Home

Lajme

Video / Skenari në prapaskenë! Berisha: Rama do të arratiset në Beograd më 26 prill

No Comments Argëtim Thashetheme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gjithë skenarin sipas tij, për pasojat e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Zgjedhje 2021”, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama pasi të humbasë zgjedhjet do të arratiset në Beograd.

Berisha deklaroi se Rama do të kërkojë azil politik sepse pozitat e tij janë rënduar shumë, ndërsa Turqia pavarësisht marrëdhënieve të mira nuk do ta pranojë.

Sali Berisha: “Rama më 26 prill do t’ja mbathë për një kohë të gjatë në Beograd dhe pastaj do të përpiqet të marrë partinë, nëse nuk ja marrin këta të tjerët. Edi Rama ka probleme madhore karakteriale. Edi Rama në këtë fushatë paraqitet si një njeri që nuk ka të shkuar sepse nuk ka realizuar asgjë në tetë vite, një njeri që nuk ka të sotme se nuk ka një program, një njeri që nuk ka të ardhme se programi është ai që garanton zbatimin. Zoti Rama, për mua, është në prag të përfundimit të karrierës së tij politike dhe më së shumti, do të bëjë një arrati në Beograd për azil politik.

Në Beograd sepse Turqia nuk do të marrë përsipër të acarojë marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i dhënë azil politik atij. Aktet e fundit po të marrim, meritojnë secila dosje 30-40 vjet dënim. Si mund të nxirren të dhënat e shqiptarëve në kasafortat e mafiozëve të PS? Si mund të gjobitet vendi yt për Becchetin? Nuk ka drejtësi që mund të mbrojë Edi Ramën për këto krime. Nuk janë të gjithë si ata që ka emëruar Edi Rama. Nuk ka drejtësi që mbron njeriun kur nxjerr të dhënat private të shqiptarëve. SPAK është në krye. Kryetari i SPAK ishte brenda listave të tyre. Edi Rama për të zezat e tij mund të krahasohet ose vjen pas Enver Hoxhës.”

Burimi/usalvision.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *