Home

Lajme

Rreziku nga ndezja e luftës në Ballkan, paralajmërohen Kosova dhe Shqipëria

No Comments Lajme Opinion

NGA: A.MORINA

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj kryeministrit të Sloovenisë, Janez Jansha, i cili ka propozuar që Kosova dhe Bosnjë Hercegovina të ndahen dhe t’i jeptet fund konfliktit në Ballkan.

Profesori theksoi edhe deklaratën e anëtares së Parlamentit Evropian Tanja Fajon, që ky propozim mund të ndez luftë në Ballkan.

Bytyçi kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria t’i bëjnë presion kryeministrit slloven, pas kësaj deklarate.

“Me ndarje e ricopëtime të vendeve tjera është lehtë të bësh zgjidhje. Por Jansha e Sllovenia e bllokuan integrimin e Kroacisë në BE për një sipërfaqe deti të parëndësishme”, shkri profesr Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i paska shkruar një letër Këshillit të Europës, me të cilën ka propozuar që Kosova dhe Bosnjë Hercegovina të ndahen dhe me këtë zgjidhje, thotë ai “t’i jepet fund konfliktit në Ballkan”!

Por bashkëpatriotja e tij, Tanja Fajon, ka reaguar duke theksuar se ky propozim e ndez luftën në Ballkan. Për këtë sjellje të Sllovenisë duhet të reagojë me notë protestë qeveria e Kosovës. T’i kërkojë asaj, nëse i qëndron ose jo vendimit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur e sovran në territorin e saj dhe nëse jo, ta shpallë Slloveninë si vend me të njëjtin status me vendet që nuk e njohin Kosovën, bie fjala të njëjtë me Rusinë!

Nëse Kosova dhe Shqipëria nuk i bëjnë presion kryeministrit slloven, atëherë në BE do të mendojnë se edhe këto dy vende ndoshta kanë interes në një zgjidhje të propozuar nga kryeministri Jansha, i cili fatkeqësisht dëshiron që të marrë mbështetje për zgjidhjen e këtyre konflikteve në presidencën e tij të BE-së në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Me ndarje e ricopëtime të vendeve tjera është lehtë të bësh zgjidhje. Por Jansha e Sllovenia e bllokuan integrimin e Kroacisë në BE për një sipërfaqe deti të parëndësishme.

Burimi/BotaSot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *