Fatos Lubonja thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim do ta fundosë kryeministrin Edi Rama përfundimisht.
Analisti duke folur në emisionin “Pikat mbi I” tha se në dijeninë e tij Vuçiç ka disa sondazhe sekrete që po e vendosin Ramën në rrezik.
“Prandaj Vuçiç përmend Berishën, që ka bërë disa deklarata problematike për Kancelaritë europiane. Lidhja e Bashës me Berishën bëhet për këtë. Basha është treguar më i kujdesshëm për mendimin tim. Unë mendoj se retorika e dy partive tona kur vjen puna për bashkimin është ambigue. Do bashkohemi ka thënë Rama, por në qiellin e Europës. Ka një gjuhë të dyfishtë, ndonjëherë edhe të trefishtë, për shqiptarët, europianët, dhe kosovarët. Gjëja më konkrete që ka qenë problematike, ka qenë aksioni i fundit që bëri Rama për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Projekti Vuçiç-Rama-Thaçi ishte një projekt amerikan, ku ka luajtur rol ardhja e Trump-it në pushtet. Mbështeti edhe në Evropë lëvizje nacionaliste. Vuçiç ka gjetur një çarje mes Europës europeiste dhe pjesës nacionaliste, Salvini, Le Pen dhe Aleanca për Gjermaninë. Kjo mbështetje që Vuçiç i jep Ramës ka peshë. Serbia është bërë aktor më i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare. Vuçiçi ka sondazhe. Kjo tregon se Rama është në rrezik, sepse LSI do marrë më shumë se 2 për qind edhe Rama kapërcehet. Ku është problemi? Ajo që presim ne nga Rama për fat të keq është vjedhja e votës. Një mbështetje e Vuçiçit ndërkombëtarisht dobëson reagimin ndërkombëtar ndaj një Rame që vjedh votën”, tha Lubonja.
Burimi/zgjohushqiptar.info/