Home

Lajme

Ira S. Kurti – Ambasadorja kukull apo me mision? Zgjedhjet!!

No Comments Lajme Opinion

Duke njohur ligjet Ndërkombëtare për marrdhëniet e diplomatëve me qeveritë dhe Presidentët, nëse është e vërtet (siç u prononcua Presidenti Meta te Syri TV) shantazhi që ajo i ka thënë Presidentit të Shqipërisë se “ne dimë ca gjëra për ty” është i një stili mafioz, dhe aspak diplomatik. Nga ana tjetër ngritja e zërit të Metës ishte njē shenjë tjetër nervozllëku i pa nevojshëm. Mesa duket në pak kohë këtu, edhe ambasadorja mori stilin e politikanëve tanë duke përdorur shantazhin. Më pëlqeu sinqeriteti I Metës, megjithëse me vonesë. Ilir Meta e ka marr parasysh edhe vdekjen dhe këtë mesazh e ka dhënë me kohë, qysh kur thote se iç’lloj heroi ishte. Kam frikë se nuk do vdesi si Hero po e vranë, pasi është I njollosur me floririn dhe vidiot e të ndjerit Prifti. Fatëkeqsia është që mund të vriten të njomët me të thatët. Unë jam kundra vrasjeve dhe humbjes së jetës që na jep Zoti, e sidomos të vriten për pushtet! Nuk duhet rënë preh e nxitjeve të konflikteve të tilla. Evitoni urrejtjen dhe gjuhën e urrejtjes, nëse doni veten, nëse doni familjen tuaj e vendin.
Janë disa pika që më kanë çuditur me veprimet dhe deklaratat e Yuri Kim:
1- kur mori takim me të gjithë politikanët, por me asnjë të shoqerisë civile apo Atdhetare
2- fundjava në Jahtin e oligarkut Zamir Mane.
3- deklarata drejtuar popullit Shqiptar që po doni votoni kriminelat!!!
4- ndërhyrjet në KQZ për Tom Doshin etj.
Po ta takoja ambasadoren do ta pyesja si u krijuan Shtetet e Bashkuara?
Dhe pastaj do ti thoja që – Zgjedhjen Shqipërisë ja jap unë sepse i njoh të dy llojet e mentaliteteve dhe jam e pjekur, jam e pashantazhueshme dhe mbroj integritetin e vendit tim në çdo kohë. Pastaj do pyesja – Po ju kë interes do vinit të parin, atë të USA apo të Shqipërisë? Pyetje rehtorike që të gjithë ja dimë përgjigjen.
Sikur politikanët tanë të kishin qënë transparent dhe kombëtar, nuk do kishin shkuar punët që të kishim arbitrazh të huaj. Ne i lamë të krijonin dhe forconin mentalitetin e bandave të të fortëve, sepse nuk kërkuam llogari me frymën qytetare dhe as mundësuam Gjykata të pavarura. Nuk dënuam asnjë gjykatës që shkeli Ligjet dhe Proçedurat. Nuk dënuam asnjë që shiti apo bleu votën, nuk dënuam asnjë që abuzoi me detyrën shtetërore dhe përvetësoi fondet publike!! Këta u morën me fakir fukaranë. Prandaj të gjithë duhet të largohen njëherazi dhe meqë këta janë forcuar gjatë 30 vjet pushteti ne nuk kemi forcë t’i largojmë sepse na kanë larguar ata ne për 30 vjet.
Klasa politike 30 vjeçare duhet të largohet me votën tuaj, pasi kjo lloj dhune elektorale, këto lloj shantazhesh midis politikanëve, këta militantë të verbuar po na mbajnë Shqipërinë tonë peng, vetëm VOTA juaj mund t’i largojë.. Vota e Mërgatës u ndalua. Mitingjet e fushatave na treguan se nuk ka virus të na trembi, por pse do karantinohen emigrantët që duan të vijnë të votojnë?
Mesa informacion më është dhënë mua, ne I kemi krerët e politikës tonë të gjithë të shantazhueshëm, me Metën, me Ramës, me Berishën, me Bashën, me Veliajn, me Ruçin, me Majkon, me ata që janë larguar etj. Të gjithëve u janë ngritur akuza dhe kanë dosjet e shëndosha me materiale korruptive, megjithëse shumë servera janë djegur, prap nuk u kanë shpëtuar drejtësisë.
Ndaj për të evituar konfliktet, ma lejoni mua t’ua sjell PAQEN me urtësi, me drejtësi e me moralin më të pastër të kësaj bote të pa-moralshme. Dua Paqen e Begatinë për vendin tim. Dua të jap modelin e komunikimit ndryshe, pa atakime personale, dhe me mbajtje fjale e jo premtime boshe. Nëse vazhdoni të votoni PS për inat të Saliut dhe vazhdoni të votoni PD për inat të Ramës, ju nuk mund të shihni një rezultat të RI nga çfarë keni parë këto 30 vite.
Guxoni të votoni ndryshe. Mos votoni fare Partitë, votoni vetëm Kandidatin e preferences tuaj, pavarësisht se mund të jenë pa parti apo nga parti të ndryshme. Rëndësi ka të jenë me kontribute atdhetare që interesat e vendit nuk I shesin dhe janë të pa shantazhueshëm. Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *