Home

Lajme

Djali i propozon për martesë, familjarët e vajzës tentojnë të hyjnë me dhunë në studio

No Comments Argëtim Histori

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Stiljano rrëfeu historinë e ndaluar të dashurisë midis tij dhe Ersoneldës, vajza e cila i kishte rrëmbyer zemrën djalit nga Vlora. Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri, pasi familjet e tyre jetojnë në të njëjtin fshat të Vlorës. Pas 1 viti lidhjeje kishin vendosur që të fejoheshin dhe u kishin treguar familjarëve të tyre.

Fatkeqësisht Ersonelda disa vite më parë kishte humbur prindërit për shkak të një aksidenti dhe për të, motrën, vëllain e saj ishin kujdesur gjyshërit. Gjyshërit e Ersoneldës e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen me Stiljanon sepse ishin kushërinj.

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie”, tha Stiljano.

Stiljano kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë me historinë e tyre të dashurisë. “Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- ishte mesazhi i Stiljanos për Ersoneldën.

Ersonelda ishte tepër e pavendosur dhe se ishte nën një presion tepër të madh, si nga familja e saj si dhe nga dashuria që ndjente për Stiljanon.

Stiljano i propozoi për martesë, por në prapaskenë ndodheshin familjarët e saj, të cilët u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë.

Ersonelda tregoi: “Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipëria ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon”. Ndërkohë familjarët e saj vazhdonin të tentonin që të hynin në studio, duke ulëritur dhe duke kërcënuar Stiljanon dhe Ersoneldën.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, të cilët shoqëruan në komisariat familjarët.

Menjëherë pasi ata u shoqëruan nga efektivët, Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos.

Burimi/https://www.zeromedia.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *