Home

Lajme

“Jam pro përjashtimit të Naunit”, Samiu: Unë kam vajza dhe nuk do doja…

No Comments Argëtim Thashetheme

Konkurrenti i “Për’puthen 40+”, Samiu, është shprehur se është pro përjashtimit të konkurrentit tjetër, Naunit, i cili ka përdorur një fjalor aspak të këndshëm gjatë takimit me Linditën.

Gjatë një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Samiu tha se është kundër çdo lloj dhune, ndaj gjithkujt dhe sidomos nënave dhe grave.

“Njeriu ose duhet të ketë fjalë për të thënë ose moral për të heshtur. Ishte shumë e vështirë që të qëndroje në studio kur po jepeshin ato pamje. Unë jam kundër çdo lloj dhune, ndaj gjithkujt, e sidomos ndaj nënave e grave. Unë kam vajza dhe nuk dua që ato ti marrë nëpër gojë askush”, tha Samiu.

Sipas tij, sjellja e Naunit është e patolerueshme dhe i vjen keq që konkurrentët meshkuj nuk reaguan.

“Unë do isha pro largimit, pasi nuk ka vend për asnjë dhunë në asnjë mënyrë. Momenti kyç është mungesa e empatisë së Naumit me vajzat në program”, përfundoi Samiu.

Burimi/boldnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *