Home

Lajme

Dhuna në shkollën “1 Maji”/ Policia jep detaje, shoqërohen tetë persona

No Comments Aktualitet Lajme

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e regjistruar rreth një orë më parë në shkollën “1 Maji”, në KZAZ-në numër 30.

Blutë bëjnë me dije se vëzhguesit dhe numëruesit e votave janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndonëse nuk bën ende të ditur shkakun e sherrit mes tyre.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar tetë persona, ndërsa momentalisht ka ndaluar procesi i numërimit.

“Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, njofton policia.

Burimi/ CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *