Home

Lajme

Basha drejt humbjes/ A do të dorëhiqet?

No Comments Aktualitet Lajme

Pas më shumë se 12 orësh nga mbyllja e procesit të votimit ku janë numëruar 25-30% të kutive të votimit, trendy i rezultatit tregon që socialistët kryesojnë. Në rang kombëtar ata janë mbi 50% e votave pjesëmarrëse.

PD duket të ketë një rritje nga zgjedhjet e vitit 2017, por jo që të fitojë zgjedhjet. LSI duket se është bërë baltë e pluhur ç’ka tregon se shqiptarët kanë votuar kundër strategjisë dhe premtimeve elektorale Basha-Kryemadhi.

Ajo që tashmë ka ngelur pikëpyetje, është fakti se çfarë do të ndodhë me Bashën? A do të dorëhiqet ky i fundit pasi do të përpiqet ta justifikojë këtë humbje. Në fakt dje ai vetë dhe çdo strukturë e PD e ka vlerësuar angazhimin elektoral, procesin model zgjedhor dhe në fund ishte Lulzim Basha që shpalli fitoren pas një procesi me integritet.

Në fakt Lulzim Basha duket se ka humbur dhe PD përtej çdo pritshmërie në këto momente duket se do të jetë shumë afër rezultatit të vitit 2013. Rezultat ky i cili në fakt nuk mund të shpallet si fitore. Kjo sepse halli i demokratëve nuk është sa vota më pak apo sa më shumë merr Luli nga viti 2013, por që PD të vijë në pushtet.

E pra dje u shpall fitorja, në fakt sot duket që është humbje dhe Lulzim Basha nuk i solli demokratët në pushtet.

Tashmë është momenti që Lulzim Basha të dorëhiqet.

Burimi/CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *