Home

Lajme

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen, ku ka mbushur 53 vjet.

Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) në fshatin Burojë, Skenderaj ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

Burimi/lajmishqip.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *