Kush fluturon si shqiponja?
Per të ardhë në vatrat tona
Ai është Agim Ramadani
Në shesh të luftës po bën namin
Pushkë e tub për liri
Nuk pyet për hordhi
Eh, moj tokë më munguar
Lufton trimi zëmërtrazuar
Shumë vitë në mërgim
Për ty tokë po bëj betim
E shtrenjtë si nëna je
Nëna ime je mëmëdhe.
Kur agoi drita e lirisë
Agimi biri i Dardanisë
Bëri betimin nën flamur
“-oj tokë s’të härrör kurrë”
Remzi Basha



