Home

Lajme

Autoportret-Në përvjetorin e 51-të të lindjes – poezi nga Lek Gjoka

No Comments Argëtim Letersi

Më buzëqeshi jeta në Kallmet të Lezhës
prindërit më pagëzuan në katolik
por Fe të pare i them gjithnjë vetes
ty Nanë Shqipni të kam në shpirt.

Zoti kur komunizmi deshi t‘na mbyllë më çelës
më tha ti duhesh fjalëve t’iu japësh jetë
rrugën të mos ia shtrembërosh të vërtetës
ta kërkosh Lirinë së ke me e gjete.

Më vite jete ngarkuar me mërgimin në shpinë
pluhurosur edhe me pak dhimbje shpirtërorë
vetëm në ëndrra e përqafoj Shqipninë
shijoj nga Bjeshka Velë muzikën e krojeve
e flas më Zanat që n‘pritje te Dragonjve n‘Mrizë rrinë!

Kan være et billede af 1 person, står, kostum dhe E brendshme

Me mjaft halle e gëzime udhëtoj në trenin e jetës
prape po rrëshqas në rrotullat e ndryshkura të mërgimit
rreshtoj pa lodhje fjalët që rrugës i gjeta e më gjetëm
dhe shemb me pak rreshta malet e mallit e t‘hidhërimit!..
.
.
.
LEK GJOKA
Jacksonville Florida
Prill 2018 — at home in Jacksonville, Florida.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *