Home

Lajme

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Spahiu nxjerr prapaskenat: Ishte krahu i djathtë i Metës, në 200 foto 180 i kishte me të

No Comments Aktualitet Lajme

Ish kreu i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar vrasjen e ndodhur sot në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga Arbër Papleka.

Në një lidhje me ‘Open’ Spahiu tha se viktima ishte me profesion mjek dhe për 8 vjet ka pasur role të rëndësishme në partinë e LSI.

Sipas Spahiut, Xhuvani ka qenë krahu i djathtë i Presidentit Meta në Elbasan.

“Gjysma e popullit që na dëgjon thonë hënkshin kokat e tyre sepse janë lodhur aq shumë, shohin tre grupe që vrasin e shqyhen për një mandat. A ka blerje votash ? Absolutisht që ka, blen ai që ka më shumë para, vazhdojnë me radhë LSI, PD, të gjithë mundohen të kalojnë listën nëse janë në fund.

Në lidhje me këtë ngjarje, kemi vrasës dhe viktimë. Vrasësit po i bëni një reklamë të shkëlqyer, nuk është çudi që ti bëni dhe një film. Po harroni çfarë ishte viktima, ishte mjek me profesion 8 vjet kryetar i LSI, në 200 foto 180 i ka me Ilir Metën, ka qenë krahu i djathtë i Metës në Elbasan. E keni në krahë kudo.

Nuk ka asgjë të keqe që tre fugona që me njerëz që nuk banojnë në Elbasan kanë ardhur nga veriu, edhe pse janë ish ushtarakë kanë pse përfshihen. Po të armatosur pse qarkullojnë se janë ish ushtarakë. Kur je një drejtues politik ke info që ata që ke me vete janë apo të armatosur. Ata 20 njerëz që ke rrotull ke info të plotë, me apo pa armë. Këta të vrasin pa ardhur në pushtet, imagjino të vijnë në pushtet.”/CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *