇦🇱

Iliaz Shehu – Qytetar dhe aktivist protestuan kundër ndërtimit të HEC-it në fshatin Thirrë, Mirditë.

No Comments Aktualitet Lajme

Në konferencën për media të mbajtur sot, bashkë me Boiken Abazin shprehëm shqetësimin mbi arrestimet dhe mbajtjen e paligjshme në komisariatin e Lezhës të qytetarëve dhe aktivistëve protestues kundër ndërtimit të HEC-it në fshatin Thirrë, Mirditë, si dhe denoncuam presionin e ushtruar nga ana e institucionit policor. Më poshtë gjeni fjalën time të plotë.
“Në datën 11 prill banorët e fshatit Thirrë të Mirditës protestuan kundër hidrocentralit që po ndërtohet aty, ndërkaq, Lëvizja VETËVENDOSJE!, aktivistët e saj dhe qytetarët nga mbarë vendi iu bashkuan këtyre banorëve, pas ftesës që ata na bënë, në protestë kundër kësaj afere që implikon sa ndërtuesit, aq edhe një varg të gjatë institucionesh, përfshirë disa ministri, Bashkinë e Rrëshenit, atë të Lezhës, por edhe vetë kryeministrin Rama, si firmosës i lejes për ndërtimin e HEC-it.
Denoncimi që banorët i kanë bërë çështjes, sa mediatikisht, aq edhe nëpër institucionet përkatëse deri tani nuk ka mjaftuar, prandaj ata kanë protestuar disa herë, me synimin që ky zaptim i ujërave kjo grabitje e pasurisë publike të marrë jehonë në publikun dhe institucionin shqiptar dhe si e tillë të ndalohet.
Vendosmëria e këtyre banorëve dhe mbështetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duket se i ka penguar të përfshirët në aferën e HEC-i që këtë grabitje ta kryejnë me qetësi. Reagimi i pushtetit të kërcënuar nga e drejta ishte i përmasave të mëdha dhe tejet disproporcional.
Pas përfundimit të protestës, Policia e Shtetit, pasi ka evidentuar targat e makinave të pjesëmarrësve, ka ndaluar, shoqëruar dhe arrestuar 33 protestues paqësorë, prej të cilëve rreth 20 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe 13 banorë të Thirrës.
Shoqërimi i të ndaluarve, shumë kilometra larg protestës me ndjekje të makinave dhe me postoblloqe i ka ngjarë më shumë metodave banditeske se sa metodave të institucionit të policisë së shtetit.
Ashtu pa u informuar paraprakisht, duke iu përgjigjur thirrjes së policisë për të shkuar brenda komisariatit policor, aty kam marrë vesh se edhe unë si kandidat për deputet në Qarkun e Lezhës gjendesha në statusin e të shoqëruarit.
Dua të theksoj fort shkeljet e panumërta proceduriale të kryera nga ana e Policisë së Shtetit. Qytetarët dhe aktivistët e ndaluar nuk u lejuan ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, si dhe të drejtën që implikohet prej kartës së të drejtave të njeriut, në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që është e drejta për të qëndruar në heshtje dhe e drejta për t’u përfaqësuar nga një avokat. Pra nuk u lejuan të takohen me avokatët, edhe pse vazhdimisht e kërkuan këtë gjë.
Për orë të tëra nuk jepej informacion as familjarëve, se sa persona, kush është ndaluar dhe me çfarë akuze. Më vonë kemi mësuar se moslejimi i takimit të të ndaluarve me avokatët lidhej me synimin e policisë për të bërë presion, për t’i trembur qytetarët dhe aktivistët, në mënyrë që ata të firmosnin deklarata të rreme të cilat hedhin faj dhe përgjegjësi penale mbi këta të ndaluar.
Edhe në këto momente, brenda qelive ndodhet një qytetar dhe tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërkohë që 29 të tjerët e liruar do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Njëri nga të arrestuarit, Etnik Berisha, është fotografi ynë, i cili është arrestuar vetëm pse është fotograf, dhe i kanë bërë presion e u kanë marrë mjetet fotografuese.
Jemi në një situate ku janë shkeluar të drejtat e njeriut për të protestuar, të drejtat e njeriut për t’u përfaqësuar ligjërisht, si dhe aktualisht gjendemi në situatën ku po shkelet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur si përfaqësues në parlamentin shqiptar.
Fushata jonë tashmë është kthyer në fushatë-protestë. Kjo jo për shkak të dëshirës dhe vullnetit tone. Unë, si kandidat për deputet në Qarkun e Lezhës, i mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! po pengohem aktivisht në mbarëvajtjen normale të fushatës elektorale.
Nga njëra anë, po marr kërcënime që lidhen me pjesëmarrjen tone në protestën kundër HEC-it në Thirrë, e nga ana tjetër pushteti po e përdor arbitrarisht institucionin e policisë së shtetit si mjet presioni kundrejt meje, qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mbrëmë ishte dita e tretë radhazi që unë thirrem brenda Drejtorisë së Policisë në qytetin e Lezhës nga persona me rol drejtues brenda këtij institucioni publik, që duhet të jetë në shërbim të publikut.
Këto thirrje në rajon policor dhe kërkimet e vazhdueshme për deklarata janë pengesë dhe presion ndaj nesh, ndaj mbarëvajtjes së fushatës tonë, duke tentuar të ndërtohet një gjendje e jashtëzakonshme elektorale, duke tentuar të përhapet panik dhe frikë.
Praktika e përdorimit dhe dirigjimit të policisë së Shtetit duhet të ndalojë urgjentisht. Pushteti arbitrar në Shqipëri nuk e ka kuptuar akoma se ka mbaruar epoka e Partisë Shtet, ku partia dhe shteti janë i njëjti vullnet, qëllim dhe funksion, ashtu siç nuk ka pasur kurrë një epokë të konceptimit të shtetit si pronë personale e një udhëheqësi apo një partie.
Për shkak të veprimeve të paligjshme, presionit direkt që më ka bërë, shkeljeve të shumta të të drejtave kushtetuese e njerëzore që janë bërë ndaj të ndaluarve e të arrestuarve, unë kërkoj shkarkimin nga policia e shtetit të Drejtorit të Policisë Vendore në Lezhë, Zef Laskaj.
Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për lirimin urgjent të katër qytetarëve dhe aktivistëve tanë dhe për ndalimin urgjent të të gjthë formave të presionit mbi ne e mbi mua si kandidat për deputet në Qarkun e Lezhës.
Metodat e frikësimit janë tejet primitive, por edhe joefikase. Gjithë kjo përndjekje që na është bërë deri tani nga ana e institucioneve të kapura shtetërore është kthyer në mbështetje më të madhe qytetare. Por, ama, kjo nuk është mënyra e duhur, as e luftimit tone, por as nuk është mënyra se si ne duam të shkojmë deri te publiku dhe qytetarët.
Ne duam të takohemi me qytetarët dhe ta marrim mbështetjen e tyre në bazë të programit dhe vendosmërisë tonë. Nuk duam një fushatë ku gara elektorale shndërrohet në sulm të organizuar institucionalo-partiak ndaj nesh.
Për këtë arsye iu bëjmë thirrje për heqje dorë nga metodat e intimidimit dhe të presioneve. Le të bëjmë një fushatë normale ku ky pushtet i marrë fund gjithësesi do të dalë i humbur.”

Kan være et billede af 2 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 1 person dhe står

Burimi/Facebook