Home

Lajme

ALUMNI/Liceu Artistik – Viola PAÇO – piano

No Comments Argëtim Histori

Viola Paço ka filluar pianon në moshën 5 vjeçare me Vasilika Petrelën. Disa muaj më vonë ajo pranohet në Liceun Artistik « Jordan Misja », ku studion për 12 vjet rradhazi me profesoreshën e nderuar Valbona Kasaj. Që në moshën 7 vjeçare ajo merr pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si « Pianisti i Ri », Këngët e Tokës” , “Concorso Internazionale per Giovanni Musicisti di citta di Barletta” në Itali, dhe “Interfest” në Bitola, Maqedoni, ku vlerësohet me 5 çmime të para, 2 çmime të dyta dhe një çmim të tretë. Në vitin 2010 ajo pranohet në « Conservatoire à Rayonnement Régional de Paris », në klasën e Olivier Gardon, ku merr dy vite më vonë me unanimitet « Diplôme d’Etudes Musicales » . Që në muajt e parë të fillimit të studimeve, ajo përzgjidhet nga Elisabeth Cooper për të luajtur si soliste ne sfilatën e Issey Miyake për javën e modës në Paris. E apasionuar pas muzikës së dhomës, ajo merr pjesë në festivale si « Festival International de Colmar » dhe luan në sallen e madhe të Filarmonisë së Parisit. Në vitin 2015 ajo pranohet me unanimitet në « Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse » në Lyon, në klasën e Marie-Josèphe Jude dhe Hélène Bouchez dhe më pas me Laurent Cabasso. Ajo merr « Diplôme National Supérieur Professionnel de Musicien » në vitin 2017, dhe më pas « Master d’Interprète » në 2019. Një vit përpara përfundimit të Masterit si soliste, ajo pranohet ne « Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Paris », për nje Master të dytë, kesaj rradhe në muzikë dhome, me trion e saj « Neldë ». Viola merr pjesë në mënyrë aktive në jetën artistike pariziane dhe jo vetëm. Ajo luan shpesh në recitale solo si edhe në muzikë dhome në salla dhe qytete të ndryshme të Francës: Goëthe Institut Lyon, École Normale Supérieure de Lyon, CNSMD Lyon, Auditorium du Petit Palais Paris, Lomprethèque(Lille), Castellet, La Roche-sur-Yon etj. Viola ka marrë pjesë në masterklase të ndryshme me profesorë si Michel Beroff, Elena Rozanova, Dana Ciocarlie, Jean-Marie Cottet, Claire Désert, Thomas Hoppe, Rainer Schmidt, Yovan Markovitch etj. Gjithashtu, në vitin 2018 ajo vlerësohet me çmimin e publikut në konkursin pianistik « Les virtuoses du Cœur ». Që prej vitit 2017 ajo ka krijuar nje bashkëpunim të ngushtë me kompozitorin Franck Krawczyk për spektaklin « È Così » me 6 këngëtarë lirikë dhe një pianiste, spektakël i cili është shfaqur në salla të ndryshme si « Théâtre des Bouffes du Nord », « La Marbrerie », « Chapelle du Méjan », « Mairie du XIè arrondissement » dhe në festivale si « Festival International des Arcs », « Festival de Chambord », « Festival de Chaillol ». Spektakli i ri me po të njëjtin formacion do ketë premierën në muajin qershor 2021 në sallën « La Seine Musicale » . Viola i dedikon një pjesë te kohës së saj mësimdhënies si edhe shoqërimit në konservatore si « Conservatoire de Puteaux », Conservatoire du XIIè arrondissement Paris.

Burimi/Facebook/ALUMNI/Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *