Home

Lajme

Faton Kurti – GRABITJA E MADHE E QEVERISË HOTI

No Comments Aktualitet Lajme

Me moton “Leku shkon te Leku”!
Prokuroria të hapë çështje hetimi kundër ish Kryeministrit Avdullah Hoti i cili ju dhuroi miliona euro të taksapaguesve kosovarë, kompanive më të pasura në Kosovë.
Këto kompani nuk janë prekur fare ekonomikisht nga Pandemia, përkundrazi këta i kanë dyfishuar shitjet e tyre!
Ky rast është një krim i pastër ekonomik në të njëjtën kohë kur me qindra mijëra qytetarë të Kosovës mezi ia dalin deri në fund të muajit.
Tu dhurosh qindra mijëra Euro atyre që fitojnë qindra miliona Euro është jo vetëm krim ekonomik që duhet ndjekur penalisht por edhe një fyerje e madhe ndaj popullit të thjeshtë e me të ardhura të ulëta të Kosovës.
“Nga ferri i të varfërve është bërë parajsa e të pasurve” – Victor Hugo.
F.K.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *