Poezi nga poetja Gresilda Rrugeja
Titulli : Protestoni te bashkuar
Kur ju shoh duar zgjatur
Duke vuajtur e syqare
Kur ju shoh fytyretretur
Zemra ime rrin e vrare
Hadhet tuaja ata si kane
Nuk e ndjejne dhembjen tuaj
Vetem shi e bresher ju dhane
Nga plaget tuaj une vuaj
Shqiperia renkon !
Diktatura me dekada e ka renduar
Ketu gjysherit e mi
Me vuajtje jeten e kane kaluar
Qajne nenat shqipetare ulerijne
Derdhin lot porsi lume
Syte i ndizen shkrepetijne
Ne shpirte ne zemer vuajne shume
Nenave,vuajtjet e femijeve u sjellin lot
Se jeta i iku ne emigrim
Duke shetitur neper bote
E shpirti i tyre s’po gjen sherim
Emigrimi eshte si mort i zi
Emigrimi eshte nje plage ne mes
Ai eshte si dimri qe ka vetem shi
Zemerimi mua me ndez
Nga toka Arberore del trishtimi
Degjohen klithma:Na vrate!Na vrate!
Ju vec diktatures asgje nuk sillni
Ju te pabese vec vuajtje na late
Shqipetare,perse heshtni ?
Ngrijeni zerin tuaj perpjete
Shqipetare therrisni me zemer
Qe fjalet tuaja ti degjojne dhe rete
Ne token tuaj Arberore
Shqipetare kerkoni lirine
Hidhni prangat roberore
Te fitoni lirine e cmuar dhe demokracine
Protestoni te bashkuar,se shpejti nje dite
Shqiperia diktatoriale te dale ne drite
Te linde liria,te vendoset drejtesia
Te shporret diktatura,te vendoset demokracia.
Gresilda Rrugeja 20 . 10 . 2020 .