Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Në rikthim të dy….

No Comments Argëtim Letersi

Ti je në mua, shpirt brenda meje
e unë në ty jam, shkrirë në deje.
Prej Venere vij, ti zbritur nga Marsi
ah, tërheqje trupash, yjesi graviteti.

Herë të ndarë, e herë si dallgët e detit
herë kredhur në ëndrra e jashtë realitetit.
Herë një oaz, n’shkretëtiren e ndjenjave,
kredhur ,t’përqafuar si”vallja e mjellmave “.

Po një ditë e di, se në ikjen time,
padashur do jem
gjethe vjeshtake në parvazin e zemrës tënde
Si grimcë meteori do vij, n’ajrin e ndezur,
ti mbash ngrohtë kujtimet, gjatë udhës së mbetur.

Do të lë për shumë kohë, në pritje sy malluar
drejt yjesive, po të pres, nga kishim fluturuar….

Teuta e shtunë 24 prill

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *