Home

Lajme

MË THONË PSE NUK MORRËT PJESË NË ZGJEDHJET E TANISHME?

No Comments Lajme Opinion

Nga Sazan Guri

Duke qenë se drejtoj një parti të caktuar (Aleanca Ekologjike Evropiane – AEE) dhe duke qenë se kam kandiduar disa herë, por kujdes! Asnjëherë me siglën e dikujt tjetër, por vetvetja – si Parti e Gjelbërt, e pavarur, por ata më varën, si PKSH në 1946, që i lanë të kandidonin njerëzit liberal të asokohe, aq sa i diktuan dhe pastaj i varën……, por kjo është mesele tjetër
MË THONË PSE NUK MORRËT PJESË NË ZGJEDHJET E TANISHME?

  1. Luftova 4 vjet brenda Partive të vogla, nga dita e parë e mbledhjes me dhjetior 2017 deri kur ato u tretën përsëri ndër partitë e mëdha;
  2. Kuptova se ato nuk ishin parti me detashment, me militant, por thjesht shoqata politike, por quhet, funksionon, sepse nuk janë me buxhet shteti;
  3. Kuptova se nuk ishin thjesht shoqata, por paterica të dy dragonjëve të mëdhenj, më saktë hunjë për të mbajtur këto dy parti kacavjerëse, si bimët e domateve.
  4. Kuptova se ata e donin shtetin për pushtet të dy partive luan dhe po ngeli ndonjë thërime edhe për pushtet personal, punë për vete, për nipin, për djalin apo për mbesën.
  5. Kuptova që të gjitha bashkë, rreth 80 parti që mblidheshim nuk mundëm të bënim një aksion, si protestë, reagim, para një Selie të caktuar që do të ishte më shumë se 10 tavolina.
  6. Kuptova që bëmë zhurëm në një kupë çaji (storm in a tea cup), dhe nuk ndreqëm dot sikur një nga katër kërkesat që i thoshja në cdo mbledhje, me shpresën se një ditë do dëgjohesha si:
    a. Të shkonte Kushtetuta në gjendjen e mëparshme;
    b. Të ndryshonte Ligji apo Kodi zgjedhor;
    c. Të votohesh elektronikisht në mbarë vendin;
    d. Të votonte ajo pjesë e popullsisë që jeton jashtë, që s’janë pak, por më tepër se gjysma dhe me interesa më të gjera e më të thella se ne për vendin.
  7. Dhe se kam provuar sesi dy Partitë e mëdha, që ne përpiqemi të mos mbështesim, as edhe një të tretë, të katërt, të pestë, (akoma turp e faqezesë), kur duhet të jenë të paktën 3-4 nga një anë (pozita) dhe 3-4 nga ana tjetër (opozita), të bënin ‘’gropën’’, me të drejt sipas ligjit zgjedhor, ku fleta e votimit shërben akoma si ushqim për Luanin – kjo është timja se jam mbreti, ato që ngeleshin si ushqim për Tigrin, se pas Luanit vij unë, ato që mbeteshin ishin si ushqim për Hienat që presin gjahun, deri te vota e një personi si rasti im (zgjedhjet më 2009), kur unë nuk gjeja dot votën time, si pika e fundit e gjakut në Sofrën e Luanit, ku vete Korbi dhe e përpin, e kështu kënaqeshin të gjittha kafshët e pyllit.
  8. E fundit, kjo është arsyeja të dashur miq pse nuk mora pjesë, i vetëdisjshëm në zgjedhjet për sa kohë kemi të bëjmë me ligjin e xhunglës njerëzore që të mbyt, se ajo natyrore ta puthësh në ballë, siç e patë ‘Sofrën’ që të gjithë jetojnë në liri të plotë e marrin frymë.
    PS. Dhe tani merruni me mua, jo me mesazhin, mos e shpërndani, mos e pranoni, kundërshtoheni fort, jepjani anmikut të dashur…..SG

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *