Home

Lajme

Ilir Meta pritet të japë dorëheqjen

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti Ilir Meta ka zbutur tonet dy ditët e fundit. Dje ka vlerësuar procesin dhe sot pret certifikimin rezultatit.

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi”, shprehej Meta pas përmbylljes së procesit të votimit, një ditë më parë.

Këto deklarata plot qetësi dhe dashuri të Metës, vijnë pas betimit të tij, të disa ditëve më parë, ku deklarohej për dorëheqje, nëse fitonte Edi Rama.

“Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë”, shprehej Meta në fillim të muajit Mars në një emision në Neës 24.

Për të treguar se është vërtetë burrë dhe e mban fjalën, Meta duhet të japë dorëheqjen, pasi edhe vetë e konfimoi se ishte një proces i mrekullueshëm votimi.

Dhe për më tepër, sipas rezultateve paraprake, Rama duket se po fiton më shumë se 71 mandate apo dhe më shumë mandate se sa në vitin 2017.

Procesi zgjedhor në tërësi, pavarësisht incidenteve të vogla sporadike, edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha ditën e djeshme është cilësuar si një festë.

Ndërkaq vazhdon numërimi dhe nuk ka kontestime. Pra gjithçka po shkon normalisht.

Gjatë ditës pritet të ketë edhe më shumë të dhëna për shkak se komisionerët e kanë bërë shumë mirë punën tyre.

Mbetet vetëm certifikimi për të sjellë më pas edhe dorëheqjen e Ilir Metës.

Burimi/CNA.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *