Home

Lajme

Shpërthen Big Basta: Nuk jam rehat, po më hanë shpirtin

No Comments Argëtim Thashetheme

Prej disa kohësh, reperi i njohur Big Basta është shpërngulur në Zelandën e Re së bashku me bashkëshorten, Vesa Lumën dhe djalin e tyre Lianin. Reperi është ndjerë i detyruar të udhëtojë larg vendit të tij, për të ndërtuar një jetë më të mirë për të birin dhe familjen.

Siç ka treguar edhe më herët, atij i vjen keq që gjërat që vendi i tij s’ia mundësoi dot, i gjeti përtej Oqeanit. Familja e tij ka kaluar peripeci të shumta për të arritur këtu ku është sot dhe asgjë nuk është aq e lehtë dhe sipërfaqësore sa duket në Instagram.

Së fundmi, Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën Big Basta shprehet i revoltuar për pothuajse gjithçka që ndodh në vendin tonë.

“Shifi mi jeta këto detajet e vogla që bëjnë diferencën, më vjen të qaj. Se thonë pastaj ju që jeni jasht jeni rehatë keni shpëtuar. Nuk jam rehat po më hanë shpirtin. Sa shumë i komplikojm gjërat, ne të gjithë si boba me makina të fundit dhe pastaj themi shteti nuk po bën asgjë. Turp të keni merreni vetë situatën në dorë”, iu drejtua Big Basta të gjithë shqiptarëve.

Më herët, reperi ka treguar se ai u shkëput nga muzika shqiptare për t’i siguruar jetën familjes së tij, sepse artistët në vendin tonë nuk janë vlerësuar kurrë.

“3 vjet e gjys shkëputje nga muzika shqiptare, për të ardhmen time dhe familjes sime. Që kur të shkoj 45-50 vjeç të mos kërkoj për punë në RTSH dhe të jem në gjendje të përballoj pleqërinë. Në Shqipëri, prapë pa të drejta autori, prapë pa pension artistik, prapë pa asnjë suport nga shteti(e patë vetë në kohën më të vështirë) dhe prap më MUT e bëjnë duke bërë këngë aspak me vlera. Qëllimisht po pështyhet mbi atë vend, turp!”, shkruan Big Basta.

Burimi/zoom.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *