Home

Lajme

Poezi – Indrit Cares.

No Comments Argëtim Letersi

Dy poezi per deshmorin e Kosoves Indrit Cara ,djalin e Kavajes shkrujtur nga familja Rrugeja .Indrit Cara ra deshmore per clirimin e Kosoves me 31 mars 1999.I paharruar qofte kujtimi i tij.

Titulli: Indrit Cares.

Indrit Cara pushkes ia nisi
hije i bente maja e lisit
hija m`ka o vellezerit e mi
kam dhene jeten per Shqipni

Re ne krah nen gur t`thepisur
Re ne krah e slojte dot
lulja e bukur qepalle gjelber
nga qepalla derdhi lot

Lot i gjelber ra mbi faqet
afer gurit te thepisur
dhe mbi supet manushaqet
ulen koken te tronditur!

Shoket rrinin prane teje
udhen sillnin neper mend
si luftuan ne beteja
shteg me shteg e vend me vend

C`do iu thoshte nena e gjore
kur te largoheshit nga ky fshat?
“Ju percolla te gjith bashke
ju mu kthyet fillikat”

Nena s`ju tha te tilla fjale
u ul prane per tju sejdisur
vetem tha:Ai eshte gjalle
maje shkembit te thepisur
qe dushmanin ta luftoje
dhe Kosoven ta cliroje.

A Rrugeja viti 2013.

Titulli: Ushtar Kavaja

Atje lart ne maje te Gallushes
lulet celen ne agim
ngjasojne shume me lulet e fushes
rrezatojne plot shkelqim

Indrit Cara dha besen e burrit
E bujarine e kesaj ane e vuri ne balle
Dhe ne malin e Gallushes beri mure prej guri
Dhe serbit gjaketare i beri balle

Ne ate mal ku gdhenden beteja
Ku bijte e Kosoves deshmore rane
Dhe jehuan fort kenget e reja
Historine e Kosoves ata thane

Amaneti i Indrit Cares,ishte clirimi i Kosoves
Ra si legjende ne mbrojtje te lirise
Ra si trim i rralle,ushtari i Kosoves
Indrit Cara i Shqiperise.

Gresilda Rrugeja 15 janare 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *