Në qytetin Tunxheli në Turqi pronari i një furre buke ka vendosur që çdo klient që blen një buk të fitojë një libër falas.
Ky gjest fantastik sipas bukëpjekësit ka një qëllim fisnik, qëllimi i tij është që përveçse të tregtohet bukë dhe prodhime tjera nga furra e bukës, të kontribohet edhe në dije dhe emancipim të popullit.
Vlen të theksohet se marrja e librit nuk shton kostot për qytetarët. Pronari i biznesit thotë se ka edhe persona që nuk duan ta marrin librin, por diçka e tillë është kthyer tashmë në detyrim.
Ata jepen në bazë të moshës së klientit. Nisma i ka habitur fillimisht blerësit ndërsa tashmë iniciativa është bërë virale në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Ky gjest i këtij pronari padyshim se është gjest për tu përshëndetur dhe urojmë që edhe pronarët e bizneseve tona çfarëdo qofshin ato të marrin një iniciativë të tillë.
Burimi/todaynews33.com/