Home

Lajme

Kurti kercenon partitë tjera për zgjedhje, përkrahesit e tij e kercenojnë atë me bojkot!

No Comments Aktualitet Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur “panik histerik” reagimin e opozitës dje në Kuvend lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Kurti përmes një statusi në facebook ka thënë se ky Projektligj ndonëse nuk u votua me procedurë të përshpejtuar, do të votohet me procedurë të rregullt.

“Nëse jo me procedurë të përshpejtuar, ndonëse kemi humbur shumë kohë, atëherë me procedurë të rregullt. Gjithçka në mënyrë ligjore, për ta përmirësuar një ligj kaq të rëndësishëm. Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit. Se ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues”, ka thënë Kurti.

Kurti e ka lënë të nënkuptohet se nuk do të terhiqet nga ky projekt ligj dhe ka kërcenuar me zgjedhje partitë politike duke i paralajmruar ata që: “o do t’I bëjnë 80 vota për Vjosën, o do të bëhën 500 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme nga Levizja Vetvendosje”.

Mirëpo siç duket përkrahësit besnik të Kurtit kësaj radhe nuk janë të një mendimi më të dhe në qindra komente në postimin e tij shihet reagimi negativ, madje kërcenojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse bëhët shkas ligji i zgjedhjeve për shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Njëri ndër përkrahesit e Kurtit nga komunae Dragashit ka shkruajtur se “atë ditë të 14 shkurtit në 1 meter bore opojanet e shkret dolen në votime dhe e votuan ndryshimin, dhe të dalësh në atë të ftohtë nuk ishte e lehtë, tash na thoni se çfarë vlere kanë zgjedhjet ku ne i kemi këmbët e mërdhira nga 14 shkurti”.

Njëri nga komentuesit e lut që fillimisht të zgjedh presidentin, e të mos merret me gjera tjera, i thotë Kurtit se po luan gabim.

Më poshtë një nga komentuesit në shkrimin e tij e perqesh Kurtin duke I shkruar: “ditën në piknik e natën në parlament??

Komentuesi me emrin Rrustem I dëshpruar me këtë veprim të Kurtit thotë se: “Mbi gjysma e popullit e kishim shpresen e fundit te ti ishalla veq hajjr se ditë të kqija po e presin vendin”.

Më poshtë i gjeni disa mesazhe nga mijëra sosh të shkruara në postimin e fundit të Kryeministrit të vendit.

Burimi/lajmishqip.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *