Ndërsa mendjen e përgjumur freskoja
me avuj dëshirash u vesh pasqyra.
Më zgjoi mëngjesi me nota magjie
mes pëshpërimash the… erdh pranvera.
Por unë ,eh nuk e besova…
Sytë e mallit ç’u mbushën me vesë,
lulet e pjeshkës ç’aromë kundërmonin,
nuanca buzëqeshjes rozë
petalet shpërndanin.
Shpirti ngrohu këmbët e zbathura,
Lumturisht besova, kishte ardhur pranvera….
Binte erë limoni mbi buzët e tua
oh, më hutuan shqisat e mia,
zemra si zog shpërtheu guacken dimërake;
nga sytë e mi lumej gëzimi rridhte
qënia ime n’ekstazë në “rite” dashurie.
Kraharori gufoi…
Pragun tënd kisha shkelur
me britma habie.
Teuta Shaqiraj
Burimi/Facebook