Home

Lajme

Bari Dervishllari – Më vrave vëlla.

No Comments Argëtim Letersi

Një dreq kafe që piva me ty,
si gur e ftoht ra në stomak.
shiu i rrëmbyer mbyti këta sy,
kurse ty s’t erdhi keq aspak.

Ke të drejt të thashë vëlla,
thika të pret në mishin tim.
Fole me ton s’bëre shaka,
si fëmij qava me ngashërim.

T’ doje Atdhenë s’ikje që këtu,,
tani rri e mos na shit mënd!
Mu shit si patriot ky kok hu,
s’njihte vehten,mua, askënd.

Qe ora dhe vëndi i gabuar,
që fola me një bukngrënës.
Fillova qetë duke spjeguar
M’mirë të isha gurgëdhëndës.

Udyndëm si skllevèr modrenë,
barkun bosh,kurrizin me halle.
tani na përçmojnë ca legenë,
që i ngjasojnë një gjinkalle.

Si ka mundësi ne sa jemi?
larg vëndit në emigrim,
Atdheun në mënd s’ekemi,
e do ky që ngryset në tavolin..

Enkas mu kujtua vargi im,
të huaj mbetëm në ty anët.
Këtu ku jemi në emigrim,
po edhe aty ku kemi tanët.

B.Xh Dervishllari .Dushar Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *