Home

Lajme

ALUMNI/Liceu Artistik – Lindita HOXHA – VIOLINË

No Comments Argëtim Histori

Lindur në Fushe-Kruje fillon studimin e violinës në Liceun Artistik”Jordan Misja” Tirane ne vitin 1977. Nxenese e Profesor Robert Papavrami për 10 vjet dipllomohet ne vitin 1988 me Profesorin Roland Xhoxhi. Ne kete periudhe te studimeve ajo merr pjesë aktive në jetën e koncertore ne recitale me piano dhe me orkester. Per tu permendur jane Koncerti i Paganinit nr 1, Sinfonia Concertante per Violine dhe Viole te W.A.Mozart dhe pjesen premier per violine Solo dhe orchester te kompozitorit Ferdinand Muratit e luajtur ne dekaden eMajit 1987. Ne 1988 fiton konkursin në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës nën klasen e Prof. V.Papadhimitri. Në vitin 1991 ajo emigron në Itali. Në vitin 1992 fitoi bursën e Filarmonici di Torino (Akademia e Saluzzo),ne klasen e Mariana Sirbu (Rumani). E ftuar nga violoncelisti americano-izraelit Michael Flaksman spostohet ne Gjermani ku fiton konkursin në universitetinFolkwang Hochschule Fur Musik (Essen, Gjermani) ne klasen e Jaceck Klimkievich (Polonia). Diplomohet ne vitin 1998 nen drejtimin e Profesor Veselin Paraschkevov (ish Spalla e Filarmonis se Vienes)me vote maksimale. Në vitin 2000 në të njëjtën shkollë ajo mbron diplomën ne Violino Solo (Konzertexamen) nën drejtimin e Maestro Veselin Parasckevov. Me pas ajo ndjek studimet e muzikës së dhomës me Prof.Vladimir Mendelsshon. Ne vitin 2000 fiton konkursin si spale e violinave te dyta ne Filarmonine e Wùrzburg Gjermani. Ne qershor të vitit 2002 dipllomohet në Akademinë e S.Cecilia (Roma)në klasen e Profesores dhe violinistes se shquar italiane Beatrice Antonioni. Ajo ndoqi masterkurse te vazhdueshem me Prof.Viktor Tretjakov, Valery Gradov, Herman Krebers, Ida Handel, Ruggero Ricci, Alexander Dubach, Denes Zsigmondy dhe Jean Pierre Vallez (Konservatori i Gjenevës). Ne moshën 16 vjeç ajo luajti koncertin e Paganini për violinë dhe orkestrën. Në vitin 1985 fitoi konkursin e artistëve të rinj (Tiranë) me koncertin e E.Lalò Ne vitin 1991 fiton çmimin e trete ne konkursin internacional “Citta di Andria” Në vitin 2003 fiton çmimin si (Miglior Arco) në konkursin “Luigi Nono” (Venaria Reale)Torino. Gjate studimeve ne Gjermani luan me orchester “Muzik fùr Geige” te kompozitorit gjerman Rudi Stefan, fantazinë e Josef Sukut dhe të tjera, duke theksuar versatilitet në interpretimin e muzikës klasike dhe bashkëkohore. Ajo ftohet në festivalet Ascoli Piceno dhe Tivoli Classica, Veruno Festival duke performua si në recitale për violinë dhe piano ashtu dhe në formacionet e muzikes se dhomes. Ka luajtur si soliste në koncerte të Brahms, Tschaikovsky, Paganini, Bruch, Vivaldi, Somis, Mozart, Bach, me orkestra e Liceut Artistik “Jordan Misja”, Rai di Tirana, Folkwang Kammerorchester, Orchester Der Universitet Essen, Orkestra feminile Italiana, Orkestra klasike di alessandria, orkestra e festivalit të Verunos. Çdo vit është e ftuar të jetë pjesë e jurisë në konkursin ndërkombëtare për violinë dhe orkestër Valsesia Musika,Valsesiamusica Kawai per talente te reja. Ka mbajtur Masterkurse per Valsesia musika,Istituto civico Brera ne Novara. Në vitin 2007 ajo merr pjesë si violinë Soliste e grupit “Rondo Veneziano” duke luajtur ne sallat si Berliner Filarmoni, Leipzig Gewandhaus,Dresdner Filarmoni,Gastteig di Mùnchen etj.Në korrik 2014, luan stinët e Vivaldi në sallën e koncerteve të Universitetit Bilkent në koncertin e hapjes për presidencën italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian të organizuar nga Ambasada Italiane në Turqi. Në vitin 2016 inçizon për shtepine diskografike Fortuna rekords “Oriental” në duo me pianisten Laura Lanzetti. Pas dëgjimit të koncertit të saj për violinë Solo kritiku i muzikës Dr.sbisa ka shkruajtur: “.. një program i tërë për violinë solo ka nevojë për një solist të nivelit të lartë; … Hoxha ka të gjitha cilësitë për të goditur publikun … tingull te bukur dhe te fuqishem, teknikë brillante dhe mbi të gjitha një instinkt muzikor shume te formuar “. Ajo eshte ne aktivitet te plote koncertor te cilen e alternon me aktivitetin mesimo

Burimi/Facebook/ALUMNI/Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *