Home

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Agim Veliu Tregon Qëndrimin Për Zgjedhjen E Presidentit Sot..

No Comments Aktualitet Lajme

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili mbrëmë nuk e ka votuar Vjosa Osmanin për presidente, nuk do të votojë as sot.

Kështu ka bërë të ditur vetë Veliu me anë të një deklarate të shkurtër për media.

“S’ka ndryshuar asgjë nga dje”, tha Veliu pak para se të hyjë në sallë, transmeton Gazeta Express.

Teksa nuk dëshiroi të prononcohet më shumë për media.

Ndryshe, shefi i GP-së së LDK-së Arben Gashi, ka thënë se shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt.

Ai theksoi se treshja e LDK-së që s’e votoi mbrëmë Osmanin ka sërish qëndrim të njejtë.

Ndryshe seanca e paralajmëruar për në orën 17:00 nuk ka nisur akoma, teksa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është shprehur i bindur se sot i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Abrashi ka thënë për T7 se kanë mjaftueshëm vota për ta përmbyllur me sukses këtë proces.

Burimi/instant.online87media.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *