Në prehërin è poezisë pafajsisht jam prehur
Lumturisht si fëmijë në gjirin e nënës
Kaq vite mërgimi e dimra të harruar
Befas sython vargu me brishtësinë e pranverës
Në prehërin e poezisë kokën kam vënë
Si fëmijë çamarok me ëndërrat mes resh
Luan rimë e ndrojtur me vargun njomzak
Sqenka e lehtë të prehesh, me vargun vrink në këmbë
Në prehërin e poezisë ngroh enderrat fjetura
ME eshken e mendimit si ushtar në rresht
Si re të ngarkuara marrin udhën vargjet
Shiun e dashurisë sjellin përmbi fletë.
Teuta Shaqiraj