Home

Lajme

Ira S. Kurti – Përça e sundo!

No Comments Lajme Opinion

Sikur njerzimit të mos i mjaftonin, ndarjet rracore, ato fetare, krahinore, bindjesh politike, gjeneratash të rinj e të vjetër, gjinisë femër a mashkull, i janë shtuar edhe ndarjet midis atyre që besojnë te maskat me ata që nuk besojnë. Ata që besojnë te vaksina dhe ata që nuk besojnë te vaksina!!
Titujt e lajme shkruajnë “Puç Shteti”!!
Konflikti cic-mic midis pozitës e opozitës, Kryeministrit dhe Presidentit është bërë normale!!
Në fakt nuk ka grevë, Kontrollorët ajror kanë raportet mjekësor për stres pasi rrogat u janë ulur me 70% dhe atyre me ligj nuk u lejohet të punojnë kur nuk janë në gjëndje për punë pasi mund të sjellin aksidente, sipas Kryetarit të sindikatës Europiane – Ata nuk kanë thënë që nuk duan të punojnë, por janë me paftësi përtë punuar- tha ai. Ndaj Ministria Balluku nuk ka bazë ligjore t’i pushojë nga puna, pse ata nuk kishin mundësi të punonin!!
Punojësit janë marrë nga forcat e policisë sapo hyri dita e sotme pas mesnate 12 am. 8 prej tyre u liruan dhe të tjerët janë akoma brenda komisariatit policisë pa fletë-arresti.
Siguria Kombëtare duhet të ketë zgjidhje!
Zgjohu popull, mos votoni këta që sjellin përçarjen. Votoni për të ardhmen me njerëz të rinj, me mentalitet të shëndetçëm në zbatueshmërinë ligjore!
Ne, na intereson Bashkimi Kombëtar, ndaj punoni me çfarë të mundeni drejt këtij qëllimi!

Burim i/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *