Home

Lajme

Rexhep Rrugeja – Mos u beni qesharake.

No Comments Lajme Opinion

Disa njerez duan te marin ate qe nuk eshte e tyre dhe na bejne gjoja te diturin duke luajtur dhe rolin e historjanit duke shkruajtur thenje qe nuk i kane degjuar me veshet e tyre .Une jam personi i pare qe jam ngrejtur me dy gishta lart duke therritur “Liri -Demokraci”,”Enver -Hitler ” etj ne demonstraten e pare te 25 marsit 1990 .Per kete demonstrate u arrestova dhe u torturova ne menyren me cnjerezore nga Zevendes Ministri i Brendshem Zylyftar Ramizi ,Shefi i policise se Kavajes Sazan Tare dhe sigurimsa te tjere ku i lidhur duar e kembe me ka rene disa here te fiket. Une sot do te ndalem vetem te nje episod.Ne castin qe po torturohesha ne menyren me barbare nga xhelatet e lartepermendur ne policine e Kavajes erdhen djemte e Kavajes me thirrjet e fuqishme, “Lironi shoket tane” , “Rrofte Ramiz Ali “, Poshte dinastia dhe fjale kunder Nexhmije Hoxhes.Demonstruesit goditen me gure duke thyer xhamat e policise .Guret erdhen derim te dhoma ku po torturohesha une (Rexhep Rrugeja).Ne cast ne dhomen ku po torturohesha une futet polici Ymer Sheshi i cili i thote shefit te policise se Kavajes Sazan Tares.:Shef na mbyten si minjte brenda ,prandaj na jep urdher te qellojme .Sazan Tare i tha policit Ymer Sheshi.:Nuk me dhimbesen keta kelysha kurvash por nuk kam urdher nga lart ,kam urdher te qelloj vetem per vetmbrojtje.Keto fjale i degjova une ne ate dhome qe po torturohesha per vdekje.Disa persona shkruajne ne rrjete sociale apo flasin ne televizione te ndryshme keto fjale duke bere te diturin .Nga e degjuan policin Ymer Sheshi keta zoterinj ?! Polici Ymer Sheshi nuk doli me artopolant te demonstruesit dhe tha te tilla fjale .Perse keta njerez dashakeqes qe kan perfituar shume nga historia duke e deformuar ate kerkojne te marin serisht ate qe nuk eshte e tyre. Perse keta zoterinj genjejne vetveten .Z mashtrues, ziliqare ,vjedhes ,mos u beni qesharake, keto thenje e shume thenje te tjera kane dale nga Rexhep Rrugeja para 31 viteve ku jane shkruajtur e thene per here te pare ne televizione te shumta ,ne gazeta, libra e rrjete sociale nga Rexhep Rrugeja .Mos u beni qesharake dhe turpi i botes.Me respekte per lexuesin Rexhep Rrugeja ,botues i kater librave per levizjet demokratike ne Kavaje i dekuar me titullin e larte “Mirenjohje ” e qytetit per levizjet demokratike ne Kavaje.Me respekte per lexuesin Rexhep Rrugeja.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *