Dua tua them troç
Robëria nuk u hoç
Me lutje t’premtëve
E as të të dielëve
Buzëqeshjet armikut
Serviliteti ndaj mikut
Perdhosën dinjitetin
Bashkë me respektin
Liria nuk erdhi e piku
Nga lisi e as nga fiku
Ajo me mund u fitua
Për te shumë u luftua
Bota neve n’a njohti
Kur flakë u ndez baroti
E jo pse ne u lutem
E as kur ne u tutem
Liria fitoren ka emër
Trimërinë mbiemër
Na i mori më t’mirët
Ti trashegojmë ilirët
Sa për këta Rugovat
Do mbetëshim si horrat
Ukshinat e Ademat
Na i çliruan trevat
Prrallat mbesin prralla
Historia s’don kopalla
Gjakderdhja solli lirinë
Ngjyrosi pamvarësinë
Musa Krasniqi
10 prill 2021
Burimi/Facebook