Home

Lajme

Sazan Guri – DHJETË GJERA QË I KEMI BORXH BESIMIT KATOLIK

No Comments Lajme Opinion

  1. Sepse iu ngeli gjaku shqiptar, dhe pushtimet e huaja shkuan te ata si uji në shpinë të rosës;
  2. Sepse, ata ruajtën Kanunin, doket shqiptare, xhubleten, zhabjakun, si dhe veshjet plot nur e më të vjetra të njerëzimit;
  3. Sepse, si te ata në qytet apo më së tepërmi në mal, na bëjnë të jemi njësh me ata lloj gjermanët, zviceranët, francezët, si dhe me albanët skocezë kafke brahicefalë – të gjerë, gjak blu, pra edhe kafkën edhe gjakun, si në fillimet e njeriut parak evropian;
  4. Sepse, të tillë nëpër male (Nikaj Merturë, Malesi e Madhe, Malësi e vogël, etj.) ata ngelën më të mencur, duke qenë se kanë O2 dhe O3 më shumë;
  5. Sepse, të tillë nëpër male, ata ngelën më të bukur, se forca e rëndesës është më e vogël dhe i bënë elegant, jo të shkurtër e vithgjerë.
  6. Sepse, kur ata ishin me shkolla e libra (qysh më 1216), të tjerët, si në gadishullin Ilirik dhe vecanërisht në Evropë ishin nëpër shpella;
  7. Sepse, kur ata shkruanin libra, të tjerët ishin në epokën e gurit;
  8. Sepse, kur ata luftonin presionet e fqinjëve, të tjerët ishin në mejhane, duke luajtur tavëll turke;
  9. Sepse, gjuha e tyre sa fisnike dhe puntore, pasi i la radhën se mos zhdukesh, gjuhës toske, na jep mundësinë të rrokim e të zbërthejmë gjuhët e tjera europiane; Është gjuhë që shpreh dridhjen e fundit të dhimbjes, si psh. tu shitoftë zana, etj., ku urimet dhe/ose mallkimet nuk arrin t’i kthesh kurrë me të njëjtin dëshirë apo urrejtje në gjuhët e tjera. Ndoshta për shkak të dëshirores së kushtëzuar, ndoshta për shkak se lakohet folja dëshirore, por edhe ndoshta sepse është e thënë për herë të parë dhe si e tillë e para mban apo ruan magjinë për së brendshmi.
  10. Sepse, jo rastesisht, pesë gjeneralët e mëdhenj të botës janë nga malesia, Akili – mirmidon -zone e mirë, pra nga Mirëdita, nip prap në malet e Epirit te Kaonët, Aleksandri i Madh nga Mati, Pirro Burri nga Mollosia (malësia e Epirit), Skënderbeu nga malesia Mat, Has e Diber, dhe Bonaparti nga malësia, i ikur pas 1479 në Man të Peloponezit, e më pas në Korsikë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *