Home

Lajme

Monologu : Bisedë më Babën dëshmor ( Mirjeta S. Çeta )

No Comments Argëtim Histori

Parathënja ime me dy fjalë dhe komenti në fund të postimit të autorës :
Edhe pika loti e pikëllimi për ne në mergim, ato janë pjesë gëzimi kur dëshmori atje përkujtohët, këndohët, e pse jo edhe jetohet më veprën e tij dëshmor. Ju falenderoj Mirjeta për formën e gëzimit të cilën na solle nga Kosova këtu në Mergim.
Kjo qendresë, kjo mburrje më rënie dëshmorësh, sado e dhimbëshme të jetë kjo, ne nuk na ligështon perkondrazi na forcon.
Më shumë nga monologu, bisedë më Babën dëshmorë, autore
Mirjeta S. Çeta facebook 13.04.2018 ora 11 para 4 oresh
Për ty që të prita shumë vite !
Ishte ajo pranvera e errët e 13 Prillit që kur ti gjete prehje tek varrezat a mua më le 3 vjeqe duke të pritur tek dyert e shtepisë me lot në sy!
Ndonse nuk të mbaj mend edhe aq,e vogel që isha por ngrohtësin e dashurin tende e ndjej edhe sot.
Ti ishe me mua atëher kur kisha filluar ti merrja hapat e parë të kësaj jete…Më mësove të ja dilja vet e si duket kur e kuptove që u ngrita në kemb ti më tregove se rrugetimin tim të jetes duhet ta beja vet.
Janë këto 19 vite që rruget tona u ndan, ti në një jetë tjeter të quajtur parajsë aty ku ti edhe e meritove të jesh, e unë në këtë bote të rreme çfarë si e tillë po dëshmon çdo herë.
Babush 19 Vite kaluan dhe sot po e ndjej po të njejtën dhimbje sikur ato ditë kur ti mungove, ato ditë kur të prita pran dyerve të shtepis e me vone tek dyert e shkollës …
Si femijë endrroja, e endrra ime ishte te vije të ma beje një befasi te të takoja diku në rrugë e të më tregoje pse ike këto vite kur kishim nevojë per ty!
Kur biente shi endrroja të më afrohej një njeri me qader e të më dergonte në shtepi rruges të më thoshte un jam babi yt
Eh ëndërr femiju pra kjo !
Ishin këto vitet e krenarisë, të mallit dhe nderit që i jetuam fal teje. E di qe kur more rrugen për tek ushtaret e tu amaneti për nënën ishim ne ! Sa me krenari i jetova këto vite babush
Një baba hero e nje nënë heroin e gjallë.
Ti amanet i Kosoves e amanet i nënës, dy njerëz që fliuan rininë pasurin shtepin jeten e tyre per ne. Sot tek varri yt gjindem sikurse 19 vite te tjera sa kaluan ngase vetem këtu gjen prehje shpirti im.
Këtu që 19 vite e qajë hallin me ty, e dija që pas rrugëtimit tim te jetës gjithmon fsheheshe ti, drejt hapave te suksesit të familjes tonë prapë fshiheshe ti. Në çdo lot gëzimi e hidherimi prap fshiheshe ti.
Gjithëmonë ishe pran nesh dhe ndjeja mall e krenari, ngrija kokën kah ti e ty, qe 19 vite nuk të pash por se edhe kështu jetove me ne.
Frymëzim i im, i jetes time Babush, 19 vite pa ty, ishin këto 19 vite te KRENARISË, MALLIT dhe DESHIRËS për me t’pa vetëm edhe një herë, ti frymon me ne Babush.
Nder tjera komenti im:
Xun Çetta : Një rënie e rrallë kjo siq ra Syla në mbrojtje të pikave perball forcave më të egra militare dhe paramilitare Serbe. I perjetshëm qoftë emri dhe kujtimi për Sylë Çeten i cili dëshmoj atdhetarizëm para dhe gjatë luftës.LAVDI.
Link-lidhja e Monilogut ne info-cetta:
Luzern 13.04.2018
Xun Çetta
info-cetta:
http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *