Falënderoj presidentin e Lidhjes së shkrimtarëve e artistëve shqiptarë në Itali, mësuesin, redaktorin e kritikuan letrar zotin Ndue Shabaku për vlerësimin e sinqertë, profesional, pa asnjë paragjykim ndaj krijuesve të rinj. Nga një vit që shkruaj dhe është e para herë që poezia e një të “panjohure” shikohet me zemërgjerësi.
Ai shkruan për poezinë “Mosha e dashurisë” :
“Çpoezi e arrire në të gjithë parametrat.
Ka refleksion, ka fantazi, ka mesazh, ka varg të stiluar, ka dinamizëm, të brendshëm, ka nervurë të theksuar poetike. Pastaj per t’u përshëndetur përkushtimi për një gjuhë të saktë e të stiluar.”
Mosha e dashurisë
Dashuria ime e parë
dhe fundit
do të vijë si Doruntina
mbi flatra pëllumbi,
si ura që lidh dy brigjet e një lumi.
Në parvazin e malluar të pritjes ulet
me trokitje hapash emocioni
më përkulet.
Dashuria…
dhimbje e ëmbël e zjarrta dashuri.
Ç’aromë mirre
mes shkëndijash sysh ,vetëtimë.
E se zjarri fiket e mbetesh nën hi
ti prapë rilind si feniks i ri.
Të kuqtë e afshit ëmbëlsisht mbi buzë,
me ëndrrën e një nate vere zgjohem,
pa gjumë.
Vajzërisht buzëqesh
e kafene rrufis ngadalë.
Ëndërra shtriq krahët gjerë e gjatë
malli më kaplon për dashurinë e parë.
E fundit dashuri se di
në ç’lule vallë ka mbetur të thithë nektar….
Burimi/Facebook