Home

Lajme

Tërmkolli për pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri: Kurti po vepron njëjtë si Vuçiq me Listën Serbe në Kosovë

No Comments Aktualitet Lajme

Tërmkolli për pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri: Kurti po vepron njëjtë si Vuçiq me Listën Serbe në Kosovë.Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti për pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri.Tërmkolli thotë se Kurti me partinë e tij duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, po veprojnë njejtë si Lista Serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Tutje ish-deputetja thotë se Kurti po legjitimon me këtë shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.“VV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë – Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij, VV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiqi me Listën serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën. ”, është shprehur Tërmkolli.

Kujtojmë se ditëve të fundit Kurti është kritikuar ashpër pasi që i njëjti i ka kushtuar rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Shqipëri, derisa, në Kosovë është një situatë e rëndë me pandeminë dhe ekonominë.(Na ndihmoni të ju mbajmë të informuar me informacione tè dobishme duke hapur hapësirën re’kla’muese më poshtë! Ju faleminderit miq.)

Burimi/java.lajmet.live/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *