Home

Lajme

Fadil Lushi – HEJ, MIKU! HARAMIT MOS I BËJ TEMENA, SEPSE HARAMI S’BËHET HALLALL!

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!
HEJ, MIKU! HARAMIT MOS I BËJ TEMENA, SEPSE HARAMI S’BËHET HALLALL!
Sot e kaq orë më parë, sikur më iku mendja te një shqiptar i cili para ca vitesh hiqej si mirëbërës dhe mysliman i devotshëm, më iku “fiqiri” te fetari prej provincialisti, i cili asokohe institucionin e agjërimit e shndërroi në “tallava”.., sa herë që i tekej, aq herë shtronte sofrën e iftarit për njerëz të cilët hiç nuk kishin “habere” për filozofinë e darkës që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit.., aq herë sofrat e iftarit i shtronte vend e pa vend, gjithandej buzë trotuareve, brenda dhe jashtë restoranteve të mëdha dhe të kategorisë së parë.., gjithandej nëpër kodrina të gjelbëruara, gjithandej rreth liqenesh e lumenjsh e tjerë, gjithandej.., dhe fatkeqësisht, asnjëherë nuk i shkoi ndërmend që këto sofra iftaresh t’i shtrojë larg syrit të skamnorit, larg shikimit të jetimit, larg shikimit të fëmijëve të dëshmorëve të lirisë së munguar, larg atyre që asnjëherë nuk mundën ta përfytyrojnë begatinë e sofrës në fjalë.., si nuk e mësoj thënien: “O ju besimtarë, bëni kujdes me sofrat e mëdha, bëni kujdes me fukarenjtë.., edhe ata janë me shpirtra të ndjeshëm.., ani se asnjëherë nuk u ulën pranë një sofre iftari tuajës!”
Vëlla im i dashur prej shqiptari dhe prej myslimani! Haramit mos i bëj temena, sepse harami s’bëhet hallall!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *