Home

Lajme

Deklaratë e PDIU-së pas dënimit të Shqipërisë me 110 mln euro nga arbitrazhi

No Comments Aktualitet Lajme

PDIU: 110 mln eurot e Becchettit t’i paguajë Rama, sillet si despot i një regjimi rrumpallë
Arroganca dhe arbitrariteti i Edvin Ramës për të ndëshkuar, jo si funksionar publik, por si despot i një regjimi rrumpallë, çdo qyetar, media, biznes që nuk i bindet dëshirave të tij, i ka kushtuar Shqipërisë plot 110 milionë euro, para këto që duhet t’i paguajnë shqiptarët.
Në fakt përgjegjësit dhe funksionarët publikë, si në rastin e Ramës, që i ka mundësitë duhet t’i paguajnë vetë kostot e çdo vendimi arbitrat që marrin në abuzim me detyrën.
Këto 110 milionë euro nuk kanë pse t’i paguajnë nga xhepi i tyre taksapaguesit shqiptarë, por t’i paguajë Edi Rama, si shpagim për luftën e tij personale ndaj biznesmenit italian, Becchetti, të cilit i mbylli televizionin Agon Channel, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.
E përllogaritur thjeshtë, për orekset personale të Ramës, çdo qytetar i këtij vendi do të paguajë për të shlyer Becchettin, 4560 lekë të reja.
Çdo vendim i qeverisë që mban firmën e Edi Ramës, është i destinuar të përkthehet në dëm kolosal për qytetarët dhe taksapaguesit.
Ky penalizim dhe milionat që do i paguhen biznesmenit italian nga buxheti i shtetit, janë dëshmia më e qartë e abuzimit në sistem që ka ngritur qeveria “Rama”, me kosto të rënda për financat e shtetit.
PDIU i bën thirrje Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK-ut, të hetojnë çdo vendim dhe firmë të Edi Ramës që sjell kosto në buxhetin e shtetit dhe xhepat e taksapaguesve.
Tolerimi i të tilla vendimeve arbitrare me pasoja të rënda në planin afatgjatë, tregon se demokracia në Shqipëri jo vetëm çedon, por se ndodhet në kufijtë e një regjimi.
Shenjë e qartë është degradimi i shtetit, rënia e institucioneve dhe tentativa për ta kthyer Shqipërinë në çiflig të 5 oligarkëve të lidhur me kryeministrin në ikje. Shqiptarët nuk durojnë më. Rama është i rënë. Ndryshimi po troket.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *