Home

Lajme

Holta ARAPI ROÇI – Personazh i artit figurativ

No Comments Intervista Lajme

Holta ARAPI ROÇI
Personazh i artit figurativ
Intervista e saj
Formimi im në rrugën e artit fillimisht lindi brenda familjes time, nga dy prindër artistë. Pasioni dhe dashuria për artin që u kultivua dhe la gjurmë të mëdha në edukimin tim vazhdon dhe sot. E rritur midis ekspozitave, aktiviteteve të ndryshme, ambienteve artistike, zhvilloi tek unë nxitjen dhe dëshirën për ta transmetuar më tej dhe tek brezat e rinj. Studimet e para lidhen me Liceun artistik, shkolla ku unë pata kënaqësinë dhe fatin të mësoj nga pedagogë dhe artistë shumë të mire. Ndër ta mund të përmend Edomond Gjikopulli, Hasan Çaparin, nëndrejtor dhe profesor Hermon Madhi, e shumë të tjerë të cilët kanë dhënë kontribut në formimin e traditës së artit në Shqipëri dhe tek brezat e rinj. Sot unë vazhdoj të jem pjesë e kësaj shkolle si mësuese e artit figurativ për të dhënë dhe unë kontribut në formimin e artistëve të rinj.

Burimi/Facebook/ALUMNI/Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *